| E merkure, 10.02.2021, 05:45 PM |
RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PËR SHOQATËN E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI, ALBANI”, SUEDI
Shënime për Veprën 2, “Arsimi Shqip në Suedi”,të Hysen Ibrahimit, si dhe për veprat “Thesari Kombëtar” 2,7 dhe 8
Nga
Bashkim Saliasi, Publicist dhe
shkrimtar, Tiranë
Në muajin korrik të vitit 2017 pata fatin që, së bashku
me miqtë e mi Viron Kona, Nuri Dragoj dhe Kadri Tarelli të merrnim pjesë, në
Tropojë, në përurimin e veprave “Thesarit Kombtar” 7 dhe 8, botime të Shoqatës
së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI, Albani”, Suedi. Në këtë
veprimtari mbresëlënëse u njoha me disa nga anëtarët e Shoqatës dhe me kryetarin e saj zotin Hysen Ibrahimi. Kisha
dëgjuar shumë nga shokët dhe kolegët e mi për personalitetin e tij si drejtues
i Shoqatës, si krijues dhe studiues, por edhe si atdhetar i njohur shqiptar në
Suedi. Kështu që, e konsiderova gëzim dhe kënaqësi të veçantë njohjen dhe
takimin me të. Në ato pak kohë që ndenjëm bashkë dhe bashkëbiseduam, kuptova se
kisha pranë një njeri me shumë vlera, të thjeshtë dhe vëllazëror, por edhe
inteligjent e aktiv si drejtues i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë të Suedisë.Hyseni dinte të fliste dhe të shprehej mirë dhe bukur, por
ai dinte edhe të dëgjonte dhe të respektonte mendimet e bashkëbiseduesit,
kështu që, gjatë gjithë kohës së asaj
biseda, u ndjeva mirë si me një mik të
vyer që ndan dhe bashkëbisedon mendime dhe shqetësime të përbashkëta.
Së bashku folëm për vlerat e veprave “Thesarit kombëtar”
dhe angazhimin atdhetar e krijues të mërgatës
shqiptare në Suedi.Dëgjuma nga z.Hysen për arritjet e Shoqatës që ai
drejtonte,por dhe planet dhe projektet që ai dhe kryesia e Shoqatës kishin për
të ardhmen. Meraku i tij ishte ndihmesa dhe detyrat që ata kishin për t`i
ardhur në ndihmë vendlindjes, Kosovës, meraku për ruajtjen e traditave
shqiptare, dashuria për atdheun, për gjuhën e bukur shqipe dhe trashgimin e
tyre te fëmijët e brezi i ri.
Në bisedë sigurisht u përmendën edhe disa nga miqtë e
tjerë tanë në Suedi si: albanologu UllmarQvick, leksikografi dhe poeti
SadullaZendeli-Daja, poeti dhe përkthyesi, Sokol Demaku, shkrimtari Hmait
Gurguri, poetja dhe stilistja Emine Hoti etj.
Si çdo libër që e vendosim në biblotekë “pret kohën”, kur
lexuesi të gjej momentin e duhur dhe ta shfletoj.Kjo gjë më ndodhi dhe mua me
botimet 2, 7 dhe 8 të veprave “Thesarit Kombtar”, dhuratë nga i nderuari Hysen
Ibrahimi, Kryetari Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa
Klementi XI, Albani, Suedi.
Erdhi koha dhe unë e ndjeva që të shpreh disa konsideratatë
mia, të sinqerta për këtë Shoqatë të mrekullueshme kulturore dhe atdhetare, qës`ndalet
me veprimtaritë dhe me botimet e saj, që pasqyrojnë me realizëm në mërgatë vlerat
dhe traditat kombëtare shqiptare.
Porsa nis të shfletosh librin Vepra 2, Arsimi Shqip në Suedindeshesh
me shtatë thëniet brilante tëtë nderuarit, Kryetarit të Shoqatës “Papa Klementi
XI, Albani” zotitHysen Ibrahimi.
Në cilësinë e një ambasadori, zoti Hysen arrin të
shpërndajë mesazhe paqe, mirëkuptimi dhe tolerance, duke përcjellë te lexuesi
rreze drite dhe besimin se, një ditë, kombi shqiptar do bëhet ashtu sikundër e
ëndërronin Rilindësit, siç e ëndërrojmë ne dhe ata që do të vijnë pas nesh.
Duke kaluar nga njëra faqe në tjetrën mësojmë për
kontributin e çmuar që kanë dhënë njerëzit e arsimuar, të cilët u detyruan nga
regjimi serb të braktisin trojet e tyre dhe të vendosen në Suedinë e largët. Mësojmë
se Arsimi shqip në Suedi, zanafillën e ka qysh në vitin 1968, sikundër shkruan
në parathënien e librit “Arsimi shqiptar në Suedi” zoti Hysen Ibrahimi.
Ishin
intelektualët me mbështetjen të fuqishme nga prindërit e fëmijve shqiptarë, që
refuzuan në mënyrë demonstrative planet dhe programet e arsimit serbo-sllav në
Suedi, duke deklaruar hapur se gjuha shqipe dallon rrënjësisht nga gjuhët sllave
dhe se gjuha sllave nuk është gjuhë amtare e tyre. Gjuha shqipe ka prejardhje
Ilire, dhe si e tillë mbijeton nën sundimin më çnjerëzor nga okupatorë të
ndryshëm, 500 vjet nga okupatori Osman, bullgar, e deri te okupatori i fundit
serbo-sllav, që ndaluan të mësohet dhe të përdoret kjo gjuhë hyjnore.
Porsa lexon këto rreshta bindesh për kulturën e gjerë
njohëse që ka autori i kësaj vepre me vlera kombtare për të gjithë shqiptarët
kudo që jetojnë, qofshin ata brenda kufijve të Shqipëri, Kosovë, Malit të Zi,
Maqedonisë së Veriut, në Çamëri dhe në mbarë botën ku emigruan për kushte
ekonomike apo të përndjekur nga serbët, malazesët, maqedonisit dhe grekët.
Në parathënien e librit mësojmë për mikpritjen e Shtetit
Suedez si një vend demokratik që lejon dhe mundëson të gjitha minoritetet që të
kenë shkollat e tyre jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha pakicat
kombtare, duke iu afruar kushte të shkëlqyera për mbarëvajtjen e mësimit në
gjuhën e tyre amtare.
Pasqyrimi
para botës perëndimore se populli shqiptar e do arsimin, kulturën dhe
zhvillimin ishte pikrisht kërkesa për hapjen e shkollave shqipe, dëshmoi se ky
popull e do pavarësinë e tij dhe që të çlirohet njëherë e përgjithëmonë nga
pushtuesi serbo-sllav.
Në shkrimin e botuar në“Fjala e lirë” nga Fari Xhara, “Serbët
në të vërtetë kanë origjinëturke”,midis të tjerash shkruan: “Një gjë që gjatë
studimeve të mia për serbët e kam konstatuar është se e tërë “historia” e tyre
e shkruar edhe nga miqtë e tyre nuk është gjë tjetër vetëm se një histori e
vjedhur nga ne, ndërrim emrash dhe përshtatje për mbulimin e zbrastirës së tyre
historike me diçka që kurrë s’ka qenë e tyre”.
E citova këtë shkrim të botuar në“Fjalën e lirë” se tani
bazuar në studime të thelluara po hedhin dritë mbi gjenezën e popullit shqiptar,
jo vetëm autorët shqiptar, por edhe të huaj.
Është meritë e autorit Ibrahimi, që kurrë s’ka rreshtur së
mbajtur shënime dhe vjen para lexuesit me argumente dhe fakte bindëse se sa i vështirë
ka qenë fillimi dhe ngritja e kësaj Shoqate nënë tutelën e regjimit
serbo-sllav.
Në faqet e librit mësojmë për kontributin e pakontesueshëm
që dhanënismtarët e arsimit shqip në Suedi si dallandyshet e para të hapjes së
shkollave shqipe si: BegzatBeqiri, FaredinIsai, SadullaZendeli-Daja, Ramadan
Rexhepi-Osmani, Nimet Nesimi, AhmetBella, RemziRashidi, Bajram Maloku,
HidajeteZhuta, Xhelal Ademi, Shpëtim Fida, Ismailrugova, Ibrahim Egriu, Faruk
Berisha, Kosovërexhë-Bala, NuhiFetiu, MexhidSelmani, FaredinIsai, NuhiMazreku
dhe më pas gjeneratat e viteve’90-të. etj.
HysenIbrahimi na sjell nëmemorje se, në kuadrin e LASH-it
kanë dhënë kontribut dhe Prof. Dr. Muhamet Shatri, Ramadan Shala, Osman
Ahmetgjekaj, FetahBahtiri, BeqirSadiku, Ramadan Rexhepi-Osmani, Nimet Nesimi,
Ibrahim Egriu, Bajram Kabashi, RemziRashidi, Bajram Maloku, HidajeteZhuta, Xhelal
Ademi, NuhiFetiu, Mexhidselmani, FaredinIsai, Nazmi Shabani, Shyqyri Abazi,
IljazBicaj, KimeteMiftari, Shpend Koleci, SajmirHajdari, Xhevat Topalli, Enver
Sojeva, EjupRamadani, ShemsiKahrimani etj.
Duke kaluar nga njëra faqe në tjetrën mësojmë se
kontributi i autorit të librit zotit Hysen Ibrahimi siç shprehet Prof.
MigenaArllati: “Ai paraqitet si një shkrues izellshëm, por dhe si një kërkues i
papërtuar i arkivave dhe shënimeve të shumta, të cilat i ka kërkuar dhe
hulumtuar me një vullnet të admirueshëm. Po me këtë vullnet dhe dëshirë të
përhershme ai i ka shërbyer shqipes dhe shqiptarëve gjatë gjithë kohës sa ka
jetuar në Suedi, duke u shndërruar në një avokat të palodhshëm të çështjes
shqiptare”. Bazuar në shënimet, procesverbalet dhe intervistat zoti Hysen hedh
dritë mbi ecurinë e Shoqatës dhe nxjerr në pah vlerat intelektuale të arsimit
shqiptar.
Posa nis të shfletosh librin “Thesar Kombëtar” i Mërgatës
Shqiptare në Suedi”, ndesh me shkrimin brilant tëtë ndjerit zotit Nuri Dragoj,
me titull; - “Një thesar me xhevahire shqiptare në Suedi”. Zoti Nuri midis të
tjerash përshkruan edhe takimin me dy shkrimtare suedeze, BrittaStenberg dhe
AnnaMattsson, të shoqëruara nga shkrimtarët Sokol Demaku dhe Hamit Gurguri, fat
të cilën e pata edhe unë në shkollën “Vëllazërimi” në vitin 2017.
Shkrimtarët nga Suedia të shoqëruar nga miku i shkollës
“Vëllazërimi”, shkrimtari i njohur Viron Kona, ndoqën nga afër veprimtarinë e
organizuar rastin e ardhjes së tyre.
Në bisedën e zhvilluar me shkrimtarët nga Suedia me nxënësit
e rrethit letrar dhe mësuesit e shkollës u fol për letërsinë suedeze dhe atë
shqiptare. Të dyja shkrimtaret suedeze mbetën mjaftë të kënaqura kur në bisedë
me nxënësit e kësaj shkolle dëgjuan dhe mësuan se nxënësit njihnin mirë
shkrimtaren AstridLindgren dhe heroinën që e duan aq shumë Pipi Çorapegjatën.Shkrimtaren
SelmaLagerlëf me librin“Aventurat e NilsHolgersonit”. “Djali dhe Tigri” shkruar
nga shkrimtarja LarsWstman dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga poeti dhe përkthyesi
Sokol Demaku.Nxënësit recituan pjesë nga veprat e këtyre shkrimtarëve dhe ndoqën
me interes bisedën e shkrimtareve suedeze dhe të atyre shqiptarë me banim në
Suedi.
Në fjalën përshëndetëse krahas shkrimtarëve suedezë, që
kanë dhënë një kontribut të madh në letërsinëbotrore, përmenda dhe kontributin
e madh që kanë dhënë në fushën e zbulimeve të kimisë figura të ndritura suedeze.
Me interes nga shkrimtaret suedeze u ndoq ligjerata për kontributine shkencëtarëve në fushën e kimisë
si Arrhenius, SevanteAugusto, Bercelius, Jakob, Nobel, Alfred dhe Sheele,
KarlVilhem. Shkurtimisht theksova kontributin e shkencëtarëve duke filluar me
Arrheniusin.
Arrhenius, SevanteAugusto (1859-1927), një nga figurat më
të shquar midis shkencëtarëve të periudhës moderne, që hodhi bazat e shpërbashkimit
elektrolitik, që vlerësohet si një nga sukseset më të rëndësishme të shkencës
moderne, qoftë për përmbajtjen e saj, qoftë për ndikimin që pati në fushën e
kimisë teorike dhe të zbatuar.Në fjalën time shtova se Arenhniusit i përkasin dhe
një radhë kërkimesh në astronomi dhe fizikën kozmatike (astrofizika) dhe në
zbatimin e ligjeve fiziko-kimike me proceset biologjike.Fjalori kimisëfq. 129.
Bercelius, Jakob (1779-1848), i cili dha një kontribut të
shquar në zhvillimin e teorisë atomike.Roli Berceliusitështë themelor në
krijimin e kimisë moderne.Ai ndau kimin inorganike nga kimia organike në vitin
1806.Fq. 158.
Nobel, Alfred (18321896) një nga studiuesit më të dëgjuar
të lëndëve plasëse. Fq. 597.
Sheele, KarlVilhelm (1742-1786), kimist dhe farmacist
suedez. Ai veçoi hidrogjenin, më 1768 dhe zbuloi oksigjenin më 1773, pak kohë më
parë se Pristli, duke e nxjerr nga salpetri, fitoi klorin më 1774 nga veprimi
acidit klohridrik me dyoksidin e manganit etj.
Më 1779 zbuloi glicerinën.Fq. 774.
Në shkrimin e tij zoti Nuri, thekson: Puna në grup shmang
egoizmin, intrigat, mëritë, forcon ndërgjegjen, rrit besimin te shoku dhe
garanton jetëgjatësinë e shoqatës. “Thesari Kombtar”, përbën një thesar të
vërtetë, plot xhevahire, që do pasurojnë edhe më shumë arkivën e kujtesës
kombtare shqiptare.
“Thesari kombëtar” i mërgatës shqiptare në Suedi të
emocionon dhe të njeh me problematikat e thella të mesazheve filozofike që përçohen
te lexuesi, ku elementet autobiografike e bëjnë brendinë e këtij xhevahiri me vlera
universale.Të gjitha shkrimet e këtij libri përçojnë te lexuesi mesazhe të
ngrohta dhe vlera gjithëkohore.
Mesazhet që jepen në këtë Thesar për ruajtjen e traditave
dhe gjuhës shqipe me vlera kombëtare bëhet më i domosdoshëm se kurrë, sot,
kur fqinjët tanë serb dhe grek, na kanë
vjedhur historinë dhe e kanë tjetërsuar
atë.
Është detyrë e njerëzve të mirë informuar të shkencës dhe
letërsisë të informojnë brezat pasardhës që të mbajnë ndezur prushin e
atdhedashurisë dhe të krijojë lidhje shpirtërore ndërmjet brezave që mos të
harrojnë për asnjë çast kombin shqiptar dhe vlerat e pa kontestueshme të këtij
populli heroik, që e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë.
URIM:
ZOTI HYSEN IBRAHIMI, KRYETAR I
SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI
ALBANI”, NË SUEDI.
I nderuar z. Hysen!
Në përfundim të këtij shkrimi
dhe vlerësim të veprave të Thesarit Kombtar të Artistëve Shqiptarë “Papa
Klementi XI Albani”, Në Suedi.
i cili, si gjithmonë, krahas
veprimtarive të Shoqatës, ka vendosur në qendër atdheun, kombin dhe ardhmërinë
e tij në vitet dhe dekadën në vazhdim dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsishtë
për punën e vyer që bëni për Kombin Shqiptar.
Edhe pse në kushte të vështira
të pandemisë mbarëbotrore ju me punën tuaj nuk keni ndalur asnjëherë
veprimtarinë e secilit prej anëtarëve të shoqatës.
Ju uroj me gjithë zemër punë të
mbarë dhe plot suksese dhe mirësi në punën tuaj humane. Juaj Bashkim Saliasi
Tiranë