Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Atdhe Geci

| E marte, 09.02.2021, 07:28 AM |


AFRIA JONË ME PËRËNDITË- poezi nga dorëshkrimet

Dëgjoni si këndojnë Muzat e Jonit

s´harrohet pellazgjia, kryeqyteti saj,

s´ harrohet Dodona as vendlindja e

Shqipërisë, nuk harrohen përënditë!

Humbja kujtesës është e pamundur

kujtesa lirisë e ka peshën e drejtimit

peshën e së kaluarës dhe së ardhmes

peshën e kthimit të çamëve në atdhe.

Ky det peshkërritës i atdheut tonë

dhe kjo tokë bimërritëse e Çamërisë

ka të zotin e saj që e njeh dhe e don

Muzë e Jonit po e lajmëron kthimin

çamërit dinë ta ruajë kujtesën e tyre

e ardhmja s´është krejt e padukshme

populli që kalon përvojave të rënda

fitoren e ka të sigurtë; e thotë çami

Udhës së Qumështit shkohet për tek

përënditë, për te dhoma ku rri Zeusi

Shqiptarët kemi afri me përëndinë

të gjakut i kemi né Zeusin e Thotin,

e ardhmja s´premton aq sa ne duami

por, kah e ardhmja lëviz atdheu ynë

Zotat pellazgë mburren me të diturit

gjeni të mëdhenj ata i dhanë botës

sa shumë të talentuar po jep arsimi

shqiptarët jemi të afërt me përënditë

Ai që merr guxim ta drejtoj Qerren

e diellit, ai duhet t´i prijë Atdheut

udha e tij kalon nëpër ca ngushtica

që liria më të mos ketë të burgosur.

Atdhe Geci - Dortmund, 08.02. 2021

TESTAMENT I ZEUSIT

Zeusi interesohet nga botë e përëndive

tokën unë ua dhash të gjithë arbërorve

ua  trashëgova  gjuhën  dhe   alfabetin

dhe 15 mijë vjet  kulturë pellazgo ilire

Prandaj habitem  pse ikët nga Dodona

nga kryeqendra  e zotave tuaj të lashtë

dhe  nga  faltoret  tua të shenjta, pse u

larguat nga gjithë ajo pasuri  për  jetën

vetdorëzimi nga pushtuesi greko-aziat

u ka bërë të fyer dhe tepër të poshtruar

Prej gjakut pellazg i  keni tëra të mirat

e kam thënë, jam kundër fiseve popull

gjaku im është gjak Dhemetre e i Ilirit

dhe gjak i Iperishtës që  nga Atlantida

Shpresuar kam  që keni mendje e duar

e do dini ta ruani at´ që ua trashëguam

si guxuat grekut t´ia leni ju pellazgjinë

e të hiqni dorë nga Morea, Athina  dhe

të hiqni dorë  nga  Shqipëria e Platonit

Prej gjakut të diellit  është çdo  pore  e

arbërit, o ti që i kërkon  eshtrat e mi, a

i ndjen tingujt  e  shkronjave  pellazge,

Dodona pellazgjike  është mitra Ipeve!...

2

----------------------------------------------

Shqiptar zgjohu, lexoje  hartën tënde

juve që nderin  ua  mori  Greqia, dhe

  tokën  tuaj  grekërit  bëjnë  ligjin

ai poshtërim i poshtëron  edhe  zotat

Zeus, fati ynë është një libër i trashë

i mbushur me  romak, turq  e  sllavë

i përgjakur  me perandorë e sulltanë

i përgjakur nëpër luftërat  me fqinjët

O verbëri e Evropës ç´po bën me né

me  popullin      lashtë  të tokës,

në tokën shqiptare ti shpike Greqinë

për vetëvrasjen tonë    ngadalshme

Zeus, edhe në libra  s´jemi  aq  mirë

Identiteti shqiptar  i pellazgo ilirëve

as në shkolla  nuk  trajtohet si duhet

zvogëluar jemi më tepër  se një herë

Ky vend i lashtë dhe, me kaq histori

nuk njeh origjinën pellazge, e as nuk

guxon  ta  bëj  publike: brenda  ende

kemi grekë, serbë, turq e hije të tyre,

në Çamëri, tymon flakë e Shqipërisë.

3

-------------------------------------------------

  Dodonë, Lemn,  Atikë dhe  Athinë,

un´po rrëmihi dheun e së kaluarës sime

dua ta gjej arkën e testamentit të Zeusit

arkën  e  librave  të dijësve të lashtësisë

arkën e librave  të stëgjyshëve pellazgë

arkën e dorëshkrimeve  dhe  regjistrave

duhet të ketë një bibliotekë këtej rrotull

Ay gjak pellazg i shkronjave të shqipes

qëllon që vret nga dashuria e tij për liri!

Toka ime, atdheu i  stërgjyshërve  të mi

  Dodonë  është  mitra  e  shqiptarëve

vendlindja  e shqipes dhe fluturimi i saj!...

Atdhe Geci - Dortmund, 01. 02. 2021

TESTAMENT I POETIT - poezi nga libri në dorëshkrim "Monumenti i fjalës", libër me 1500 poezi dhe 22 poema.

Në luftërat midis  shtypjes  dhe  çlirimit

né vet duhet të modelojmë të ardhmen

dhe mësimin e jetës ta marrim nga jeta

të ardhshmit do të kenë luftë me fqinjët

se tek fqinjët e kemi gjysmën e atdheut.

Fara arbërit po rritet nga rrënja dhe, nga

degë të buta të shqipes moderne. Atdhe,

çliroje shpirtin që të çelë së brendshmi

çliroje shpirtin të dashurojmë për atdhé

dhe jepi kahe lëvizjes sonë për bashkim

Poeti është  i  lindur  nga  përëndia, nga

muzat që at´e shoqërojnë, nga vuajtjet e

kohës, e nga idetë për të ardhmen e jetës.

Për poetin lufta me terrin është luftë e

përjetëshme, luftë që ia jep kuptimin

betejave, duke u bërë pishë e maje mali.

Zonjë, t´i po ia heq terrin kësaj nate, po

kjo natë, natë mbetet dhe pas kësaj nate.

Kur të tjerët përjetojnë çastet e qejfeve,

poeti bën luftë të ashpër me demonët,

duke ia heq pluhurin kujtesave të kohës.

Të vegjël jemi dhe gjysmë të poshtëruar

se gjysma atdheut poshtrohet nga fqinjët:

një plis të tokës e kemi në Serbi, një plis

të tokës e kemi në Greqi, Iliridë e Mal të zi

O zot, shumë jemi poshtëruar e derdhur

nga pushtimet që edhe tash nuk ndalojnë!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2021