E premte, 29.03.2024, 11:58 AM (GMT)

Mendime

Mehmet Musa: Letër publike Albin Kurtit

E shtune, 20.02.2021, 08:04 AM


Letër publike Albin Kurtit

Shkruan: Mehmet Musa

I nderuari Albin Kurti!

Te dielen me 14 shkurt, shtetasit e Republikës së Kosovës kanë të drejte të zgjedhin për deputet të preferuarit e tyre.Me këte rast uroj që dita e nesërme të kaloje sa më mirë ,qetë dhe pa ndonjë ekces në pikpamjën e shëndetit të qytetarëve për shkak të virusit korona.
Njëherit uroj sinqerisht fitoren e Lëvizjes për Vetvendosje në këto zgjedhje.
Unë personalisht jam simpatizant i një partie tjetër,e jo i VV-së dhe LDK-së dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit që shkoi  kam qenë skeptik për funksionimin e koalicionit LDK-VV. Kam mendimin se sikur edhe sot të ishte ajo qeveri me siguri do të ishte jofunksionale dhe joefektive.
E them këte sepse ajo qeveri ka qenë qeveri e ndertuar mbi bazën e intrigave të dirigjuara nga kryeintriganti Isa Mustafa mbi bazen e të cilave u sterzgjat koha për ndarjen e posteve pushtetare dhe për postin e kryetarit të shtetit të Kosovës.
Rrëzimi i qeverisë pas afër 50 dite pune ,në kohë pandemie, u gjykua si i padrejtë   dhe mjerim,nga çdo qytetar që nuk e ka logjikën të sëmurë.
Formimi i qeverisë që ju e quani qeveri Koti,e që nuk përkon me këte emër por që duhet quajtur qeveria „HUTI“i cili shikon më    mirë natën se sa ditën për thurjën e intrigave kundër çdo inisiative  që eshtë përparimtare e në të mirën e shtetit,Atdheut dhe kombit,sepse HUTI eshtë asistent i Isa Mustafës siç tha zonja Termkolli;Isa Mustafa ishte argat i devotshëm i Rrahman Morinës.
   Unë ,personalisht, nuk kam lidhje me politikën dhe nuk kuptoj asgjë nga politika por,sipas aresyes sime ,nga paslufta e deri me sot kam veçuar 4 përsona  të jetës politike që më kanë tërhequr vëmendjen dhe me kanë lënë  përshtypje të pashlyer në tërë jetën.
1.Si eshtë e mundur dhe e aresyeshme që të jetë në krye të LDK-së një njeri si Isa Mustafa që kurrë me parë nuk ka qenë anetar i LDK-së?Ai,së bashku me Bujar Kerkushin,sabotuan,izoluan,
shantazhuan ,dhe e penguan në çdo veprim, si brenda ,si në arenën nderkombëtare, aty ku mundën, Ibrahim Rugovën.
2.Si eshtë e mundur dhe e logjikshme që të jetë në krye të PDK-së(parti e dalë nga lufta)  Enver Hoxhaj ? Ku ai pat deklaruar nga Wiena se po që se do të fitonte UÇK-ja ai do të kërkonte strehim politik në Beograd, si Ahmet Zogolli.
Për dy të tjerët ,Shpetim Bulliqin dhe Vjosa Osmanin, kam respekt të pashuar .
Ata për idealet e Atdheut ju vunë  flakën karrikeve të tyre në vende udhëheqëse. Sot janë të pakët ata burra apo gra që lëshojnë karriket e buta për të mbrojtur çështjet parimore dhe interesat e Atdheut.
Fitorja e Vetvendosjës me 14 shkurt, eshtë domosdoshmëri historike objektive për të ndryshuar në çdo pore jetën e qytetarit të Republikës së Kosovës( së paku kështu po deklaroni ju gjatë fushatës) si dhe për të  përforcuar themelet e shtetit të ndertuara dhe betonuara me gjakun dhe kockat e bijave dhe bijve më të mirë të Atdheut!
   Shumë analistë ,me ose pa protokoll ,kanë dhënë mendimin e tyre rreth sondazheve  të këtyre zgjedhjeve,prandaj zoti Kryeministër i ardhëshëm edhe mua ,si një njeri pa protokoll më lejo që  të jap mendimin tim  rreth atyre që do të ulën në parlament pas 14 shkurtit.Dashtë zoti që prognoza ime të jetë e gabuar;

LVV  41-46 deputet
LDK- 19-21 deputet
PDK- 17-20 deputet
AAK- 11-14 deputet
Nisma 3-6 deputet.
Lista Vjosa-2-5 deputet.
Rezultati im eshtë i bazuar në bindjën t‘ime nga tereni tani e 42 vite më parë,se po të ishte sot Tito gjallë  në jetë,edhe Vojvodina ishte ndae nda Serbia,e,Kosova kishte vazhduar jetën me (bratsfo-jedinstvon)
Kjo eshtë e tëra,dhe nëse nuk ja kam qëlluar as 2 % nuk eshtë fundi i Botës pasi siç ju thash,une nuk marr erë nga politika...
Ne daljen e parë pas nënshkrimit të koalicionit VV-dhe lista e Vjosa Osmanit, më zhgënjeu një çikë mendimi për presidentin e ardheshem të vendit.Ne jemi mësuar të degjojmë nga Albin Kurti ,se pazaret parazgjedhore për ndarjen e posteve janë të dëmshme ndërsa rezulton, në një farë mënyre se nga Ju,Rexhep Selimi e Glauk Konjufca, i eshtë premtuar ky post Murat Jasharit .
Une mendoj se 14 shkurti do të  legjitimoje Kryeminister Albin Kurrin,Kryeparlamentare Vjosa Osmanin dhe president Murat Jasharin.
E vleresoj letrën e dërguar juve  dhe Vjosa Osmanit nga Fahri Nivokazi me 8 mars 2020,në emër të shoqatës „Shqiponja“me seli në Siegen të Gjermanisë.
   Vazhdimisht eshtë folur dhe përfolur në tëgjitha shtresat e popullit tonë se,president i vendit duhet të jetë një figurë e pastër ,apolitike dhe jo partiake që të personifikojë  unitetin e popullit dhe kombit.Për këte qellim dhe këte arsye unë përsonalisht nuk kam çfar t'i shtoj letrës së Fahri Nivokazit.
Duke dashur të jap kontributin tim në shërbim të kombit dhe Atdheut,do shpreh mendimin tim dhe qëndrimin e 100% të kombit tonë me perjashtim të listës serbe besoj.Me që po vjen dita për ndryshime ,mendojmë se VV-ja duhet ta bëj një gjë që nuk e kanë bërë partitë politike tash e 20 vjet qeverisje.
Të ftohet dhe të bisedohet me Murat Jasharin nëse eshtë i gatshëm ta pranojë postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.Lënia për dy dekada e Murat Jasharit jasht rrjedhave dhe proceseve  kaq të rëndësishme që po kalon Atdheu ynë eshtë një gabim i madh ,ndërsa tani në kohën kur do të behen ndryshimet e para, pas 14 shkurtit, lënia në harresë e kësajë figure madhështore eshtë gabim fatal ,skandaloz dhe i pafalshëm që do ti kushtojë shumë shtrenjt Atdheut, në përgjithësi dhe VV-së në veçanti.
Dua te them disa gjëra që Ju Albin Kurti i dini 100 here më mirë se unë.
Tashti ,Qosja ynë i madh ,po evidenton faktin që Adem Demaçin nuk e zgjodhen asnjehere,të pakten,deputet apo, kryetar parlamenti.Shtrohet pyetja :kush nuk e propozoi dhe kush nuk e votoi Adem Demaçin dhe kujt i ka takuar më parë se atij kryeburri të  kombit tonë që të caktohet në këto poste?
Adem Demaçin nuk e propozoi e as e caktoi LDK,PDK,VV,AAK .Pra të gjithë kryetarëve të të gjitha partive politike as që u ra ndërmend se para Adem Demaçit nuk i takonte askujt të merrte fjalën në foltore të parlamentit të Kosovës.Por e caktuan President (Tavariš?in e Kremlinit Behxhet Picollin)Tashti shtrohet pyetja se kujt i takon posti i Presidentit të Kosovës para Murat Jasharit? Nëse ne të tjerët e vizitojmë lendinën e gjakut dhe lotëve në Prekaz,vetëm për ndonjë festë të caktuar ,Murat Jashari atë lëndinë e viziton 30 here në muaj e 365 here në vit.
Kaluan mbi 21 vjet kur Jasharët me një mençuri të pashoqe  dhe burrëri të lartë qëndruan larg pozitave dhe opozitave parlamentare të Kosovës. Ata,që ishin të etur për luftën për liri ,mahnitën tërë shqiptarinë që nuk ishin të etur për pushtet dhe karrike. A thua se ajo vatër e ai oxhak i Shaban Muratit në Prekaz, që diti të lindë UÇK-në ,diti të bëjë luftën e armatosur tetë vjet rresht nga viti 1990-1998,diti të nxjerrë Serbinë nga Drenica dhe Kosova ,diti të flijoj 58 burra,gra,djem,vajza e fëmije të vegjël pa pyetur fare për çmimin e lirisë që sot gëzojmë, nuk dinë sot të qëndrojnë në ballë të kombit, si President  i vendit ? Jemi të bindur se dinë edhe mirë bile ,edhe më mirë se çdo kush tjetër në atë vend e kuvend.Ashtu siç bënë luftën dinë të ndërtojnë dhe mbrojnë shtetin sepse themelet e këtij shteti ,që eshtë Kosova, janë të betonuara me gjakun e kockat e 58 Jasharëve të pavdekshëm.Nëse dikujtë sot për sot në shtetet e Europës i takon që të jetë President me vlera njerzore e kombëtare  të pakontestueshme dhe të pa konsumuara,ai eshtë Murat Jashari.
Eshtë një dëm i madh dhe i pa falshëm që një figurë e çmuar dhe e pastër kombëtare që nuk e ka asnjë shtet rreth e përqark e më larg ,mos të caktohet dhe zgjidhet i pari i shtetit tonë të larë me gjak.
Kosovën e presin bisedime me Serbinë njëra pas tjetrës,e nëse dikush mendon se Murat Jashari mund të gabojë,mashtrohet apo frikesohet një here ,të tjerët, kushdo që janë ata, mund të mashtrohen,gabojnë apo frikesohen njëqind here më shumë.
Eshtë jashte çdo logjike të shëndoshë që të jetë president i vendit një njeri që as edhe një pulë nuk i ka munguar në luftën e fundit e, le më pjestarë të familjës.
Nuk do të zgjatëm më shumë i nderuari Kryeministër i ardhshëm Albin  Kurti ,por ju lutëm vëllezërisht, njerzisht  e sinqerisht: shfrytëzojeni këte shans,propozojeni Murat Jasharin për president dhe të jeni të sigurtë se ai do të votohet  nga 110 deputet pa i lutur dhe pa bërë pazare fare me cilindo qoftë,me përjashtim të listës serbe.Propozojeni për President për të mirën e Atdheut, në përgjithësi dhe të Vetvendosjës ,në veçanti.Po që se humbet ky shans ne prape do të jetojmë por me kuptimin se ky shans u humb me vetedije të plotë.Ndërsa kujtë i takon në 7 milion shqiptarë që të ulët ballë përballë me Serbinë,të pajtohet apo mos pajtohet,të negocioi,ta njohë  apo mosënjohë Serbinë si shtet para Murat Jasharit sepse ,sidomos në mbrëmje kurë neve të ulemi në sofër për të ngrënë darkë i kemi të gjithë antarët rreth në sofër e,në sofrën e Murat Jasharit eshtë luga e vetme pa  Shaban Jasharin e deri të luga që ka ngelë e vetme pa Kushtrim Jasharin.
Falemnderit shumë për kohën që do humbisni për ta lexuar këte letër!

Isniq me, 12 shkurt 2021



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora