E shtune, 20.04.2024, 03:00 PM (GMT+1)

Mendime

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Bujar Leskaj, kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë

E diele, 14.02.2021, 03:31 PM


"Personalitet i Shquar i Labërisë"  Bujar Leskaj

kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë

Bujar Leskaj, Doktor i Shkencave ekonomike.

Le të njihemi me Dr. Bujar Leskaj

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Dëshiroj që ky shkrim le të shërbejë si kujtim i nënës së tij të mrekullueshme,  Fatbardha Leskaj, që nuk mundi t'i shihte arritjet e të birit.

Bujar Farudin Leskaj ka lindur në Vlorë më 3 korrik 1966 në një familje atdhetare nga Drashovica e Vlorës. Pasi kreu Shkollën tetëvjeçare "Ismail Qemali" Vlorë e më pas gjimnazin “Ali Demi”, vazhdoi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Në përditësinë shqiptare marrja e një diplome të arsimit universitar është shndërruar në negativitet për individin, ashtu si dhe aderimi në një forcë politike, vetëm për interes personal  Në shumicën e shqiptarëve mjafton ai copë kartoni për të zenë vetëm një vend pune dhe pastaj harrojnë të kërkojnë nga vetvetja dhe nga jeta e cila çdo ditë na paraqet kërkesa të reja. Ndaj jeta për cilindo duhet të jetë një shkollë, e cila me përvojat që i ka treguar  koha,  i çel rrugë të reja çdo individi.  Jeta njerëzore në vetvete është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, me të përpjeta dhe të tatëpjeta  e që t’i kapërcesh ato duhet dije, kulturë, profesionalizëm, guxim, kurajo, vullnet dhe punë vetmohuese. Shpesh njeriu që kërkon të jetë “Dikushi” harron Vetëqenien. Për analogji pyes: A e mohojnë vetveten anëtarët e P.D për hir të idealit? Për fat të keq Jo... Janë të rrallë ata që i mbajnë premtimet e bëra gjatë elektoratit, pasi thuajse 90% të atyre që aderojnë në politikë të çdo ngjyre qoftë, i angazhohen elektoratit me paramendim. Premtimet u duken fushë me lule, ku kërkojnë copëzën më të bukur për ta rrëmbyer. Ose elektorati u duket sikur zgjedhësit u kanë vënë përpara një bakllava apo një mishë të pjekur  dhe të zilepsur, duke u jargavitur, lakmojnë pjesën më të madhe apo më të majme të mishit. Le të më kundërshtojnë po deshën të gjithë servilët që i lëpihen kandidatit që do t’i japin votën. Jam e bindur se më parë se të angazhohen në elektorat,  kanë kërkuar një vend pune e cila të jetë si një fole pëllumbash.

Ç’u bë ideali i P.D ?! Më vjen keq që shprehem, por Ideali i viteve   ’90, nuk ekziston më. Të parët që u ngritën për vendosjen e Demokracisë në Shqipëri, vranë frikën duke u ngritur për shembjen e një sistemi që shkatërroi Kombin, vrau shqiptarinë, varfëroi kombin materialisht ,mohoi ndërgjegjen kombëtare dhe ndaloi Besimin te Zoti. Ai sistem vrastar i paprovuar më parë, e varfëroi shqiptarin materialisht dhe mendërisht, duke i shndërruar vëllezërit e një gjaku pallazgë-ilirë-shqiptar,    armiq të njëri -tjetrit...Shqipëria Etnike e cunguar dhe e tjetërsuar si komb, sot është një komb i përçarë , i mpakur dhe i plakur, sepse  nga njëra anë e shkatërruan të mëdhenjtë e politikës ndëreuropiane, nga ana tjetër ne po hamë kokat e njëri-tjetrit . Dje ishte Lufta e klasave, e cila vazhdon edhe sot, por më e sofistikuar. Kurse sot, Shqipërinë po e grryejnë Korrupsioni,  trafiqet dhe emigacioni që janë shndërruar në gangrenë vdekjeprurëse. Veç ndërgjegjesd Kombëtare, tek ne u zhduk tradita u mohua e shkuara,ku gjallojnë  rrënjët e kombit . Është mëkat, fatkeqësi, apo tradhti të mohohet identitetit kombëtar.

Dr. Bujarit  i kërkoj ndjesë për këtë hyrje në temë, pasi  Ai, si bir i Vlorës e meriton plotësisht kandidaturën për të përfaqësuar bashkëqytetarët e tij në organin më të lartë legjeislativ,  në Parlamentin Shqiptar.
  Pse?!- mund të pyes dikush, madje ka dhe nga ata që i shkojnë pas...

Së pari Bujari i plotëson të gjitha kriteret e një qytetari të mirëformuar si  intelektual i mirëfilltë, me arsim, kulturë, i specializiuar në disa fusha të jetës. Për njerëz të tillë ka nevojë Demokracia shqiptare.

Edukimi dhe formimi i tij intelektual janë treguesit më të mirë për këtë kandidaturë.Le të ndjekim shkallët që ka ngjitur Bujari për t’u bërë “Dikush” dhe për të zënë një vend nderi në shoqërinë e hallakatur të tranzicionit shqiptar që po plaket.

Ndryshe nga shumica e delirantëve që u mjafton  një diplomë, Bujari, përherë ka kërkuar nga vetja dhe jeta:     *Më 1990 u diplomua në Fakultetin Gjeologji-Miniera, me profesion Inxhinier nafte./

*1998 kryen studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë  dhe ushtron profesionin Ekonomist./*2002 diplomohet jurist në UT, Fakulteti i Drejtësisë./ *2003 Diplomohet për mësimdhënie në nivel master në (Administrim publik) - shkurt-qershor 2003;/ Univ. i Nebraskës - Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit./*2004 në UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, i jep titullin Avokat ;/*2005, në Univ. Bamberg, Gjermani - specializohet për Financat publike - (shkurt 2005)./ *2002-2006- kryen Studime të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë ;/*Master në Financë ( Qershor 2006)/* 2009 Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), mbron dizertacionin pranë Univ. të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: "Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri" (2009).

*Arsimimi dhe profesionalizmi i kanë dhënë Bujarit përvojën  bashkëkohore për të qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.  Ai ka punuar në vende me përgjegjësi profesionale, qytetare e morale dhe ka patur rezultate., si: doganier & Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë; /

Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të  Doganave;/

-pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë dhe pedagog i jashtëm,  Departamenti Financë, / 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, / si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
  *  I shquar me një veprimatri politike dhe sociale (veçanërisht për Vlorën), Bujar Leskaj  nga 1997- 2009 ka aderuar si:anëtar aktiv i PD-së; anëtar i Bordit financiar të PD-së; /nga 2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;/*2005 - 2009: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë Zona zgjedhore: 94, Qarku: Vlorë;/  Shtator 2005 - Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit;/ - 2007 - 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

*  Është autor i disa librave, si :*"Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë”, 1912-2009;/ "Brenda dhe Jashtë…Parlamentit” (maj 2007-maj 2009)", "Senjorazhi” – Punim Doktorature, 2009; “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), - 2011;/ “Leksione në Financë” (Pjesa e I), 2011;/

* “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar) –2011.; Si dhe : - Botime në Revista periodike shkencore./- Artikuj ne shtypin e përditshëm./- Pjesëmarrje në Konferenca shkencore.

Jo vetëm në kohën kur ishte në postin e Ministrit, por dhe në vazhdim, Bujar Leskaj ka marrë pjesë nëpër Panairet e Librit”., *ka organizuar promovime autorësh në Tiranë -Vlorë, si:

* Ali Asllanin; /* Petro Markon*Vilhelme Vrana Haxhirajn- *Ka ndihmuar dhe referuar në vlerësimin e Prof.dr. Isuf Luzaj -korrik 2008;/* Promovoi krijimtarinë e Vilhelme Vranarit me studentët e U. "I.Qemali" në 100 vjetorin e Pavarësisë.

*Për çdo janar ka organizuar simpoziume shkencore për figurën madhore të Ismail Qemalit me referues, profesor të shkencave historike- diplomatike.*Ka nxjerrë në pah vlerat e Qazim Koculit * Takime për Luftën e Vlorës, etje...

Kjo pasqyrë modeste e paraqitur nga unë, tregon se Bujar Leskaj ka qenë i angazhuear si në politikë ,por pa lënë pas rritjen e tij profesionale duke kërkuar sa më shumë nga vetja dhe të rejat e shkencës. Krahas arritjeve politike dhe profesionale ai ka qenë i angazhuar dhe me problemet e kulturës dhe  vlerave të kombit. Ajo që e dallon kandidfatin tonë, kurrë nuk është shkëputr nga qyteti i lindjes duke ndjerë një përgjegjësi morale dhe qytetare  për Vlorën dhe vlonjatët!

Urime Z. Bujar ! Ju e meritoni dhe do të fitoni me të drejtë në zgjedhjet e 25 prillit,  si përfaqësues i denjë vlonjatëve në Parlamentin Shqiptar Suksese e me konsideratë!

Vilhelme Vranari Haxhiraj -

Vlorë 12.02. 2021



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora