Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Hasanramaj: Asnjë fjale për shtresën me të goditur në Kosovë- pensionistet

| E hene, 15.02.2021, 09:01 PM |


Ku jeni ju krerët e shtetit dhe të partive politike që këto ditë në fjalimet e juaja zgjedhore nuk e folët asnjë  fjale për shtresën me të goditur në Kosovë- pensionistet                    Pyetje për ju: “Ku keni qenë që dy dekada që shumicën e premtimeve që ia dhatë popullit nuk i  realizuat në jetë dhe vepër ?! ...

Pensionistet e Kosovës, e sidomos ata të cilëve u janë mohu diplomat Universitare të viteve 1990 të ngopur me rrena, me premtimet  boshe të cilët këto ditë gjatë aktiviteti zgjedhor dhe tubimeve që po mbahen anë e këndë Kosovës nuk u shkoi ndermen të flisni asnjë fjale për pensionistet prandaj edhe ne nuk do tu japin votën, sepse  për fat të keq që njëzet vjet keni luajtur me dinjitetin e shtresës  ma të goditur  të pensionisteve në Kosovë ...

Nga Hasan Hasanramaj

Ne pensionistet, e sidomos  ata që nuk na pranuat diplomat Universitare të viteve 1990  bashke me Lidhjes së pensionisteve te Kosovës viteve të fundit vazhdimisht  ju kemi drejtuar me   tetëdhjetë e gjashtë  kërkesa ju strukturave dhe organeve me  të larta shtetëror, që na rrejtët dhe na mashtruat kemi organizuar   pranime të shumta në nivele të larta–të  Kuvendit,  të Qeverisë, të  Ministrisë e të tjera, kemi parashtrua kërkesat e strukturave të Lidhjes së pensionisteve të Kosovës dhe të pensionisteve  me shkrim  dhe gojarisht ku janë  lëshua  reagime nëpërmjet të cilit i kemi shpreh dhe po e shprehin edhe sot  pakënaqësitë gjatë këtij aktiviteti zgjedhor,  indinjata, revoltat dhe dhimbjet ndaj premtimeve boshë të ju folëseve që këto ditë po u  premtoni premtime boshe. Një pyetje për të gjithë ju folëseve të tubimeve elektorale ku keni qene  deri sot që këto premtime të “mëdha” nuk i keni realizua në jetë dhe vepër por që njëzet vite  keni luajnë me dinjitetin e ne pensionisteve të Kosovës  që i takojmë shtrese ma të goditur në Kosovë. Të flasësh për fatin e pensionistëve në Kosovë pas vitit 1999/202o   do të thotë të vajtosh për së vdekuri ata pensionistët, të cilët që nga muaji maj të vitit  1999 mbetën pa pensione kontribut dhënëse  të cilët nuk e patën fatin që të gjallë të gëzojnë pensionet e merituara nga puna dhe djersa e tyre as ata vetë, por as familjet dhe fëmijët e tyre, çka do të thotë edhe të qash hallet e pensionistëve, me dinjitet të nëpërkëmbur, me përbuzje e injorim dhe shpresa të thyera. Zotërinj Isa Mustafa, Ramush Haradinaj  Avdullah Hoti, Ministër i Mirëqenies Sociale  dhe të tjerë pas njëzet viteve si pushtetarë, kthehuni dhe shikoni se sa të padrejtësi të dhimbshme i keni bërë ndaj pensionisteve gjendja  e të cilëve është me e goditur. Mësoni se që njëzet vjet gjeneratat e pensionistëve, me normë të lartë të mortalitetit, afro 4,2 %  të tyre  vdiqën dhe po vdesin edhe sot  kur ju po folën  nëpër tubimet elektorale pa i realizuar të drejtën në pension të cilin e kanë  fituar me punë, dhe mund e tyre -  ku të gjitha gjerat që i kemi arritur sot në Kosovë janë meritë dhe kontribut i këtyre pensionisteve, të cilat gjera ju nuk i njihni as nuk i pranoni, sepse mendoni dhe punoni vetëm për interesat e juaja personale. Andaj të drejtat që u takojnë pensionisteve  sipas të  gjitha konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtës së përcaktuar edhe në Kushtetutën e Kosovës në tërësi janë mohu nga ana e juaj. Ata në lirinë e ëndërruar  për të cilën kishin investuar mund, dije  ku shume prej tyre vdiqën në varfëri të skajshme, me një pension linear?! Këto ju  udhëheqësit karerist e keni digjte dhe  e dini edhe sot, por keni heshtur dhe po hukasni edhe sot?!...

Pensionistët kërkojnë drejtësi sociale në kuadër të  gjitha parimeve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, të cilat ju nuk po i përfillni ?! ...

Prandaj, Lidhja e Pensionistëve të Kosovës dhe të gjithë anëtaret e saja publikisht në këto momente kur para popullit të Kosovës po jepni premtime boshe si gjithmonë. Andaj shprehim indinjatën dhe  pakënaqësi, revoltë për qëndrimet indolente të strukturave - si të Qeverisë, të Kuvendit, të Ministrisë përgjegjës,  parlamentit të cilat  tani e  njëzet vjet nuk janë të gatshme që problemet  jetike të pensionistëve t’u kushtojnë kujdesin e duhur?! Kjo ma së mirë u vejte nëpër tubimit që u mbajtën dhe  po mbahen këto ditë asnjë prej të tubimeve nuk e thatë  asnjë fjalë  për hallet e mjerueshme të pensionisteve të Kosovës.  Të gjithë  juve që deri me sot gëlltiten çdo gjë mbi tokën e Kosovës ua bëjmë me dije se po të mos ishin  pensionistë e dikur muratorë, xehetarë, mësues, profesorë, mjekë, inxhinierë, por edhe ju nesër  do të bëhen pensionistë. Andaj kojmë që të ndërpriten premtimet boshe, arsyetimet e pakripë se “pensionet tuaja i plaçkiti Serbia”, se rritjen e pensioneve nuk po e lejojnë Fondi Monetar Ndërkombëtar, ose Banka Botërore, sepse pensionistët kërkojnë pensionin ekuivalent me punën e vet në shtetin e  vet, në Kosovë. Ju lusim o njerëz- sidomos ju në krye te shtetit që  ma në fund të gjeni  para po i shtoni pagat marramendëse në një anë, kurse në anën tjetër po mendoni vetëm për xhepat e juaj, kuptoni ma në fund se pensionet janë kategori ekonomike, janë borxh e  jo lëmoshë, por për fat të keq ju nuk  keni vesh as tru si gërryes për të mendua dhe veprua për këto gjera. Pensionistët janë ngopur me  rrena  kurtuazie, me premtime  boshe në fushata, me të cilat të gjithë ne pensionisteve në Kosovë na  është amortizuar durimi, prandaj ju lusim të mos lejoni që një dite do të  hidhem në grevë e të vdesin në sheshe, ose në greva urie si dikur minatorët e  minatorët e“Trepçës”, por për motive tjera, ose të ndërmarrin ndonjë aksion tjetër fatal. Lidhja e pensionistëve  kohen e fundit ju kanë drejtuar më  qindra  letra strukturave dhe personaliteteve me  të larta shtetëror të Kosovës, kanë organizuar  gjashtëmbëdhjetë  pranime në nivele të larta - Kuvendin, të Qeveri, të Ministrisë e të tjera,ku janë parashtrua kërkesat  me shkrim - kushtua halleve dhe kërkesave të arsyeshme të pensionisteve të Kosovës edhe pse na kanë premtua po paraqiten si shurdhëtës?! Lidhja e Pensionisteve dhe strukturat e tyre udhëheqëse të Kosovës kërkojnë drejtësi sociale në kuadër të  gjitha parimeve dhe ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës dhe të organeve ma të larta shtetërore dhe ato ndërkombëtare. Gjithashtu  kategoria e pensionisteve  të diplomuar gjatë vitit 1990  urgjentisht  kërkojmë nga qeveria dhe organet tjera ma të larta shtetërore që të anuloni  pikën  “2”  dhe në të njëjtën kohë të shfuqizoni neni “4” dhe “5”  të udhëzimit administrativ. Me këtë vendim   pensionistet nga të gjitha anët e Kosovës  me diploma të Universitare në xhepa të leshura gjatë vitit 1990 nga Universiteti i Prishtinës  pa asnjë mbështetje ligjore, na  keni  kategorizua për pensione në kategorinë   e tretë  apo të katërt të shfrytëzuesve të pensioneve me - përgatitje shkollore të mesme, e jo në kategorinë  superiore shkollore”?!...