E enjte, 23.09.2021, 10:38 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Jeruzalemi i Shtetit të Kosovës

E diele, 14.02.2021, 12:40 PM


Xhemal Ahmeti:

VOTA IME

Detyra e votuesit racional dhe pragmatik është ta ruajë me çdo kusht demokracinë pluraliste. Mos ta votojë në asnjë mënyrë atë që qysh para zgjedhjeve thotë se i ka mbi 50%. Pra ai ka mjaftë, prandaj ti voto tjerët që u duhet mbështetja për të mbijetuar. Instalimi i një versioni të vetëm politik çon domosdoshmërisht në monizëm. Në atë sistem pra që Kosova pati fatin të jetoj deri para pavarësisë së saj. Instalimi i një tendence të tillë donë të thotë pështyrje mbi varret dhe abuzim i gjithë atyre që luftuan e vdiqën [jo vetēm në luftēn e fundit] për lirinë e vendit të tyre.Përveç kësaj Kosova me një sistem të tillë nuk do mbetet shtet: për këtë vë dorēn në zjarr! Mos lejoni fillimet se pastaj çdo vaj është i kotë.

________

JERUSALEMI I SHTETIT TË KOSOVËS

Jo vetëm për shkak të intervenimit ushtarak dhe mbrotjes SHBA-të mbeten garanti jetik i Kosovës, por edhe për shkak të investimit në unifikimin e faktorit të brendshëm politik në parimet kapitale: jetësimin e pavarësisë, krijimin e shtetit dhe garantimin e sovranitetit të tij nën mbrojtjen e SHBA-ve. Rrezikimi i këtij partneriteti (qoftë edhe lojëra debile elektorale) donë të thotë konferenca rreth ekzistencës apo mosekzistencës së këtij shteti, që do të thotë fund i "epokës së artë shqiptare në parketin global". E di që kjo foto u djeg shumë militantëve të të gjitha taboreve se nuk duan të shohin skena të këtilla, por ata duhet ta kutpojnë se ky ishte shpëtimi i Kosovës jo vetëm nga agresioni serb. Po të isha kosovar jo vetëm këto zgjedhje por përherë do të votoja sikur të ishte referendum: me këtë linjë apo kundër kësaj linje! Dhe përherë do ta votoja atë drejtim që nuk më bënë më viktimë serbe. Zgjedhje të rregullta u dëshiroj!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora