E marte, 19.03.2024, 06:35 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Ta kujtojmë sot Anton Harapin

E shtune, 20.02.2021, 09:01 AM


Ta kujtojmë sot Anton Harapin

Nga Ndue Ukaj

Të cilin para 75 vjetëve, mizorisht e në emër të ideolgjisë së çmendur komuniste, e pushkuatuan predikusit e ferrit, ata që në emër të "lumturisë komuniste", popullit shqiptar i shkaktuan tmerre dhe vuajtje pafund.

Shkrimtari Anton Harapi ishte frat i ditun, njeri i vlerave të mëdha kulturore e shpirtërore - me një fjalë një iluministi i madh.

Ernest Koliqi thoshte për të se ai ishte "nji ndër njerëzit mâ të kulturuem të Shqipnís."

Ai ka shkruar tekste në prozë dhe u shqua veçmas në publicistikë, duke u lanë shqiptarëve një vepër shumë të pasur diturore e me vlera të tejkohshme.

Ai ka mbajtë ligjerata monumentale për çështje shoqërore, për naltimin e ndërgjegjës dhe kështu krijoi monumentin e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve.

Vepa e tij, edhe sot, në kohë shtërngatash të frikshme ideologjike, është ushqyese për kombin e tij, të cilin e këshilloi se: "çdo ndërtese i vihen themelet në dhé", që domethanë se pa kulturë e pa traditë, asnjë komb s' mund të shkojë përpara e as të hyjë në rrugën e qytetnimit.

Porosia e Harapit se "pá kênë nierz kulture, nuk kemi si e krijojm kulturen shqyptare, Shqypnín ideale..." tingëllon akutuale edhe sot, në Tiranë dhe në Prishtinë, ku helmi i gjuhës së egër, ka ngulfatë kulturen shqiptare dhe po e pamundëson naltimin tonë kombëtar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora