| E merkure, 10.02.2021, 10:15 PM |
ISMET PEJA - DOAJEN I KËNGËS
Në
shej nderi dhe respekti të perjetshëm
Nga
Vahit Nasufi
Është
e njohur treva gjakovare,
Për
këngë të vjetra qytetare,
Për
këngë të bukura popullore,
Folklorike
burimore.
Ky
qytet perëndimor kosovar,
Ka
dhënë shumë këngëtarë,
Që
lanë pas thesaret popullore,
Plot
me vepra madhështore.
Nga
qielli i yjeve gjakovar,
I
shkëlqente melosit kombëtar,
Rrezet
e tij s`i ndalte as reja,
Ylli
i këngës - Ismet Peja.
Lindi
n`Gjakovë më 1937 -të,
Në
një familje me autoritet t`lartë,
Në
një vatër shumë bujare,
Me
shumë vlera kombëtare.
Trashëgoi
emrin e xhaxhait,
Trashëgoi
këngën prej babait,
Një
perlë e njohur muzikore,
Me
tipare t`larta njerzore...
Ishte
pedant dhe korrekt,
Ndaj
secilit kishte respekt,
Ishte
i ndershëm dhe me kulturë,
Prej
fjalës dhënë s`luante kurrë,
Ishte
human shumë dordhënës,
Në
biseda ishte mbreslënës,
Për
këngën ishte margaritar,
Për
arsimin ishte pishtar.
N`fshatin
Brekoc ky këngëtar,
Pesë
vjet punoi si arsimtar,
Të
gjithë nxënsit që i mësoi,
Prej
fëmijëve t`vet nuk i dalloi!
Një
post tjetër i dhanë Ismetit,
Si
drejtor n`bibliotekën e qytetit,
Tridhjetë
e pesë vjet aty ponoi,
Nga
biblioteka n`pension shkoi,
Kur
filloi karrierën si këngëtar,
Ismet
Peja ishte 13 -të vjeçar,
Radio
Prishtina kur e hetoi,
Si
solist të rregullt e pranoi.
Me
këngën që i kushtohet djalit,
"Këndo
mor zogu i malit"
Me
këngën e bukur të Qamilit,
Filloi
karriera e gojëbilbit.
Këndoi
n`shumë vise shqiptare,
Në
koncerte e festivale -
Manifestime
kombëtare,
Në
shumë ahengje familjare...
Jaret
shkodrane i qante fare,
Si
dhe ofaitë gjakovare,
Këndoi
me shumë këngëtarë,
Që
i njihte populli shqiptar.
Ky
kolos i këngëve popullore,
Për
veprat e mëdha muzikore,
U
dekorua me shumë çmime,
Me
mirënjohje dhe shpërblime,
Një
të hëne lajmin dëgjuam,
Me
shumë dhimbje e pranuam,
Më
23 nëntor 2020 -të,
Ismet
Peja ka ndërruar jetë!
U
nda prej nesh përgjithmonë,
Një
legjendë, një ikonë,
I
shteron këngës një burim,
Një
zë i kristaltë iku n`amshim!
Vërtetë
pa ty kemi mbetur,
Ndërrove
jetë për t`mos vdekur,
Zëri
yt dhe vepra jote,
Do
t`jetojnë për shumë mote.
Sa
për këngën mos ki merak,
Brënda
pragut shtëpiak,
Ke
lënë pas trashëgimtarë,
Ndër
më t`mirit këngëtarë.
Prehu
në paqe, pusho i qetë,
Dheu
me ar të qoftë i lehtë.
Për
ty do t`flitet, do t`këndohet,
Emri
yt, kurrë s`harrohet.
Këto
vargje që ia kam kushtuar,
Ndihem
shumë i priviligjuar,
Por,
janë pak për Bacën Ismet,
Sa
një lum që derdhet në det!
Kërçovë, shkurt 2021