E premte, 19.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan Hasanramaj: Deri kur qytetaret e Kosovës do ti shikojnë duar kryq të zezat në Kosovë?!

E marte, 09.02.2021, 03:44 PM


Deri kur qytetaret e Kosovës do ti shikojnë duar kryq

Të zezat të cilat që dy dekada e kanë kaplua çdo skutë të Kosovë ?! ...

Nga Hasan Hasanramaj

Nuk janë raste të rralla, kur për çdo dite dhe natë dëgjohen lajme, raporte, informata, shkruhen artikuj të gjatë e të shkurtër, nëpër  faqet e gazetave dhe flitet nëpër mjeteve tjera të informimit në Kosovë. Për to bisedohet nëpër oda të burrave, nëpër kafene, nëpër rrugë e në vende të tjera anë e kënde Kosovës për korrupsioni dhe uzurpimi i tridhjetë mijë hektarëve tokë pjellore të ish sektorit shoqëror dhe shumë dukuri të tjera negative që kanë vlua dhe gufua. Fytyra e këtij regjimi gjatë njëzet vjetëve u tregua si një pushtet i uzurpuar që uzurpoi çdo gjë që ishte dhe është mbi tokën e Kosovës. Kërkohet dorëheqja e këtij ose atij udhëheqësi, s’kemi frikë nga numri i madh i kritereve për viza, korrupsioni i cili nuk luftohet me debate e reklama dhe me biseda të thata - drejtësia në Kosovë me  “dyer të mbyllura”, miliona euro ryshfet për blerjen dhe privatizimin e qindra mijërave hektar toke pjellore të ish kombinateve dhe kooperativave bujqësore dhe shumë pasurive tjera në Kosovë të ish-sektorit shoqëror, shpërdorimi i detyrës zyrtare - forma më e përhapur e korrupsionit i cili nuk luftohet duke privatizuar ndërmarrjet publike, Kosova në Evropën Qendrore edhe atë Lindore me shkallë me të lartë të korrupsionit, me pasiguri ligjore, me politikë jo të mirë ekonomike dhe me cilësi të dobët të arsimit profesional,  sistemi mafioz gjyqësor në Kosovë qe njëzet vjet nuk e zbuloi asnjë rast të vetëm të vrasjeve, mbahen sekretet  të ardhurat nga tenderët me vlera të mëdha, han darkë në Bruksel e “vizatojnë” hartën politike për Veriun dhe atë me Malin e Zi. Këto dhe shume e shumë tema të tjera edhe me drastike shkruhen nëpër faqet e gazetave dhe debatohet nëpër të gjitha nivelet të mjetet tjera të informimit. Për fat të keq qe njëzet vjet  asgjë nuk ka ndryshua?! Të gjithë ne jemi të bindur se drita e shpirtrave që në çdo moment, çdo ditë dhe muaj duhet t’i përkujtojmë,  hëpërhë popullata në Kosovë në këto momente të vështira nuk pajtohet me gjendjen e krijuar, me realitetin e hidhur gjatë njëqind e tridhjetë e tetë vjetëve të fundit nga pushtuesit shekullorë. Këto duar të cilat gjatë njëzet vjetët e fundit na sollën shumë të zeza, nuk janë duar, por janë gojë gjarpinjsh që tentuan dhe po tentojnë të dëmtojnë Kosovën, popullin dhe kombin shqiptar.

Deri kur qytetaret e Kosovës do të shikojnë duar kryq të gjitha këto dukuri  negative ?! ...

Andaj është detyrë e shenjtë e çdo shqiptari në Kosovë dhe në trojet e tjera stërgjyshore që me  në fund të ngrinin zërin kundër të gjithë atyre që tentuan dhe po tentojnë t’i mohojnë sakrificën e burrave të Lëvizjes Kombëtare ngrit zërin kundër këtyre Pse ky popull nuk po e skenave dhimbshme, të rrezikshëm të cilat nuk zgjidhen me fjalë, e premtime bosh, por me aksione konkrete kundër krimit të organizuar, korrupsionit, qendrave mafioze dhe shumë të zezave tjera në Kosovë, të cilat në  vitet e fundit po e minojnë funksionin efikas të institucioneve. Patriotet, njerëzit e ndershëm me ideale të forta kombëtare, të cilët  vërtet luftonin dhe punonin  për të mirën e Kosovës dhe pavarësinë e saje nga dora e bandave dhe banditëve të kuq, në pritë pas shpine dhe me maska në kokë para dhe pas çlirimit të Kosovës pa kurrfarë të drejte ua morën jetën eproreve ushtarak, të rinjve, vajzave dhe të tjerëve, të cilët në momentet më të duhura për Kosovën dhe qytetaret e saj shkuan atje ku nuk është dashur të  shkojnë. Ne shqiptaret, në momentet më delikate të historisë na ndodhën gjera, të cilat nuk është dashur të na ndodhin, por ...

Historia na ka mësuar së vrasjet në prita, natën dhe ditën pas shpine dhe me maska në kokë i kryen njerëzit me të ligj të kombit, të cilët me së miri këto ditë po dokumentojnë përgjimet ë shefave për të cilët deri me sot edhe përkundër premtimeve, kërkesave dhe fjalëve të mëdha, që së shpejti do t’i zbulojmë atentatorët dhe të njëjtit do t’i arrestojmë nuk u realizuan dhe nuk po realizohet në jetë në një anë, kurse në anën tjetër të gjithë ata që dhanë dhe po kapin për çdo ditë premtime boshe  nuk arritën dhe nuk po arrijnë t’u dalin vetë përpara?!...

Kujt i konvenuan të gjitha këto të zeza, të cilat shumë na ulen prestigjin në botë? ...

Andaj, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të pyesim deri kur kështu, a kemi meritua  gjëra të tilla? Pse forcat progresive të Kosovës dhe më larg i lejuan dhe po lejojnë këto skena të dhimbshme te  na ndodhin në këto momentet më delikate të historisë?! Kush i ndërseu dhe po i ndërsen këto dukuri negative, vrasjet dhe shumë dukuri të tjera negative, që nga dita e parë e luftës e deri me sot, kush i ngacmoi dhe i frymëzoi këto qarqe kriminale- mafioze dhe të zeza të tjera në Kosovë e më larg, a janë këta shpirtra të ndytë në mesin tonë, apo? Ku është Eulex- si, SHPK-ja, Qeveria, Parlamenti, partitë politike, parlamentaret, gjykatat, dhe forcat tjera progresive të Kosovës, të cilat qe njëzet vjet ngritën shumë dhe po ngritin pluhur dhe  dhanë dhe po japin shumë premtime para qytetarëve të Kosovës, por për fat të keq nuk arritën për t’u rënë në gjurmë dhe ta zbulojnë krimin e organizuar në qendër të krimit, korrupsionin dhe shumë dukuri tjera negative ?!... Kujt i konvenojnë të gjitha këto të zeza, të cilat shumë na ulen prestigjin në botë?                                                                                                                                    Përndryshe, të gjitha ato familje dhe individë që pësuan më në fund vetë do të gjejnë format dhe metoda për çrrënjosjen e të këqijave dhe bartëseve të tyre.  Po presim edhe ndonjë ditë nga të gjithë ata që kanë për detyrë që pas shtatëmbëdhjetë vjetëve t’u bimë në gjurmë krimineleve dhe krimeve, korrupsionit dhe bartëseve të  dukurive të tjera negative të cilat Kosovën e përlloçen. Me shumë së shtatëmbëdhjetë vjet mirë u pa dhe po shihet edhe sot se ata që duhet të na mbrojnë për momentin nuk janë në gjendje as vet veten ta mbrojnë, e mos ë flasim për mbrojtjen e të tjerëve! Atëherë, kujt  me ia lënë fajin, të  madhit Zot, me lutje që mos na përsëriten dukurit të tilla negative të cilat na  ndodhen në Kosovë. Për fat të keq lutjet të tilla që me shumë së shtatëmbëdhjetë vjetëve radhazi u bëmë nëpër tubime mortore dhe vende të tjera nuk arritën t’ua zbusin zemrat atyre që nuk kanë zemra. Vrasjet e shumta dhe të dhimbshme, të cilat u kryen gjatë para dhe pas luftës së fundit në Kosovë, e sidomos në Rrafshin e Dukagjinit të gjithë neve na bëjnë me dije që më në fund ta vejmë gishtin në  kokë dhe të mendojmë se antikombëtaret në pikë të ditës para syve të qytetarëve vepruan pa asnjë frike ?!...

Të gjitha këto vrasjet që u kryen nga kriminelët të pazbuluara, në Kosovë dhe  Shqipëri janë sinjale që po paralajmërojnë kujdes së në Kosovë  ka antikombëtarë, të cilët atëherë kur neve na nevojitet bashkimi, qetësia, rendi, ligji dhe të mirat e tjera ata i shkelmojnë çdo gjë. Andaj ka ardhur koha që me në fund ky popull të organizohet me mirë kundër të gjithë atyre të cilët që njëzet vjet me radhë punuan dhe po punojnë që në Kosovë të dominojë anarkia dhe të zezat tjera ?!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora