E premte, 19.04.2024, 02:00 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Hajdutët me shaminë e pionerit

E enjte, 11.02.2021, 08:55 PM


Xhemal Ahmeti:

ASNJË MAJË NUK QËNDRON PA BAZË

Jam thotë kunder ekstremizmit fetar, por të vret për primatin që është bërë kazani i tyre. Jam thotë kundër hajnisë nga politikanët, të fyen e vret për primatin e tij hajdut dhe abuzues. Jam thotë kundër diskrimiminit të gruas, por sapo (ri)martohet e harron feminizmin dhe zhduket nga faqja e dheut - deri sa të divorcohet. Plus të vret për primatin që ka mbush partinë me mizogjinë, grambulues- e grapërdhunues...

Kjo ndodhë në një shoqëri pa asnjë lloj vlerash, pa asnjë moral (as shoqëror as personal, ngase edhe ky i fundit varet nga parime konstante). Nuk mund të ndryshojë diçka me këtë mendësi militantësh skizofrenë. Nuk janë problem primatët.

___________

HAJDUTËT ME SHAMINË E PIONERIT

Si? Në Prishtinën që për nga infrastruktura i përngjan një qyteti afgan të ngecur në çdo sferë zhvillimi (katundet e mëdha këndej duken si kryeqytete në krahasim me Tiranën e Prishtinën) paska lagje vipash - ku nuk frekuenton populli i vdekshëm dhe ku çmimet qenkan marramendëse, milionëshe? Edhe më interesante:  aty banuakan politikanë me rroga shteti? Nëpunës shteti pra. Po ku i mblodhët ato para e ato garanci se? Si ka mundësi. S'ka mundësi, përveç se kur vjedh e korruptohesh si derr/e i/e egër. Plus lagjen me gardianë që nuk i ke në Zvicër për shembull! Hajdutë. Në kartelle kolumbiane e keni shndrruar vendin. Nga ana tjetër, pse jo: këto turma edhe më keq e meritojnë!

___________

PAS MBETEN VETËM SHENJAT

Gjersa njeriu jeton vdesin aq shumë përreth tij. Prapseprapë ai nuk dorëzohet: bënë çmos ta siguroj pavdekësinë. Edhe sa pervers duhet të bëhet egoizmi i njëshit, për ta kuptuar tjerët se  s'ka fuqi mbi e nëntokë që mund ta ndryshojë këtë proces. Gjithçka që mbetet është shenja: e cila mbijeton kohët nëse është shumë e mirë ose shumë brutale. Carpe diem dhe mos u bë idiot.

___________

APOLITIKE

Qenia dhe hiçi: qenie është gjithçka që ekziston; guri, plehrat, njerëzit, uji (...), ndërkaq hiç janë gjitha këto kur s'ka kush i mendon si të qena. Hiçi pra nuk është asgjëja, por është poashtu qenie që e kanë prodhuar ato qenie, të cilat besojnë se pa ta universi është hiç. E se nuk kanë të drejtë e marrin vesh sapo tu fiket drita parasyve: ai s'është e bota pasurohet edhe me një emër që ishte e s'është më, por megjithatë jo hiç ngase shenjë në kohë e hapësirë. Kështu demonstron natyra se hiçi de facto nuk ekziston, porse është vetëm një kategori mentale e humanoidit për të mohuar/zhvlerësuar ato që i duken të paarritshme ose që e pengojnë në luftën e tij për të qenë kurrora e universit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora