E shtune, 20.04.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Mendime

Anton Berisha: Republika e Kosovës, projekt shqiptaro-perëndimor

E enjte, 11.02.2021, 09:03 PM


Anton Berisha:

Republika e Kosovës është kompromisi i madh shqiptar si vazhdimësi e krijimit të shtetit shqiptar pas gati një shekulli.

Ky kompromos u realizua pikërisht nga diplomacia britaneze që kishte në dijeni Konferencën e Londrës me 1913 kur kompromiset e fuqive të mëdha rrudhën tokat shqiptare.

Ideologu i shtetit të Kosovës, dr Ibrahim Rugova arriti që të harmonizohet me diplomacitë britaneze, gjermane, italiane etj., dhe per ta permbyllur me Selin? e Shenjtë dhe SHBA-të, për të krijuar konsensusin perendimor për shtetin e Kosovës.

Ky është nj? projekt i përbashkët shqiptaro-perendimor i paprekshëm dhe i qëndrueshëm.

Me 14 shkurt 2021, ka zgjedhje parlamentare dhe asgjë më shumë.

As nuk do të ketë president, as kryeminister e as qeveri që mund të ndryshojë asnjë milimetër të territorit të Kosovës dhe as të prekë asnjë element të shtetësisë së saj.

Armiqtë e shtetit të Kosovës në pamundësi për të sfiduar shtetin e Kosovës në relacione ndërkombëtare për shkak të qëndrushmërisë së partnerëve tonë euroamerikanë janë në përpjekjen e rradhës për të provuar nga brenda zhbërjen e shtetit.

Sigurisht, që bota shqiptare me ndihmen e botës perendimore do ta kalojë edhe këtë turr të rradhës së mendésisë ideologjike lindore, armike shekullore e interesave të kombit shqiptar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora