E shtune, 20.04.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Populli dhe pushteti

E merkure, 10.02.2021, 10:00 PM


Populli dhe pushteti

Nga Astrit Lulushi

Pushteti është bërë si “Shtëpia e Gjetheve”, relike e kohës së vjetër. Është vjedhja, korrupsioni, mashtrimi që e shtyn njeriun t’i hyjë politikës. Njerëzit e ndershëm po ikin.

Dikur, në periudhën para Rilindjes (evropiane), kur familjet kryesore ose tregtarët organizuan për herë të parë një qeveri për qytetin e tyre, ata jo vetëm që siguruan disa ndarje të pushtetit përmes votimit por u munduan për të zvogëluar probabilitetin që shefi ekzekutiv i qeverisë të mund të merrte pushtet autokratik.

Për një kohë në Genova, për shembull, administratori kryesor i qeverisë duhej të ishte një person i jashtëm - pra, dikush pa anëtarësi në ndonjë nga familjet e fuqishme në qytet. Për më tepër, ai detyrohej të merrte një mandat të caktuar; ishte i detyruar të linte qytetin pas përfundimit të mandatit; dhe i ndalohej të martohej në ndonjë nga familjet e qytetit. Në Venecia, kur një qeveritar u përpoq të bëhej autokrat, atij iu pre koka. Kështu, doket e mëpasshme u ndoqën në procesione zyrtare, duke krijuar një xhelat simbolik me shpatë, si kujtesë të dënimit të destinuar për çdo udhëheqës që përpiqej të qeveriste si tiran.

Mendja shkon se mbase kjo traditë, simbolikisht, duhet adoptuar. Është diçka për të cilën njerëzit duhet të mendojnë kur shohin ngjarjet sesi rrokullisen Sistemi aktual është prishur. Qeveria sillet si grup banditësh. Popullit duhet t'i rikthehen të drejtat e uzurpuara. A është e nevojshme që vendit t’i duhet të rrënohet që gjërat të fillojnë të vihen në vend?

Është e lehtë të shohësh se politikanët nuk janë të përjetshëm, por ata nuk duan të ikin. Kanë afër 80 vjet në pushtet. Eksperimenti që me kokëfortësi ndjekin është përfundimisht i korruptuar - 45 vjet diktaturë dhe 30 vjet tranzicion.

Libri i Ezdras jep një shembull të mirë se çfarë duhet të bëhet me ata që përpiqen të manipulojnë pushtetin: Një Trekëmbësh ndërtuar nga trarët e shtëpisë së tyre dhe atje të varen nëse abuzojnë pushtetin. Kërcënimi me ligj është thjesht dordoleci - është frika e atentatit (fizik, politik, ekonomik), që i mban politikanët në linjë (dhe nuk është populli nga i cili kanë frikë)

Lord Acton kishte të drejtë: “Ku keni një përqendrim të fuqisë, shumë shpesh personi me mentalitetin e gangsterit merr kontrollin”. Historia e ka provuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora