Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë

| E merkure, 10.02.2021, 10:34 PM |


Blerim Latifi:

Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem.Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast. Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr parasysh orientimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyet dihen. Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, duke harruar, së pari, faktin themelor se ne botën, parasegjithash, e mendojmë si shqiptarë dhe, së dyti, faktin se ne nuk kemi bërë ndonjë besëlidhje me të përtej marrëdhënieve normale që krijohen midis dy shteteve të pavarura.

__________

Një lajm i mirë për miqtë e filozofisë

Së shpejti në libraritë e Prishtinës dhe Tiranës do të dalë libri “MBI HEGELIN, PLATONIN, LIRINË DHE RELIGJIONIN”, të cilin e kemi shkruar unë dhe Robert M.Wallace, i cili është njëri ndër filozofët më të njohur amerikanë në fushën e studimeve hegeliane. Profesor i filozofisë në Goddard College, Cornell, University of Wisconsin-Milwaukee, University of Pennsylvania, dhe Colgate University, Robert M. Wallace është autor i librit "Hegel’s Philosophy of Reality, Freedom, and God" (Cambridge University Press, 2005), libër në të cilin ai e zhvillon një interpretim krejtësisht origjinal të filozofisë së Hegelit, duke evidentuar njëkohësisht paqëndrueshmëritë e intepretimeve klasike dhe bashkëkohore të kësaj filozofie.

__________

Osmanët e zhvarrosën që t'ia marrin eshtrat për t'i varur në qafë si hajmali që u sjell fat. Unë e barti me vete figurën e tij për t'ia kujtuar vetes çdo ditë shembullin e një njeriu që na mëson se pavarësisht sa i fortë e i egër është tirani, kurrë nuk duhet hequr dorë nga ëndrra e lirisë.