E premte, 19.04.2024, 01:17 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Nëntë fakte që flasin shumë

E enjte, 18.02.2021, 09:38 PM


NËNTË FAKTE QË FLASIN SHUMË

Nga Blerim Latifi

1. Ishte Perëndimi ai që ruajti kujtesën e dokumentuar për Skënderbeun dhe luftërat e tij. Për më shumë se tre shekuj kultura përndimore prodhoi qindra libra historiografikë e letrarë dhe qindra vepra arti mbi Skënderbeun dhe shqiptarët, në një kohë kur në atdheun e tyre gjuha shqipe ishte e ndaluar të shkruhej.

2. Librat e parë në gjuhën shqipe u financuan dhe u botuan në Perëndim në shekujt XVI dhe XVII.

3. Ishin studiuesit europianë të parët që nisën studimin e gjuhës shqipe dhe po ata që themeluan teoritë mbi lashtësinë e saj dhe origjinën ilire të shqiptarëve. Albanologjia është shkencë e themeluar dhe e zhvilluar nga shkencëtarët perëndimorë.

4. Botimet dhe revistat më  të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare u financuan nga qeveria austro-hungareze.

5. Shkollat e para shqipe në trojet shqiptare u financuan nga austro-hungarezët dhe italianët.

6.Kongresi i Manastirit i vitit 1908, në të cilin u vendos unifikimi i alfabetit të shqipes, u ideua dhe u mbështet nga austro-hungarezët.

7. Shqipëria u bë shtet falë mbështetjes vendimtare të Austro-Hungarisë në vitet 1912-1913.

8. Kosova u çlirua nga Serbia me ndihmën vendimtare të fuqive perëndimore.

9.Pavarësia e Kosovës nuk do të bëhej realitet pa ndihmën e Amerikës dhe aleatëve të saj europianë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora