Mendime
Hasan Hasanramaj: Deri kur qytetaret e Kosovës do ti shikojnë duar kryq të zezat në Kosovë?!
E marte, 09.02.2021, 03:44 PM
Deri kur qytetaret e Kosovës do ti shikojnë duar kryq
Të zezat të cilat që dy
dekada e kanë kaplua çdo skutë të Kosovë ?! ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Nuk janë raste të rralla, kur për çdo dite dhe natë
dëgjohen lajme, raporte, informata, shkruhen artikuj të gjatë e të shkurtër, nëpër faqet e gazetave dhe flitet nëpër mjeteve tjera të informimit në Kosovë. Për to bisedohet
nëpër oda të burrave, nëpër kafene, nëpër
rrugë e në vende të tjera anë e kënde
Kosovës për korrupsioni dhe uzurpimi i
tridhjetë mijë hektarëve tokë pjellore
të ish sektorit shoqëror dhe shumë dukuri të tjera negative që kanë vlua dhe gufua.
Fytyra e këtij regjimi gjatë njëzet vjetëve u tregua si një pushtet i uzurpuar
që uzurpoi çdo gjë që ishte dhe është mbi
tokën e Kosovës. Kërkohet dorëheqja e këtij ose atij udhëheqësi, s’kemi frikë
nga numri i madh i kritereve për viza, korrupsioni i cili nuk luftohet me
debate e reklama dhe me biseda të thata - drejtësia në Kosovë me “dyer të mbyllura”, miliona euro ryshfet për
blerjen dhe privatizimin e qindra
mijërave hektar toke pjellore të ish kombinateve dhe kooperativave bujqësore
dhe shumë pasurive tjera në Kosovë të
ish-sektorit shoqëror, shpërdorimi i detyrës zyrtare - forma më e përhapur e korrupsionit
i cili nuk luftohet duke privatizuar ndërmarrjet publike, Kosova në Evropën
Qendrore edhe atë Lindore me shkallë me të lartë të korrupsionit, me pasiguri
ligjore, me politikë jo të mirë ekonomike dhe me cilësi të dobët të arsimit
profesional, sistemi mafioz gjyqësor në
Kosovë qe njëzet vjet nuk e zbuloi asnjë
rast të vetëm të vrasjeve, mbahen sekretet
të ardhurat nga tenderët me vlera të mëdha, han darkë në Bruksel e “vizatojnë”
hartën politike për Veriun dhe atë me Malin e Zi. Këto dhe shume e shumë tema të
tjera edhe me drastike shkruhen nëpër faqet e gazetave dhe debatohet nëpër të
gjitha nivelet të mjetet tjera të informimit. Për fat të keq qe njëzet vjet
asgjë nuk ka ndryshua?! Të gjithë
ne jemi të bindur se drita e shpirtrave që në çdo moment, çdo ditë dhe muaj
duhet t’i përkujtojmë, hëpërhë popullata në Kosovë në këto momente
të vështira nuk pajtohet me gjendjen e krijuar, me realitetin e hidhur gjatë njëqind
e tridhjetë e tetë vjetëve të fundit nga pushtuesit shekullorë. Këto duar të
cilat gjatë njëzet vjetët e fundit na sollën shumë të zeza, nuk
janë duar, por janë gojë gjarpinjsh që tentuan dhe po tentojnë të dëmtojnë Kosovën,
popullin dhe kombin shqiptar.
Deri
kur qytetaret e Kosovës do të shikojnë duar kryq të gjitha këto dukuri
negative ?! ...
Andaj është detyrë e shenjtë e çdo shqiptari në Kosovë dhe në trojet e tjera stërgjyshore që
me në fund të ngrinin zërin kundër të gjithë atyre që
tentuan dhe po tentojnë t’i mohojnë sakrificën e burrave të Lëvizjes Kombëtare ngrit zërin kundër këtyre Pse ky popull nuk po
e skenave dhimbshme, të rrezikshëm të cilat nuk zgjidhen me fjalë, e premtime bosh, por me aksione konkrete kundër krimit të organizuar,
korrupsionit, qendrave mafioze dhe shumë të zezave tjera në Kosovë, të cilat
në vitet e fundit po e minojnë
funksionin efikas të institucioneve. Patriotet, njerëzit e ndershëm me ideale të
forta kombëtare, të cilët vërtet
luftonin dhe punonin për të mirën e
Kosovës dhe pavarësinë e saje nga dora e bandave dhe banditëve të kuq, në pritë
pas shpine dhe me maska në kokë para dhe pas çlirimit të Kosovës pa kurrfarë të
drejte ua morën jetën eproreve ushtarak, të rinjve, vajzave dhe të tjerëve, të cilët
në momentet më të duhura për Kosovën dhe qytetaret e saj shkuan atje ku nuk
është dashur të shkojnë. Ne shqiptaret,
në momentet më delikate të historisë na ndodhën gjera, të cilat nuk është
dashur të na ndodhin, por ...
Historia na ka mësuar së vrasjet në prita, natën dhe ditën
pas shpine dhe me maska në kokë i kryen
njerëzit me të ligj të kombit, të cilët me së miri këto ditë po dokumentojnë
përgjimet ë shefave për të cilët deri me sot edhe përkundër premtimeve, kërkesave dhe fjalëve të mëdha, që
së shpejti do t’i zbulojmë atentatorët dhe të njëjtit do t’i arrestojmë nuk u realizuan dhe nuk po realizohet në jetë
në një anë, kurse në anën tjetër të gjithë ata që dhanë dhe po kapin për çdo
ditë premtime boshe nuk arritën dhe nuk
po arrijnë t’u dalin vetë përpara?!...
Kujt
i konvenuan të gjitha këto të zeza, të cilat shumë na ulen prestigjin në botë?
...
Andaj, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të pyesim deri kur kështu,
a kemi meritua gjëra të tilla? Pse forcat progresive të Kosovës dhe
më larg i lejuan dhe po lejojnë këto skena të dhimbshme te na ndodhin në këto momentet më delikate të
historisë?! Kush i ndërseu dhe po i ndërsen këto dukuri negative, vrasjet dhe
shumë dukuri të tjera negative, që nga dita e parë e luftës e deri me sot, kush
i ngacmoi dhe i frymëzoi këto qarqe kriminale- mafioze dhe të zeza të tjera në
Kosovë e më larg, a janë këta shpirtra të ndytë në mesin tonë, apo? Ku është Eulex- si, SHPK-ja, Qeveria, Parlamenti, partitë politike,
parlamentaret, gjykatat, dhe forcat tjera progresive të Kosovës, të cilat qe njëzet
vjet ngritën shumë dhe po ngritin pluhur dhe
dhanë dhe po japin shumë premtime para qytetarëve të Kosovës, por për
fat të keq nuk arritën për t’u rënë në gjurmë dhe ta zbulojnë krimin e
organizuar në qendër të krimit, korrupsionin dhe shumë dukuri tjera negative ?!...
Kujt i konvenojnë të gjitha këto të
zeza, të cilat shumë na ulen prestigjin në botë? Përndryshe, të gjitha ato familje dhe individë
që pësuan më në fund vetë do të gjejnë
format dhe metoda për çrrënjosjen e të këqijave dhe bartëseve të tyre. Po presim edhe ndonjë ditë nga të gjithë ata
që kanë për detyrë që pas shtatëmbëdhjetë vjetëve t’u bimë në gjurmë
krimineleve dhe krimeve, korrupsionit dhe bartëseve të dukurive të tjera negative të cilat Kosovën e përlloçen. Me shumë së shtatëmbëdhjetë
vjet mirë u pa dhe po shihet edhe sot se ata që duhet të na mbrojnë për momentin
nuk janë në gjendje as vet veten ta mbrojnë, e mos ë flasim për mbrojtjen
e të tjerëve! Atëherë, kujt me ia lënë fajin,
të madhit Zot, me lutje që mos na përsëriten
dukurit të tilla negative të cilat na ndodhen në Kosovë. Për fat të keq lutjet të tilla që
me shumë së shtatëmbëdhjetë vjetëve radhazi u bëmë nëpër tubime mortore dhe vende të tjera
nuk arritën t’ua zbusin zemrat atyre që
nuk kanë zemra. Vrasjet e shumta dhe të dhimbshme, të cilat u kryen gjatë para
dhe pas luftës së fundit në Kosovë, e sidomos në Rrafshin e Dukagjinit të gjithë
neve na bëjnë me dije që më në fund ta vejmë gishtin në kokë dhe të mendojmë se antikombëtaret në pikë
të ditës para syve të qytetarëve vepruan pa asnjë frike ?!...
Të gjitha këto vrasjet që u kryen nga kriminelët të
pazbuluara, në Kosovë dhe Shqipëri janë
sinjale që po paralajmërojnë kujdes së në
Kosovë ka antikombëtarë, të cilët atëherë
kur neve na nevojitet bashkimi, qetësia, rendi, ligji dhe të mirat e tjera ata
i shkelmojnë çdo gjë. Andaj ka ardhur
koha që me në fund ky popull të organizohet me mirë kundër të gjithë atyre të
cilët që njëzet vjet me radhë punuan dhe
po punojnë që në Kosovë të dominojë anarkia
dhe të zezat tjera ?!...