E premte, 29.03.2024, 12:30 PM (GMT)

Kulturë

Vahit Nasufi: Ismet Peja – Doajen i Këngës

E merkure, 10.02.2021, 09:15 PM


ISMET  PEJA - DOAJEN I KËNGËS

Në shej nderi dhe respekti të perjetshëm

Nga Vahit Nasufi

Është e njohur treva gjakovare,

Për këngë të vjetra qytetare,

Për këngë të bukura popullore,

Folklorike burimore.

Ky qytet perëndimor kosovar,

Ka dhënë shumë këngëtarë,

Që lanë pas thesaret popullore,

Plot me vepra madhështore.

Nga qielli i yjeve gjakovar,

I shkëlqente melosit kombëtar,

Rrezet e tij s`i ndalte as reja,

Ylli i këngës - Ismet Peja.

Lindi n`Gjakovë më 1937 -të,

Në një familje me autoritet t`lartë,

Në një vatër shumë bujare,

Me shumë vlera kombëtare.

Trashëgoi emrin e xhaxhait,

Trashëgoi këngën prej babait,

Një perlë e njohur muzikore,

Me tipare t`larta njerzore...

Ishte pedant dhe korrekt,

Ndaj secilit kishte respekt,

Ishte i ndershëm dhe me kulturë,

Prej fjalës dhënë s`luante kurrë,

Ishte human shumë dordhënës,

Në biseda ishte mbreslënës,

Për këngën ishte margaritar,

Për arsimin ishte pishtar.

N`fshatin Brekoc ky këngëtar,

Pesë vjet punoi si arsimtar,

Të gjithë nxënsit që i mësoi,

Prej fëmijëve t`vet nuk i dalloi!

Një post tjetër i dhanë Ismetit,

Si drejtor n`bibliotekën e qytetit,

Tridhjetë e pesë vjet aty ponoi,

Nga biblioteka n`pension shkoi,

Kur filloi karrierën si këngëtar,

Ismet Peja ishte 13 -të vjeçar,

Radio Prishtina kur e hetoi,

Si solist të rregullt e pranoi.

Me këngën që i kushtohet djalit,

"Këndo mor zogu i malit"

Me këngën e bukur të Qamilit,

Filloi karriera e gojëbilbit.

Këndoi n`shumë vise shqiptare,

Në koncerte e festivale -

Manifestime kombëtare,

Në shumë ahengje familjare...

Jaret shkodrane i qante fare,

Si dhe ofaitë gjakovare,

Këndoi me shumë këngëtarë,

Që i njihte populli shqiptar.

Ky kolos i këngëve popullore,

Për veprat e mëdha muzikore,

U dekorua me shumë çmime,

Me mirënjohje dhe shpërblime,

Një të hëne lajmin dëgjuam,

Me shumë dhimbje e pranuam,

Më 23 nëntor 2020 -të,

Ismet Peja ka ndërruar jetë!

U nda prej nesh përgjithmonë,

Një legjendë, një ikonë,

I shteron këngës një burim,

Një zë i kristaltë iku n`amshim!

Vërtetë pa ty kemi mbetur,

Ndërrove jetë për t`mos vdekur,

Zëri yt dhe vepra jote,

Do t`jetojnë për shumë mote.

Sa për këngën mos ki merak,

Brënda pragut shtëpiak,

Ke lënë pas trashëgimtarë,

Ndër më t`mirit këngëtarë.

Prehu në paqe, pusho i qetë,

Dheu me ar të qoftë i lehtë.

Për ty do t`flitet, do t`këndohet,

Emri yt, kurrë s`harrohet.

Këto vargje që ia kam kushtuar,

Ndihem shumë i priviligjuar,

Por, janë pak për Bacën Ismet,

Sa një lum që derdhet në det!

Kërçovë, shkurt 2021



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora