E merkure, 22.09.2021, 06:51 PM (GMT+1)

Mendime

Ndue Ukaj: LDK- ja përbën trashëgiminë më të pasur kombëtare

E premte, 12.02.2021, 10:19 PM


Ndue Ukaj:

LDK-ja që tri dekada i ka përcaktuar kahet e zhvillimeve pozitive për Kosovën dhe prej atëherë është bërë pararojë e interesave sublime të Kosovës.

LDK- ja s'gulçon e as s' bën demagogji, por ndjek një kurs politik racional. Ajo kurrë s’është rrëmbyer nga euforia, aventurat politike dhe asnjëherë s'e ka fikë energjinë për zhvillime pozitive. Madje, as atëherë kur mbi të janë vërsulë në mënyrën më jo demokratike të mundshme.

LDK- ja përbën trashëgiminë më të pasur kombëtare në fushën e kulturës politike, si veprimtari shtetndërtuese dhe si filozofi për politikën në sensin historik, kulturor dhe identitar.

Ajo e lidh të kuluaren me të sotmen dhe s’ngarend vetëm pas të nesërmes, për të përbuzë çdo vlerë pararendëse.

LDK- së është nyja që i lidh interesat më sublime të Kosovës: ruajtjen e rendit demokratik, ruajtjen e miqësive me perëndimin, orientimin e Kosovës palëkundshëm kah vlerat perëndimore dhe promovimin e kulturës autoktone duke përftuar nga vlerat qytetëruese universale.

LDK- ja është shprehja më pozitive dhe më autoktone vlerave të popullit të Kosovës; është partia që kujdesin për shtetin e lidhjet e tij me miqtë, i ka postulate udhërrëfyese të punës dhe të mendimit politik.

Lidhja e Rugovës i ka dhanë goditje të fortë njëmendësisë politike dhe njëkohësisht e ka promovuar në mënyrë shembullore shpirtin e tolerancës, pajtimit dhe solidariteti, vlera këto sublime dhe të domosdoshme për secilën shoqëri, pa të cilat asnjë shoqëri s’ka të ardhme të ndritshme.

Pra, LDK-ja, siç tha këto ditë Kujtim Shala "është projektuese dhe themeluese e shtetit të Kosovës."

Kosova është Dardanina antike dhe sipas parimit natyral, s’ka të sotme pa të djeshmen, dhe s’ka të nesërme pa të sotmen.

Voto #LDK, 132
#Avdullah Hoti, 1
#Kujtim Shala, 2
✌✌



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora