E diele, 28.02.2021, 10:24 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës - Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin e këtij akti madhor

E marte, 16.02.2021, 09:25 PM


Rast: 17 Shkurti - shpallja  e Pavarësisë së Kosovës

Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin e  këtij akti madhor (I)

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim i shkurtë

Lidhur me këtë çështje, kam shkruar disa herë në të kaluarën, në shtypin e përditshëm, nëpër portale të ndryshme, etj., gjë të cilën e kanë bërë edhe autorë të tjerë, prandaj vendosa që të apostrofoj më të rëndësishmit ,,telegrafisht,, dhe sipas rendit alfabetik.

Disa ngjarje të cilat, në mënyrë direkte ose indirekte, kanë trasuar rrugën drejt pavarësisë së Kosovës

Shekulli XII. J. Radoniç, historian i shquar serb, pranon: ,,Kur në fund të shek. XII, serbët depërtuan në  Dardani (pra  në Kosovë -R.N.) Aty gjetën banorë shqiptarë dhe vllehë. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f.42)

1389. Për Betejën  e Kosovës, e cila zgjati vetëm 10 orë, shkencëtarët francezë, Filip Majzer dhe Betrandon de la Brokier, shkruajnë se është  zhvilluar në Albani.

1389 Thuhet se Gjyshi i Skënderbeut,  propozonte që që ushtria osmane të sulmohet natën, por knez Llazari, nuk  pranoi, prandaj dhe, keq e pësoi.

1877. Kosova, bëhet  vilajet, me qendër, në fillim: Prishtinë, pastaj  Prizren,  përsëri në Prishtinë  dhe në fund, nga viti 1884 gjer në v.1912, në Shkup.

1878-Lidhja e Prizrenit, aktualizohet autonomia e Kosovës, gjegjësisht bashkimi i trojeve shqiptare.

1912. Forcat shqiptare të Kosovës çlirojnë Shkupin, por për shkaqe të ndryshme, ai dhe Kosova zaptohen nga serbët.

1945. Në Kosovë, me forcë, vendoset administrimi Ushtarak i Pushtetit, si dhe vendoset    bashkimi me Serbinë.

1963, Kosova shëndrohet në province autonome, barazohet me Vojvodinën.

1968. Demonstratat masive  në të cilat kërkohej Kosova të bëhet republikë.

1969-themelohet Universiteti. Përdorimi zyrtar ,,Shiptari,, zavendësohet me Albanci etj.

1981. Demonstratat, të cilat ishin edhe më masovike se ato të vitit 1968.

1989. Formohet Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK, parti i parë politike shqiptare, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën.

1990. Deklarata Kushtetuese, u vu guri themelues i Kosovës së lirë.

1994 dhe 1997.Vitin e parë krijohet UÇK-ja, vitin e dytë bëhet dalja e parë e saj publike, thuhet në një tekst të internetit.

2008, 17 fror, shpallet pavarësiae Kosovës,

por  vetëm një pjesë e teritorit që quhej Vilajet, pra, pa Preshevën, Bujanovcin, Medvegjën, Kumanovën, Tetovën, Gostivarin, Dibrën etj. të cilat, siç thamë, kryeqendër kishin Shkupin, gjer në v.1912.

Evidentimi i personaliteteve më të njohur që përkrahën   pavarësinë e Kosovës, sipas rendit alfabetik.

Angela Merker. Kancerlare e Gjermanisë ,,Gruaja më e fuqishme në botë,,.me kohë ka thënë: “Kosova do të fitojë pavarësinë”.

Antonio Milloshevski. Ministër i Jashtëm i Maqedonisë, në Amerikë: ,,Maqedonia preferon Kosovën e pavarur se sa staus-kuanë,, (Iliria, 13- 16 korrik, Njujork 2007)

Bernard Kushner: Kosova është një rast i veçantë që nuk mund të shfrytëzohet si precedent”-tha ky ministër i Jashtëm i Francës, duke mos u pajtuar me qëndrimin e kolegut rus-theksohet në gazetën “Iliria, të Amerikës,1-4 qershor, 2007.

Biljana Sërblanoviç. Në gazetën “Iliria” të Amerikës, 8-11 maj, 2007, theksohen fjalët e kësaj shkrimtare  se “Kosova duhet të jetë e pavarur”.

Bill Klinton. Kryetar i SHBA, në mars të v.  1999, urdhëroi akcionin ushtarak, me të cilin forcat serbe ishin përzënë nga Kosova.

Bob Doll. Senator amerikan i cili ka përkrahur tepër çështjen  e Kosovës, të cilën, e ka vizituar në gusht të vitit 1990, në krye të një delegacioni kongresistësh e senatorësh amerikanë dhe më 8 tetor 2004.

Bob Stewart. Ky  kolonel, ish­komandant i forcave britanike në kuadër të UNPROFOR-it në Bosnjë, në një rast, ka thënë: “Adem Jashari, me strategjinë e tij, na ka bërë që të lëvizim nga vendi dhe të mbetemi me gojë hapur. Ky moment mua personalisht më ka shtyrë që të bëj presionin për t’u bërë diçka shpejt”.

Bojan Kostrezh. Kryetar i Kuvendit të Vojvodinës: “Çështja e Kosovës do të zgjidhet me ose pa përfaqësuesit e Serbisë” dhe se ,,Voisllav Koshtunica, lideri i PartisëDemokratike, me qëndrimet e tij rreth Kosovës, është i njëjtë me Sllobodan Millosheviçin, thuhet në “Faktin” e 06. 02. 2007.

Brus Xhekson. Kryetar i projektit për demokraci në tranzicion: “Kosova e pavarur deri në fund të vitit-këtë askush nuk e vë në dyshim,,-thuhet në “Faktin” e 28 korrikut, 2006.

Busek. Koordinator i paktit të stabilitetit për Evropën Juglindorere: “Shqiptarët të Kosovës do të fitojnë pavarësinë,,.

Cameron, ambasador i Amerikës në Beograd: ,,Serbia të heqë dorë nga Kosova,,.

Çedomir Jovanoviq, politikan i njohur i Beogradit: ,,Pavarësia e Kosovës është akti i kryer. (“Fakti”, 24 tetor, 2005)

Daniell Fried, drejtor ekzekutiv i Institutit Amerikn të Paqës: “Kosova paraqet një rast unik në botë dhe se zgjidhja për statusin e saj nuk do të jetë precedencë e cila do të mund të aplikohej edhe në rajonet e tjera të botës,,.

Daniel Miler, ekspert ndërkombëtar: ,,Me ligjet ndërkimbëtare  njihet e drejta e Kosovës  për shpallje të pavarësisë,,.

Daniell Server: Kosova duhet të jetë e pavarur dhe se “Në Kosovë kanë ndodhur disa raste të dhunës kundër serbëve, por sipas tij, shifrat janë fryrë në mënyrë vullgare nga lobi anti­pavarësisë, për ta paraqitur gjendjen alarmante.

David Govan. Ambasador i Britanisë në Beograd, i cili i akuzoi ekipin negociator të Beogradit që nuk ka treguar vullnet bindës për zgjidhjen e problemit të Kosovës, etj. (“Fakti”, 6 shtator 2006).

David Miliband. Shef i Diplomacisë Britanike: “Pavarësia e Kosovës të shpallet më 4 shkurt”. (“Fakti”, 22. 01. 2008).

Dejan Anastijeviq. Publicist, i cili, sipas një shkrimi të ,,Faktit”, të 4 gushtit, 2005, ka thënë: “Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.

Denko Maleski. Si ekspert i  marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkup, ka deklaruar: “Realitetet e reja e bëjnë Kosovën shtet sovran” (Fakti, 12 nëntor, 2005)

Dimtrij Rupel. Ministër i Jashtëm Slloven: “Ndarja e Kosovës nuk do të ishte zgjidhje (,,Fakti”, 31 korrik, 2007).

Donald Anderson, kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Britanik: “Pavarësia është zgjidhja e vetme afatgjate për Kosovën”.

Doris Pak, eurodeputete: “Pavarësia e Kosovës, qoftë edhe e kushtëzuar do të ndihmojë gjithë rajonin”. Në “Faktin” e 24 tetorit, 2006, qëndrojnë fjalët e saj: “Jam e tmerruar me gjuhën e deputetëve serbë për Kosovën”.

Dragan Nikoliq: ,,Serbia duhet ta njohë Kosovën e pavarur,,  (Koha, 26. 2. 2008)

Dushan Janiq, koordinator i Forumit për marrëdhënie etnike: “Rusia nuk do përdorë veton për aprovimin e rezolutës për Kosovën”.

Edgar dr. Rafael, prof. Universiteti: Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet edhe nga  EULEK-si. (Fakti,11.12. 2008)

Ekmeleddin Ihsanoglu, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve islamike: ,,Shumica e shteteve islamike do ta njohin Kosovën. Shete të tilla janë 57,,. (Fakti, 17. 4. 2020)

Emilio Vijano. Profesor i njohur i Universitetit të Vashingtonit, i cili në një rast ka thënë: “Pavarësia e Kosovës është e pamohueshme”. (“Fakti”, 5 tetor, 2006).

Filip Goldberg. Shef i Zyrës amerikane në Prishtinë,  i cili, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, më 2005, ka shtruar iftar në vilën “Gërmia” të kryeqytetit të Kosovës. (“Fakti”, 2 nëndor 2005)

Frank Karluçi. Ish-sekretar amerikan i Mbrojtjes: “E vetmja zgjidhje afatgjate për Kosovën është pavarësia”. (“Fakti”, 03. 2005).

Frank Valter Shtajnmajer, shef i diplomacisë Gjermane: “Ndarje të Kosovës nuk do të ketë,, (Fakti”, 22. 02. 2007).

Frenk Uizner. Ambasador amerikan “Nëse s’ka marrëveshje, atëhere Kosova duhet të bëhet e pavarur”.(“Iliria”, 19-21, 2007)

Frenk Uizner:’’Historia tregoi se fajtor për gjendjen momentale në Kosovë është vetëm Beogradi dhe represionet serbe  të viteve 90 të shekullit të kaluar’’-’’Vreme’’,15 02, 2008.

Garet Evans. Kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave:  “Kosova nuk mund të kthehet në pushtetin e Beogradit”. (“Fakti, 22. 02. 2005).

George Victor Voinovich, senator amerikan, me origjinë serbe, ka thënë se   ,,çështja e Kosovës ka marrë fund,, (Beqir Sina)

Gert Arens, diplomat gjerman, i cili, sipas dr.Bexhet Asanit, me rastin  gjimnazit privat “Hajdar Dushi” të Ladorishtit, kishte viziutuar Strugën dhe, veç tjerash kishte favorizuar edhe Pavarësinë e Kosovës.

Giussepe De Siati. Botues i Ismail Kadaresë, kundërshtar i Serbisë dhe përkrahës i Pavarësisë së Kosovës-konstaton Ismail Kadarea në një libër të vet.

Gondoleza Rajs. Sekretare amerikane e shtetit: Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë (Fakti, 24. dhjetor, 2007)

Henri Hajden. Kongresmen amerikan i cili në vitin 2004 paraqiti  Rezolutën e 28 që i kërkonte SHBA-së të deklarojnë hapur mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës (“Fakti”, 14. 02. 2007).

James Appathurai, zëdhënës i NATO-s: “Trupat serbe nuk do lejohen të kthehen në Kosovë”.

James Dobbins. Ish emisar i SHBA-ve për Bllkanin: Veç pavarësisë, çdo zgjidhje tjetër është e papranueshme për SHBA-të”. (“Fakti”, 5 korrik, 2005) dhe se “Nëse dështon rezoluta në KS, SHBA-të do ta njohin Kosovën”. (“Fakti”, 26 janar, 2007)

James Pettifer. Në“Faktin” e 24 tetorit, 2005, thuhet: “Profesor James Pettifer, ekspert britanik thotë se tani pavarësia pa kushte për Kosovën është një nga alternativat për të ardhmen e saj, dhe se

James Pettifer...komuniteti ndërkombëtar ka parasysh për Kosovën një marrëveshje të tipit të gjenevës, apo Dejtonit. Ndërsa, në“Faktin”e 9 gushtit 2006, Shkëlzen Gashi shkruan se Pettiferështë autor i veprës“Libri i kaltër për Shqipërinë dhe Kosovën”, në të cilin përshkruan masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve.

Janes Dërnovshek. President i Sllovenisë, i cili  në një rast ka thënë: “Pavarësia e Kosovës do të arrihet gradualisht”. (“Fakti”, 13 tetor, 2005)

Janosh Bugajski. Drejtor i Qendrës strategjike në Vashington, i cili,  është deklaruar për pavarësinë e Kosovës, por me mbikqyrje të kushtëzuar, dhe se, sipas tij,  ,,Për kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës, vendosin Prishtina dhe Shkupi, duke mos e përmendur Beogradin.

Janosh Bugajski. Në një rast tjetër, ka thënë: Unë gjithashtu besoj se Serbia nuk ka nevojë për Kosovën, përderisa modernizohet dhe shkon drejt Bashkimit Evropian”.

Janosh Bugajski. Gjithashtu, ka deklaruar “Popullata e Kosovës është një prej më pro perëndimorëve dhe pro amerikanëve në botë... shqiptarët kanë dërguar vullnetarë për të luftuar (me SHBA) në Afganistan dhe në Irak,prandaj të thuhet se ata janë (islamistë) fondamentalistë, është thjesht përhapje e dezinformatave”.

Jap de Hop Shefer, sekretar i përgjithshëm i NATO-s: “Ndarja e Kosovës hap “Kutinë e Pandorës”, pra, është kundër ndarjes Veriore, gjegjësisht Mitrovicës nga Kosova.

Jeane P.Vermant. Mitolog më i madh i Francës, i cili, sipas Ismail Kadaresë,  ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës.

Jellko Kacin. Raportues i Parlamentit evropian: „Serbia e ka humbur Kosovën me kohë“. („Fakti“, 22. 01. 2008)

Jens Reuter, ekspert gjerman për Ballkani, shkruan se  Amerika është e vendosur për pavarësinë e Kosovës”.

Jerko Kat, deputet slloven: ,,Kosova do bëhet e pavarur,,.

Jim Murphy. Ministër britanik për Evropën: ,,Britania mbështet pavarësinë e Kosovës,, (Fakti, 7. 12. 2007)

Joakim Ryker. Kryeadministrator i Kosovës, i cili, duke folur për situatën në veri të Mitrovicës, ka përsëritur parimin e Grupit të Kontaktit se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. (“Fakti”,17 gusht, 2006).

John Mccane. Kandidar republikan  për president i Amerikës, ka porositur: Pavarësi për Kosovën (Fakti,11. 2. 2008).

Jorgos Papandreu. Lider i partisë më të madhe opozitare në Greqi, PASOKU: „Kosova duhet të jetë e pavarur nga Serbia“.

Josef Biden, senator dhe shef i Komitetit të Senatit amerikan për politikë të jashtme vite  me rradhë është angazhuar publikisht për pa varësinë e Kosovës-thuhet në Lajmin e 26 gushtit 2008 dhe shtohet se Bideni  është mik i dëshmuar i Kosovës dhe i Shqipërisë, pra i popullit shqiptar.

Josef Lagendijk. Deputet i të Gjelbërve holandez, në Parlamentin Evropian, ka thënë se është e paimagjinueshme që Kosova të këthehet nën ndikimin e Beogradit. .(“Fakti”,1 shkurt, 2007)

Jovan Teokareviq. Në “Faktin” e 17. 05. 2005, thuhet se ky drejtor i Qendrës së Beogradit për Integrimet Evropiane,ka deklaruar Kosova e pavarur nëse bëhet Mali i Zi shtet i pavarur”.

Jozeph Biden. Kryesues  i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në senatin e Shteteve të Bashkuara: “Koha ka ardhur që Kosova të fitojë pavarësinë” (“Faktit” të 4 janarit, 2007).

Kalmirei. President i Zvicrës, përkrah pavarësinë e Kosovës.

Kameran Munter. Ambasador amerikan  në Beograd: ,,Kosova është shtet i pavarur,, ( Koha, 2 qershor, 2008)

Karla del Ponte, prokurore e Tribunalit të Hagës, kontribuoi tepër për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, duke i futur në burgun e Hagut Sllobodan Millosheviqin dhe shokët e tij.

Klarku, Komandant i NATO-s: Jam shumë i nderuar që gjatë jetës sime m’u dha rasti t’i ndihmoj popullit të Kosovës. Shpresoj se Kosova një ditë do të jetë e pavarur”.

Klaus Reinhardt. Ky ish komandant i KFOR-it, sipas “Faktit”, të 14 nëntorit, 2006, ka thënë se pavarësia e Kosovës pritet vitin e ardhshëm.

Koh, përfaqësues i Departamentit të SH.B.A-ve i cili në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë, dhjtor, 2009, mbrojti  fuqishëm pavarësinë e Kosovës (Lajmi, 9 dhjetor, 2009.

Kondolisa Rajs. Sekretare e Amerikës, e mbështet pavarësinë e Kosovës, pavarësisht kundërshtimit rus-thuhet në një shkrim të “Faktit”, 25 prill, 2007.

Konstantin Karamalis. Në lajmet e TVSH-së 21, më 17. 01. 2007, ka folur në favor të Pavarësisë së Kosovës.

Krasimir Karakaçanov, deputet bullgar,  ka thënë se ,,Sa më shpejtë Kosova bëhet e pavarur, aq më mirë do të jetë për stabilitetin e Ballkanit,,.

Krasimir Karakaçanov...Pavarësia e Kosovës do ta mbulojë shovinizmin serb dhe tendencat e tij hegemoniste në Ballkan...populli i Kosovës do të vendosë a do të bashkohet me Shqipërinë ose jo,,.

Kris Paten. Ish komesioner evropian, i cili, në një rast në gazetën “Fajnenshëll Tajms”, shprehet pro pavarësisë së Kosovës”-thuhet në shkrimin e “Faktit” të 24 shkurtit, 2005.

Leonid Batkin, publicist, dhe historian i kulturës ruse, i cili, sipas Ismail Kadaresë, e ka përkrahur aksionin luftarak të NATO-s kundër Serbisë.

Lindsey Grahm. Senator i Karolinës së Jugut, i cili në bashkëpunim me kongresistin Hyde angazhohet rreth çështjes së Pavarsisë së Kosovës. (Fakti, 27 nëntor, 2003).

Majkll Polt. Ambasador amerikan në Beograd: “Serbia patjetër do ta njohë Kosovën e pavarur”.(“Fakti”, 30. 03. 2007)

Majkll Vud. Ekpert ndërkombëtar i cili mbrojti pavarësinë e Kosovës në Gjyqin Ndërkombëtar. (Fakti, 3 dhjetor, 2009)

Mark Shnajder. Nënpresident i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, është kundër ndryshimit të planit të Ahtisarit për Kosovën, thuhet në gazetën “Iliria” të Amerikës, të 13-16 korrik, 2007

Martin Ahtisari. “Faktin e 6 shtator 2006, thuhet se ky njeri, i dërguar i posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës,  në mënyrë indirekte kritikoi jo vetëm zyrtarët serb por edhe popullin serb që nuk kritikon politkën e Millosheviçit.

Martin Shlezinger, analist amerikan: “Serbia e di se pavarësia e Kosovës është e paevitueshme”.

Martin Vulaj. Avokat amerikan, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, i cili u angazhua për projektin e Kushtetutës së re të Kosovës, me të cilën Kosova përkufizohet si shtet i pavarur dhe sovran

Masimo D’Alema. Ministër i Jashtëm i Italisë: “Pavarësia e Kosovës, zgjidhja më e arsyeshme”. Në një takim që pati me Voisllav Koshtunicën, hodhi poshtë        propozimin e Serbisë për vazhdimin e bisedimeve lidhur me statusin e Kosovës. (Fakti, 20 XII, 2007).

Rast: 17 Shkurti - shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin e këtij akti madhor(II)

Merlin Ollbrajt. Përfaqësuese e denjë e SHBA, e vetmja shpresë e pastër për shqiptarët, e cila i dënoi me ashpërsinë e mundëshme veprimet e terrorizmit shtetëror mbi shqiptarët e pafajshëm të pa mbrojtur (fëmijë, gra, pleq e invalidë) nga shteti policor serb, drejtuar nga xhelati Millosheviq.

Merlin Ollbrajt...bashkë me Ministrin e Jashtëm të Anglisë, R. Kuk, u shpreh se është për një zgjidhje të pranueshme nga vetë shqiptarët e Kosovës.

Methius, ish zv.shef i UNMIK-ut: “Kosova do të bëhet e pavarur”. (“Fakti”, 06. 03. 2006)

Miljenko Dereta, drejtor ekzekutiv organizatës joqeveritare ,,Iniciativa civile,, ka deklaruar: Serbia ta njohë menjëherë pavarësinë e Kosovës,, (19 gusht 2009).

Millan Roçen, Ministër malazez  i Punëve të Jashtme: Njohja e Kosovës, punë e kryer. (Koha, 25 dhjetor 2009).

Millo Gjukanoviç. Për këtë kryeministër të Malit të Zi, në “Faktin” e 26 majit, 2006, Pëllumb Xhufi, veç tjerash shkruan se ,,Në verën e vitit 1998, gjatë ofenzivës verore të ushtrisë serbe në Kosovë...

Millo Gjykanoviqi... pranoi strehimin në Mal të Zi, të më shumë se 40.000 refugjatëve Kosovarë, shifër që u rrit dukshëm një vit më vonë, gjatë operacionit të spastrimit etnik të forcave serbe në Kosovë...”

Morton Abramovitz. Ish emisar i SHBA-ve për Ballkanin,i cili, ka thënë: “Grupi i Kontaktit e di se Kosova është e pavarur”, dhe se “lidershipi kosovar të mos pranojë më pak se pavarësi’’(“Faktin” 11 nëntorit, 2006)

Natasha Kandiq. Kjo drejtoreshë e Fondit për drejtën humanitare me seli në Beograd, në një intervistë, ka thënë: “Kosova do të jetë e pavarur”. (“Fakti”,1 dhjetor,2005)

Natasha Mishiç, ish-funkcionare e njohur serbe: Kosova është e pavarur që në v.1999.

Nicholas White, drejtor për Evropën e Grupit  Ndërkombëtar të Krizave: “Rezoluta e OKB-së le vendpër njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Nikolla Bërns, nënsekretar amerikan i shtetit,  ka thënë se Kosova do të duhej të ishte e pavarur në vitin 2007. Edgar Rafael, prof. Universiteti ka shtuar ,,Nikolla Bërns ka qenë njëri prej avokatëve më të mëdhenj të Kosovës,,. (Fakti, 11. 12. 2008).

Nikolas Sarkozu, president francez “Pavarësia e Kosovës e paevitueshme”.

Nikolla Sajt: Serbia qysh nëvitin 1999 e ka humbur Kosovën.

Noel Malcolm. Ky historian, profesor në Universitetin e Oksfordit, për“Radio Evropën e Lirë”, ka deklaruar: “Kosova është territor i humbur për Serbinë”. Ai, një kohë, ka qendruar në krye të Shoqatës Anglo-Shqiptare e kriuar në v.1912. Është autor i librit “Kosova-një histori e shkurtër”,etj. (Shënime dhe ecijake,  autor: Tahir Z. Berisha)

Norbert Darabosh, ministër austriak i Mbrojtjes: “Coptimi i Kosovës gabim fatal,, (“Fakti”, 24 gusht, 2007).

O. Brajen, Ish i dërguar amerikan për Ballkanin: “Pavarësia është e vetmja zgjedhje për Kosovën”.

Obama, ka thënë: ,,Statusi i Kosovës është punë e kryer,, (gazeta ,,Shqip,, 9. 2. 2009).

Oto Fon Habzburg, austrian i dalluar,  i cili u deklarua për pavarësinë e Kosovës.

Petar King. Kongresit republikan amerikan,i cili përkrah pavarësinë e Kosovës. (“Iliria”, 29-31 maj 2007)

Pol Vilijams. Profesor i drejtësisë të Universitetit në Vashington, i cili ishte angazhuar në përpunimin e 50 faqeve të një projekti për Kushtetutë të re të Kosovës, me të cilën Kosova përkufizohet si shtet i pavarur dhe sovran-thuhet në “Faktin” e 15 shkurtit 2005. Ky, i dha ndihmë të madhe PDSH-së në përgatitjen e platformës për negociatat shqiptaro-maqedonase pas luftës të v. 2001.

Qenan Hasip, deputet i Partisë Demokratike Turke: Kosova do të jetë e pavarur. (“Fakti”, 27 tetor 2006)

Rajner Shtiner, deputet liberal gjerman i Bundestagut, lidhur me çështjen e Kosovës, ka thënë: “Ne nuk  mund të presim derisa të na dalë mjekra kur e dimë shumë mirë që as pas 120 vjetësh nuk do të gjejnë një zgjedhje të përbashkët”.

Riçard Blystone, korespodent i rrjetit televiziv amerikan CNN, i cili  pati guxim që t’i shtronte pyetjen ambasadorit Christopher Hill pse ishte hequr nga teksti i marrëveshjes në Rambuje kërkesa e UÇK-së për referendumin pas tre vjetësh. (“Fakti”, 28 shkurt 2006, autor: Gjekë Gjonlekaj nga Njujorku, botues dhe ish gazetar i “Zërit të Amerikës”)

Riçard Hollbruk. Ish ambasador amerikan në OKB. Mesazhi i tij dhënë Serbisë ishte ky: “Keni dy shanse: 1.Ta harroni Kosovën e të integroheni në Unionin Evropian dhe 2.Të provoni ta ktheni Kosovën dhe ta humbni edhe atë edhe Unionin Evropian”.

Robert Doll, senator amerikan vizitoi  Kosovën  dhe e urroi pavarësinë e saj.

Robert Hajden: Gjer në shkurt të v. 2007, Kosova bëhet e pavarur.

Robin Cook, diplomat britanik,mik i Shqipërisë, bëri tepër për ndërprerjen e luftës në Kosovë dhe për thirjen e Konferencës së Rambujesë, bombardimin e Beogradit nga ana e NATO-s, etj.

Rohani, diplomat austriak: “Veriu i Kosovës nuk duhet të fitojë autonomi”, duke alududuar në pavarësinëdhe integritetin e Kosovës.

Rozmari Di Karlo. Zavendës ndihmës sekretare amerikane e shtetit për Evropën Jugore: “Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme”. (Fakti”, 30 qershor, 2007)

Rypreht Polenc. Kryetar i Komisionit parlamentar gjerman për politikën e jashtme: “Një zgjidhje e mundëshme është që Serbia të mos e administrojë më Kosovën”. (“Fakti”, 27 prill, 2007).

Sabine Freizer. Drejtoreshë e programeve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave ishte për pavarësinë e Kosovës (Fakti, 25. 4. 2009)

Salman Ruzhdie: Kosova duhet të jetë e lirë... Shqiptarët e saj kanë vuajtur tmerre, të cilat janë të pafalshme”. (Iliria, 22- 25 qershor, 2007)

Sandra Mishell.Veprimtare e misionit verifikues të OSBE-së në v.1999, të Kosovës dhe përfaqësuese për të drejtat e njeriut të kësaj organizate, kishte dëshmuar në procesin kundër Sllobodan Millo­sheviqit, me dëshmi që kishte marrë edhe nga shqiptarët, duke i vizituar shtëpitë e tyre, në Maqedoni dhe në Shqipëri. (“Fakti”,13 korrik, 2006)

Schussel, funksioner  i  lartë i Austrisë: Kosovës nuk duhet t’i mohohet e drejta për pavarësi.

Sonja Biserko, serbe e njohur e Beogradit: ,,Pavarësia e Kosovës është akt i kryer,,.

Shimon Peres. Zv. Kryeministër i Izraelit: “Mbështesim Pavarësinë e Kosovës”. (“Fakti”, 09. 02. 2007)

Sllavisha Petkoviq. Në “Faktin”e 21 janarit, 2006, Arben Veselaj, shkruan se personi në fjalë “është politikani i parë serb i pasluftës që ka pranuar të jetë pjesë e një institucioni qëndror kosovar çfarë është qeveria e Kosovës...

Sllavisha Petkoviq...ishte kundërshtuar nga përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, nga kleri serb dhe nga vetë Beogradi zyrtar, kur ftesës së ish-kryeministrit Haradinaj i ishte përgjigjur pozitivisht”.

Sllobodan Çashule. Ish deputet i VMRO-së Popullore: “Maqedonisë i duhet pavarësia e Kosovës”. (“Fakti”, 28. 02. 2006).

Sonja Biserko. Kjo serbe e njohur e Beogradit, ka pranuar se pavarësia e Kosovës është akt i kryer. (“Fakti”, 24 tetor,  2005).

Soren Petersen, ish krye­admi­nistrator i OKB-së: “Rezultati përfundimtar, pavarësia e Kosovës”.  (“Fakti” 20 shtator, 2006).

Steven Schook. Zëvëndës shefi i UNMIK-ut,nga SHBA:  “Për ndarjen e Kosovës, flasin vetëm të papërgjegjshmit”.

Stipe Mesiq. President i Kroacisë: “Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet në kuadër të institucioneve të saj”, (“Fakti”, 13 dhjetor, 2005) ,,Serbia kreu spastrim në Kosovë për të strehuar  atje serbët e Kroacisë,, (Fakti, 4.  1. 2010)

Stiven Uordsvor. Ambasador britanik në Beograd: “Serbia patjetër do ta njohë Kosovën e pavarur”. (“Fakti”, 30.03.2007)

Stojan Dërçeliq, zv. redaktor i “Blicit”, i cili në një shkrim të “Faktit”, të 21 shtatorit 2006, me titull “Vetoja ruse nuk do të thotë “njet” (jo-R.N.)”, duke aluduar në pavarësinë e Kosovës.

Susan Sontag. Është me origjinë hebraike, e lindur në Njujork më 1933. Me rastin e vdekjes të saj (28 dhjetor, 2004) poeti ynë i njohur Ali Podrimja në “Faktin” e 12 janarit, 2005, u paraqit me artikullin me titull “Në vend të përkujtimit-lamtumirë Susan Sontag”, ku,

Susan Sontag.. Ajo nga populli shqiptar ishte tepër e kënaqur edhe për shkak se kishte dëgjuar nga prindërit që ky popull kishte marrë në mbrojtje hebrenjtë dhe se, siç shkruan Ali Podrmija “është rast i rrallë që

Susan Sontag.. asnjë hebre nuk ua kishin dorëzur Gestapos, kishin sakrifikuar çdo gjë që kishin patur,-thekson ky poet, kuptohet për Shqiptarët dhe vazhdon se “pra, nuk kishte si në Serbi, ku ishin zhdukur afro 65 mijë hebrenj”.

Susan Sontag... veç tjerash njofton për qendrimin e saj të drejtë ndaj çështjes shqiptare, sidomos të Kosovës, për të cilën shpesh herë thoshte dhe shkruante se ajo i takon Shqipërisë dhe ishte kundër politikës serbe, duke e miratuar madje edhe intervenimin e SHBA-ve dhe NATO-s në Kosovë.

Suzan Vasum  Rajner. Si përfaqëqësuese e Gjermanisë, ka mbrojtur pavarësinë e Kosovës në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hag në dhjetor, 2009. (24 orë, 3 dhjetor, 2009)

Shaun Byrnes. Ish diplomat i SHBA-ve: “Mendoj se Komiteti dërkombëtar qartë e kanë të njohur faktin se Pavarësia e Kosovës nuk ka alternativë

Shimon Peres. Zv. Kryeministër i Izraelit: „Mbështesim Pavarësinë e Kosovës“. („Fakti“, 09.  02. 2007)

Shirley Cloyes Dio Guardi. Bashkëshorte e Diogardit, këshilltare e posaçme e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështje të Ballkanit. Në një rast kishte kërkuar që ,,Beogradi të ndalë abuzizimet në Luginën e Preshevlës,, (Koha, 5. 2. 2009)

Ted Karpenter, nënkryetar i institutit KATO (CATO) në Uashington: “Një ditë Kosova do të marrë pavarësinë”. (“Iliria”, 29 qershor – 2 korrik, 2007) dhe se SHBA-të dhe BE-ja janë përcaktuar për pavarësinë e Kosovës.

Tim Judah (Xhuda), analist britanik, i cili, sipas “Faktit” të 26 shtatorit, 2006, ka thënë se “Ahtisari në nëntor propozon pavarësinë e kushtëzuar” ë Kosovës dhe  se “Rusët nuk mund të ndalojnë pavarësinë e Kosovës”. (“Iliria”, 4-7 maj, 2007)

Tim Kenedi, bashkëkrijues i organizatës Grupi i Politikës Strategjike ë Washington, i cili ka thënë se Kosova e pavarur nuk do të ishte një presedan politik dhe se “populli i Kosovës e

Tim Kenedi...ka të drejtën ligjore për vetëvendosje dhe Kombet e Bashkuara duhet t’ja njohin këtë të drejtë në përputhje me parimet që tashmë janë mbarështruar nga Grupi i Kontaktit dhe palët e tjera pjesëmarrëse”-thotë Kenedi. (“Fa-kti” , 24.03.2000)

Titus Majoresko, kryeministër rumun i cili zyrtarisht e njohu dhe e konfirmoi Pavarësinë e Shqipërisë, kështu që ministri rumun Burghele qe i pari diplomat i huaj i ak-redituar në Durrës të Shqipërisë.

Toma Lantosh, kongresmen amerikan i cili në vitin 2004 paraqiti përpara Kongresit Amerikan Rezolutën e 28 që i kërkonte SHBA-së. Në një rast, ka thënë: “E vetmja derë e Serbisë për të hyrë në Bashkimin evropian ë-shtë pavarësia e Kosovës”.

Tomisllav Mesiq, kroat i njohur,  pjesëmarrës në Kongresin e Parë Botëror të Lidhjes Kosovare në SHBA. (“Fakti”, 27 korrik, 2007, dr. Riza Sadiku)

Toni Bler. Publicisti i njohur Qani Mehmedi, në një shkrim të gazetës “Iliria” të Amerikës, 22-24 maj, 2007, thekson: Burrat si Toni Bler, jo vetëm që u dëshmuan miq të jashtëzakonshëm të Kosovës, por ata ndryshuan dhe raportin e forcave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve.

Toni Bler, i  mbështetur nga mbretëresha Elizabeta, dha mendimin që krahas bombardimeve të Serbisë, nga ana e NATO-s, të fillonte lufta edhe në teren,,. Bleri, është pajtuar edhe me inicijativën e Shoqatës Shqiptare për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Londër.

Torbjorn Sollstrom, udhëheqës i grupit për statusin e Kosovës,i cili, në një rast ka shkruar se me Kosovën duhet të udhëheqin institucionet e saj. (“Shpic”, 4-5.11.2006)

Uiljam Montgomeri, ish ambasador i SHBA-ve në Zagreb dhe në Beograd: “Kosova do të jetë e pavarur” dhe se “Asnjë qeveri serbe s’mund ta pengojë pavarësinë e Kosovës”.“Fakti” 22 nëntorit, 2006.

Uilliam Valker. Ish ambasador i OSBE-së në Kosovë, mik i madh i shqiptarëve. Ishte përfaqësuesi i parë ndërkombëtar që e definoi si gjenocid luftën e forcave të Millosheviqit në Kosovë. Ishte i pari që pa nga afër masakrën e Reçakut, që ndodhi në fillim të vitit 1999, ku u vranë dhjetra civilë shqiptarë.

Uilliam Valker...Sot është bashkëpuntor aktiv në Këshillin Shqiptaro-amerikan që vepron në SHBA dhe bën përpjekje maksimale për pavarsinë e Kosovës. Uilliam Valker...veç të tjerave, mori pjesë edhe në një mbrëmje kushtuar Ditës së Flamurit në Njujork, më 28 nëntor 2002. Për shkak se shkoi me vonesë, kishte thënë: “Të shkosh te shqiptarët, kurrë s’është vonë,”etj.

Vasil Tupurkovski: Pavarësia e Kosovës, jo vetëm e pashmangshme, por edhe e logjikshme”. (“Fakti”, 21. 01. 2006)

Vashington, 23 qershor, 1998. Këtu, u mblodh stafi më i madh i hebrenjëve të Amerikës, udhëheqës të shquar e autoritatif hebraik të asosacioneve, fondacioneve, shoqatave, etj.,të botës, me ndikim të madh, cilët, veç tjerash, i bënë edhe një appel ultimativ kryetarit të SHBA-ve-Bil Klintonit, që,

Vashington...menjëherë të ndërrmerte masa konkrete për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori serb.  Ky apel, bëri bujë të madhe në botën liridashëse dhe ndihmoi SHBA-të t’i qaseshin më me vendosmëri çlirimit të Kosovës nga pushtimi i egër serb.

Vashington...Kështu, me këtë rast, hebrenjtë e shpaguan një borxh historik ndaj shqiptarëve. Hebrenjtë, miqësinë e tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës e të viseve tjera e vazhdojnë edhe sot.

Velimir Cvejiq: “Kosova do ta fitojë pavarësinë”. (“Fakti”, 23 prill, 2005).

Viliam Kohen. Ish sekretar i Mbrojtjes, u deklarua për pavarësinë e Kosovës. (“Fakti”, 24. 02. 2007)

Viljam Montgomeri, ambasador  në Zagreb dhe në Beograd, ka thënë: “Asnjë qeveri serbe s’mund ta pengojë pavarësinë e Kosovës”. (“Fakti”, 26 gusht 2006)

Vollfgang Petriç, ambasador austriak në Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe ish i dërguar i Bashkimit Evropian për Kosovën, 2007: Për tani, Kosova do fitojë pavarësi të kufizuar nën administrimin e BE-së”

Vollgan Shtucer (Shuzef), funkcionar i lartë i Austrisë, është deklaruar për pavarësinë e Kosovës.

Xhejms Dobins. Drejtor i Qendrës së studimeve ndërkombëtare: “Statusi përfundimtar i Kosovës do të jetë pavarësia”.(“Fakti”, 22. 02. 2005).

Xhejms Lajon. Drejtor i zyrës së GNK-së në Beograd: “Pavarësia e Kosovës është e kryer”. (“Fakti”, 22 prill, 2005)

Xhejms Obrin. Ish diplomat amerikan i ngarkuar për Ballkanin: “Pavarësia e Kosovës, zgjidhja e vetme e logjikshme”. (“Fakti”, 4 gusht, 2006)

Xhejms Perdju, diplomat i shquar amerikan, i cili erdhi në Maqedoni në cilësinë e lehtësuesit lidhur me negociatat shqiptaro-maqedonase, pas luftës së v.2001. Ai, pranoi kërkesën e palës shqiptare (PDSH-së), për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet maqedonase, etj.

Xhejms Petifer. Historian i dalluar: “Pavarësia e Kosovës nuk dëmton askënd”. (“Fakti”, 14. 03. 2007)

Xhim Moran. Ky ligjvënës demokrat, në një rast ka thënë se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe se Serbia ka humbur çdo të drejtë për ta qeverisur Kosovën.

Xhon Halsman, diplomat: “Edhe nëse pavarësia është “punë e kryer,,mbetet shumë për t’u negociuar”. (“Fakti”, 9 janar, 2006)

Xhon Menzis, sh shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë: “Kosova e meriton pavarësinë”. (“Fakti”, 13. 01. 2006). Në tekst është vendosur fotografia ku shihet Mekejni me  lobin shqiptar.

Xhon Moris. Këshilltar i posaçëm i presidentit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, deklarohet për Pavarësinë e Kosovës.

Zoran Kusovac,  analisti njohur: Është mirë t’i jepet fund procesit të ndarjes së Ish Jugosllavisë deri në fund dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova të lindin tri shtete të pavarura. Këto komente u bënë në një konferencë në Beograd me temë “Reformat demokratike dhe kontrolli i sistemit mbrojtës”.

Zoran Zhivkoviq, ish kryeministër serb:,, Pavarësia e Kosovës është punë e kryer,,.

Veçova

Dana Rohrabaçer, anëtar i dhomës së përfaqësuesve të Kongresit Amerikan: “Serbët e Kosovës të pranojnë vendimin e shumicës ose të shkojnë në Serbi,,. (“Faktit” të 26 shtatorit, 2005)

Erhard Busek. Koordinator i paktit të stabilitetit për Evropën Jug-lindore: “Shqiptarët të Kosovës do të fitojnë pavarësinë...Beogradi jeton në botën e mitologjisë”.

Havier Sollana.Si sekretar i pergjithshëm i forcave të NATOS, më 24 mars në ora 20, të vitit 1999,  urdhër për bombardimin e Beogradit.

Ivan Shijakoviq, shkruan: “Me këtë zvarritje, manipulime... pushteti zyrtar serb, do të jetë i fundit që do të marrë vesh se Kosova edhe formalisht e ka fituar pavarësinë. (“Fakti” e 28 qershorit 2005)

Michael Keister. Ekspert i njohur ekonomist me famë botërore,i cili në një rast ka thënë: “E vetmja zgjidhje e problemit shqiptar është bashkimi i tyre kombëtar, apo “riintegrimi  shqiptar”. (“Fakti”,01.04.2004)

Patrick Moore. Analist i shquar: “Nëse radikalët serbë synojnë të bëjnë trazira, le të provojnë, dhe do të shohin se si do të kalojnë”.

Toma Lantosh, kongresmen amerikan i cili, ka thënë: “E vetmja derë e Serbisë për të hyrë në Bashkimin evropian është pavarësia e Kosovës”.

Toni Bler. Publicisti i njohur Qani Mehmedi, në një shkrim të gazetës “Iliria” të Amerikës, 22-24 maj, 2007, thekson: Burrat si Toni Bler, jo vetëm që u dëshmuan miq të jashtëzakonshëm të Kosovës, por ata ndryshuan dhe raportin e forcave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve.

Uiliam Valker, ish ambasador i OSBE-së në Kosovë, përfaqësues i parë ndërkombëtar që e definoi si gjenocid luftën e forcave të Millosheviqit në Kosovë, i pari që pa nga afër masakrën e Reçakut, që ndodhi në fillim të vitit 1999, ku u vranë dhjetra civilë shqiptarë.

Viliam Valker. Ai, veç të tjerave, mori pjesë edhe në një mbrëmje kushtuar Ditës së Flamurit në Njujork, më 28 nëntor 2002. Për shkak se shkoi me vonesë, kishte thënë: “Të shkosh te shqiptarët, kurrë s’është vonë”, etj.

Apostrofova

Helmud Harf. Ky  ushtarak i lartëgjerman, pati një  takim me oficer-in serb i cili  kërkoi tre orë afat për tërheqje, por Harfi iu përgjegj  me kërcënim:“nuk duhet të humbim kohë. Keni 30 min. afat. Duhet të dorëzoni armatimin dhe ushtarët që keni në pikën e vrojtimit.

Helmud Harf...Kanë kaluar 2 min. keni edhe 28 tjera. Nëse në këtë hark kohor nuk zbatoni urdhërin do të keni pasoja”. Kështu i është përgji gjur ushtaraku gjerman oficerit serb

Helmud Harf...i cili nuk kishte rrugë tjetër përveçse të zbatonte urdhërin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij ushtarake. Sakaq, uragani i njerëzve nga dogana e Morinit vërshon si llavë vullkani,,

Në vend të përfundimit

Disa nga pasojat në Kosovë, të pësuara nga pushtuesët e Beogradit

Në një tekst të internetit,  lidhur me këtë çështje, veç tjerash, thuhet se në shënjestër të forcave serbe ishin vënë sidomos kullat, të cilat shrbenin për mbrojtje dhe sulme, si dhe shtëpitë tipike shqiptare të banimit, me qëllim që të zhdukej çdo gjurmë shqiptare dhe të serbizohej Kosova.

Për t’ia mbrirë këtij qëllimi, më shumë se 600 xhami, u shkatërruan, fondet e tyre kanë humbur përgjithmonë. Arkivi Qendror i Bashkësisë Islame është djegur nga trupat serbe që po tërhiqeshin. Flakët kanë bërë shkrumb e hi dokumente të rëndësishme fetare dhe historike, të cilat ishin mbledhur që nga shekulli i 17-të.

Prej bibliotekave publike u shkatërruan gjithsejt 62 prej 158 sish. Nuk janë llogaritur djegjet e bibliotekave private të shumë shkrimtarëve kosovarë.   Humbja më e madhe ka të bëjë me arkivat historike. Pothuaj nga të gjitha Komunat e Kosovës serbët kanë marrë me vete ose kanë djegur librat amzë.

Edhe muzetë nuk i kanë shpëtuar gjenocidit kulturor serb. Shumë eksponate janë grabitur nga serbët dhe po mbahen në Beograd. Në Prizren sistematikisht është shkatërruar edhe Muzeu i Lidhjes së Prizrenit, i cili ishte simbol i lëvizjes kombëtare shqiptare, etj.

Dy fjalë për perspektivën e Kosovës

Fuqitë e Mëdha, posaçërishte Evropa, e krijuar nga stërgjyshët tanë, për çka dëshmon edhe emi i saj personal ilir, të pushojë së  përkëdheluri   Serbinë, e udhëhequr nga trashëgimtari i kasapit më të madh ndaj shqiptarëve, t’i korigjojë  gabimet që i ka bërë në Kongresin e Berlinit (1878), në Konferencën e Londrës (1913), të Versajit (1918), etj. dhe mos lejojë ndarjen e Kosovës dhe  bashkimin e saj me  mëmën Shqipëri, të ndara nga regjimi komunist i Titos dhe Stalinit. SHBA-ja,  si superfuqi, mos harrojë amanetin e Vashingtonit, nipin e Kosovës, ose Abraham Lincolnin të madh, i cili, siç  duket, edhe ai me gjak shqiptari, dhe, që, për sigurimin e të drejtave të njeriut, flijoi edhe jetën e vet. Të kujtohen edhe fjalët e kryetarit tjetër amerikan, Villsonit, i cili, më  1919, në cilësi Kryetar i Amerikës, ka thënë: “Unë do kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në emër të Shqipërisë”. Evropa dhe Amerika, gjithashtu, duhet mos harojnë se, sipas     disa llogarive, vetëm në Turqi  jetojnë, 4-5 milionë shqiptarë, pra më tepër se në Shqipëri!, për të mos thënë 12 milionë me origjinë shqiptare. Kështu,  që,    po të mblidhej numri i gjithëmbarshëm i shqiptarëve, atëherë do ta kalonte shifrën 15 milionë, theksojnë disa ekspertë të kësaj fushe.,, Këtë pasus, po e përfundoj me fjalët e një dijetarit të madh, emri i të cilit më ka dalë nga mendja,, Është  turp i madh për Evropën, që ka lënë në një gjendje të tillë pasardhësit e themeluesëve të saj,,dhe se,, Fatkeqësi e madhe është që  një popull me një histori të lavdishme, të ketë erdhur në këtë gjendje të mjerueshme,,.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Mos lejojmë nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme Reshat Nexhipi: Pse duhet apostrofuar njerëzit e shquar të cilët mohojnë origjinën e tyre ilire ose shqiptare? Reshat Nexhipi: 50 vlerësime për veçoritë ose specifikat e kombit tonë Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora