E merkure, 24.04.2024, 05:02 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Miqësia tradicionale mes popullit gjerman dhe popullit shqiptar nuk mund të cënohet me një akt terrorist, anarkist

E marte, 25.11.2008, 04:19 AM


MIQËSIA TRADICIONALE MES POPULLIT GJERMAN DHE POPULLIT SHQIPTAR NUK MUND TË CENOHET ME NJË AKT TERRORIST ANARKIST

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

Deri me tani institucionet shtetërore Gjermane me sukses i kanë luftuar paraqitjet e nazizmit dhe e kanë ndërtuar një shoqëri humane e një shtet funksional që ka qen garant i ruajtjes te demokracisë në Gjermani dhe në Evropë. Nuk ka as një arsye që në këtë të dyshohet as për të ardhmen.

 

Por, nuk duhet përjashtuar edhe ndonjë ndodhi si ishte rasti i fundin me sulmin terrorist të një grupi anarkist, me shtetësi gjermane, ndaj një objekt të BE në Prishtinë që kishte për qëllim që ky akët të i mëveshët shqiptarëve. Kjo u lidh ngush me “6 pikat” e Ban Ki Monti dhe me “Planin e Ahtisarit”, që janë pjesë të një tërësie antishqiptare!

 

Ky skenar është dashtë të prezantohet si shprehje e pakënaqësisë të arsyeshme të Popullit Shqiptar me ardhjen e EULEX-it në Republikën e Kosovës, si një sundim kolonial të ri që do të e zëvendëson sundimin e tanishëm kolonial të UNMIK-ut! Sepse dihet publikisht se Kosova është e lodhur nga sundimet e huaja dhe ajo ato nuk do të i duron më! Me këtë akët ata duan të e kriminalizojnë këtë qëndrim të natyrshëm dhe të arsyeshëm të shumicës absolute në Kosovës.

 

Ajo që duhet than që në fillim është fakti se mes Popullit Gjerman dhe popullit Shqiptar as një herë në ter historinë e ekzistimit të civilizimit evropian nuk ka pas armiqësi.

 

Kjo vlen edhe për kohërat e dy luftërave të Shteteve Gjermane të asaj kohe, kur Populli Gjermani pa dëshirën e vete u implikua në to, nga ana e regjimeve reaksionare të cilat Popullin Gjerman donin të e përdornin mish për top për të realizuar ambiciet e veta imperialiste. Në këto dy luftëra, në fund të fundit, pasojat me të mëdha i pësoi vet Populli Gjerman, ushtarët e të cilit kot i dhanë jetët e tyre në shumë vende të Botës.

 

Të thuhet këtu menjëherë se forca të tilla reaksionare ekzistojnë akoma në gjithë Evropën dhe se ato duhet të mbahen nën kontrollin e forcave progresive ndërkombëtare, por para së gjithash nga ana e vet forcave progresive gjermane e evropiane, përndryshe ato do të krijojnë shumë shpejtë rrethana për shpërthimin e ndonjë lufte të re botërore.

 

Gjermania si një ndër 6 shtetet e Grupit të Kontaktit duhet të është vetëdijshme se asaj i takon përgjegjësia ose merita historike për rrjedhat e ardhshme në Kosovë dhe në këtë pjesë Evropiane te Ballkanit. Çështja e Kosovës është provë guri për Gjermaninë që të dëshmojë para Botës se ajo definitivisht e ka ndryshuar pozitivisht qëndrimin e vet në një shtet vërtet përparimtar e demokratik. Nga një vend i cili në të kaluarën historike i ka shkaktuar vuajtje më të mëdha tërë njerëzimit. Gjermania tani praktikisht po e vërteton dhe duhet të vazhdon të e vërteton se ka një rol pozitiv, me që popujve të veçantë dhe njerëzimit në tërësi po ua shtrinë dorën e shpëtimit nga vuajtjet që atyre ua kanë shkaktuar dhe po ua shkaktojnë sundimet diktatoriale, që akoma po vegjetojnë në disa regjione te Evropës dhe më gjerë. Me që Gjermania edhe vet ka qenë viktime e diktaturave të tilla në të kaluarën!

 

Një ndër ata popuj dhe ato vende që përjetuan gjenocidin dhe masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, është pikërisht populli shqiptar i Kosovës i cili ishte viktimë e terrorit sistematik shtetëror të regjimit të Beogradit, i cili filloi që nga viti 1878 dhe i cili akoma edhe sot po vazhdon të ushtrohet ndaj këtij populli dhe këtij vendi!

 

Gjermanët e dinë se si është ndjenja e ndarjes të familjes, të fshatit, të qytetit dhe të atdheut, sepse në të kaluarën e afërt shteti gjerman ishte i ndarë dhe i copëtuar shumëfish nën sundimet e huaja dhe ia arriti të bashkohet me një revolucion paqësor. Edhe Populli Shqiptar është i vendosur që të bashkohet ashtu si u bashkua Populli Gjerman! Me revolucion paqësor.

 

Kancelarja Merkel e ka përjetuar edhe vet se çfarë do të thotë ndjenja kur njerëzit e një familjeje brenda atdheut të vet iu duhen të përdorin disa pasaporta për tu vizituar mes veti. Sikur tani që shqiptarëve ju duhen 6 pasaporta shtetesh për të e vizituar njeri tjetrin brenda atdheut të vet . Ajo mundet të e kuptojë gjendjen e popullit shqiptar që është copëtuar dhe ndarë me kufi "ndërkombëtar” në 6 shtete. E të cilit, territorin e ti etnik kombëtar ja kanë ndarë me përdorimin e dhunës brutale, sllavët e grekët dhe aleatët e tyre.

 

Tani Gjermania e ka rastin të e përdor shembullin e vet të rrënimit të Murit të Berlinit, për rrënimin e shumë mureve të dhunës të ngritura brenda kombit shqiptar dhe territorit të ti ku ai është autokton. Dhe me këtë, mes populli gjerman e ati shqiptar ka shans ta heq hipotekën e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, kur dhe ku filloi copëtimi i popullit dhe vendit tonë në dobi të shteteve sllave e greke!

 

Nuk ka kurrfarë arsye juridike, politike dhe as morale e logjike që kombit shqiptar t’i i bëhet ofertë për integrime ekonomike politike e ushtarake me Bashkimin Evropian e me NATO-në, ndërsa në të njëjtën kohë të pengohet integrimi i tij i brendshëm ekonomik, politikë e ushtarak kombëtar!

 

Nuk është fshehtësi se disa vende brenda Bashkimit Evropian kanë qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve dhe ato janë kah anojnë nga e djathta ekstreme deri në skajshmëri. Ato synojnë të pengojnë dhe ta minojnë zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve te Evropës, duke e rrezikuar tërë projektin e integrimeve evropiane. Duke bërë përpjekje që të i ruajnë dhe t’i zhvillojnë disa marrëdhënie të tejkaluara kolonialiste brenda vet shteteve të tyre, në shtetet tjera dhe ndaj shteteve tjera. Bile në disa segmente ato po e komprometojnë edhe vete BE me demonstrimin e apetiteve kolonialiste edhe në emër të vet BE-së.

 

Shembull konkretë janë sjellja e Spanjës ndaj popujve të kolonizuar nga ajo si dhe sjellja e Greqisë. Greqia si anëtare e BE po i shkel vazhdimisht të drejtat individuale e kolektive njeriut dhe të drejtat e popujve në raport me shqiptarët si brenda në Greqi si dhe ndaj Shqipërisë !

 

Pikërisht për këto shkaqe vërehet një skepticizmi i shqiptarëve ndaj BE-së!

Mendojmë se Qeveria Gjermane dhe kancelarja Merkel ka një rast historik që para shqiptarëve të sjell argumente që do të e vërtetonin të kundërtën dhe që do të eliminonin arsyet e skepticizmit dhe mosbesimit ndaj BE-së! Prandaj, kemi shpresë edhe besojmë se kjo do të demonstrohet edhe tani edhe në të ardhmen!

 

Besimin e bazojmë në faktin se Gjermania u tregua një ndër vendet më humanitare në Evropë dhe në gjithë botën në aksionet ndërkombëtare për t’i ndihmuar popujt në fatkeqësi të shkaktuara nga natyra, nga terrori shtetëror dhe nga luftërat që ndodhën dhe që po ndodhin.

 

Gjermania strehoi mijëra refugjatë shqiptarë që u detyruan të braktisin vendin e vet nën sundimin diktatorial të ish RSFJ që nga koha e Titos e deri te koha e Millosheviqit. Për ndihmat humanitare që i bëri populli dhe shteti Gjerman ndaj Popullit Shqiptar edhe në luftën e fundit të Millosheviqit më 1999 edhe pas luftës, ne i çmojmë shumë dhe jemi mirënjohës popullit dhe Qeverisë Gjermane.

 

Në Gjermani sot jetojnë një numër shumë i madh i Shqiptarëve që me dekada të tera me punën e vet të zellshme kanë ndihmuar në ndërtimin e saj. Nuk duhet harruar se ka disa qindra mijëra familje shqiptare që në tokën Gjermane i kanë varrosur edhe familjarët e vet dhe se në Gjermani i kanë krijuar familjet, aty iu kanë lindur edhe fëmijët e tyre, duke e njohur atë si Atdhe të vetin të dytë. Sepse një shumicë e kanë marr edhe shtetësinë Gjermane. Shqiptarët që jetojnë në Gjermani në shumicë dërrmuese jetojnë në miqësi e harmoni me fqinjët e vet gjermanë duke i respektuar ligjet dhe duke u integrua në kulturën vendore. Tëra këto fakte dëshmojnë për një miqësi mes dy popujve tanë. Miqësi e lidhje që i takon qytetërimit më të vjetër evropian, të cilën miqësi nuk ka mundësi të e vejnë në pikëpyetje askush!

 

Kemi besim se këto marrëdhënie miqësore në mes dy popujve tanë do të kultivohen edhe në të ardhmen dhe presim nga kancelarja Merkel dhe nga Qeveria Gjermane që ta përkrah pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që populli shqiptar të i njihet e drejta në VETËVENDOSJE, që ai të jeton në një shtet unik, të pavarur e sovran dhe pa sundime të huaja! Kjo zgjidhje është edhe garant i paqes dhe sigurisë si edhe një perspektivë më e mirë për integrime në këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora