Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Sot është dita e dashurisë

| E diele, 14.02.2021, 10:23 AM |


Ndue Ukaj:

Sot është dita e dashurisë, dita e Shën Valentinit, një prifti nga Roma që sakrifikoi shumë për dashuri, dhe në këtë ditë Kosova po organizon zgjedhjet e lira e demokratike.

Kjo është  një ditë e shënuar, që na kujton përkatësinë tonë oksidentale, prandaj ta kujtojmë njeriun që i dha dashuri pafund vendit.

Sot jemi fatlum për mundësinë që kemi të rrisim kulturën demokratike dhe shpirtin e tolerancës dhe për këtë merita pafund ka Ibrahim Rugova.

Kosova s' ka nevojë për mohues, avanturierë dhe propagandues të ideve proletare, që duan ta kthejnë vendin në pikën zero, për eksperimente ideologjike e lavdi personale, por për njerëz të urtë dhe që i njohin të arriturat e deritanishme dhe që kujdesin për vendin e raportet me miqtë i kanë bosullë orientimi.