| E marte, 09.02.2021, 03:05 PM |
Me dashuri dhe
humanizëm në shërbim të vendit dhe qytetarëve
Shkruan:
Florim Zeqa
Shpalosjen
e kandidatëve për deputet për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës po e përmbyllim me
kandidaturen e femres më të suksesshme nga komuna e Klinës në fushën e
mjekësisë dhe të politikës.
Nominimi
i Dr. Filloreta Berishës si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës
së Kosovës nuk erdhi thjeshtë si përmbushje e një kriteri gjinorë,
por si produkt i kontributit
shumëvjeçar në Degën e LDK-së në Klinë.
Kandidimi
i Dr. Filloreta Berisha për deputete përveqse e nderon bazën deleguese, e
begaton listën zgjedhore të partisë shtetformuese (LDK) dhe nesër me idetë
dhe njohuritë e saj universale do e nderon dhe pasuron Parlamentin e Kosovës.
Kush
është Filloreta Berisha!?
Kandidatja
për Deputete në Kuvendin e Kosovës, Dr. Filloreta Berisha ka lindur më
17.06.1983 në Klinë. Rrjedhë prej një familje të madhe atdhetare dhe
intelektuale. Shkollimin fillorë dhe të mesëm i ka përfunduar në qytetin e
lindjes, kurse studimet universitare i ka përfunduar në Mjekësi të
Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës
gjatë viteve 2003-2010.
Po
ashtu ka përfunduar specializimin për Reumatologji në Universitetin e
Prishtinës, përkatësisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
përgjatë viteve 2014-2019.
Pas
specializimit për Reumatologji, Filloreta ishte pjesëmarrëse e disa
kongreseve ndërkombëtare të Reumatologjisë, si në Tiranë (Shqipëri), Firence (Itali),
Paris (Francë), Krakovë (Poloni) dhe në disa vende tjera të Ballkanit
Perëndimor.
Dr.
Filloreta Berisha krahas profesionit të mjekësisë ka dhënë kontribut të
çmuar edhe në fushën e arsimit, duke punuar si profesoreshë në shkollën e
mesme “Ismet Jashari” në Shtimje.
Filloreta
Berisha e ka një përvojë të konsiderueshme në fushën e mjekësisë, duke
qenë e punësuar si mjeke e përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare
në Prishtinë dhe si specialiste e reumatologjisë ne Spitalin e Vushtrrisë,
ku është edhe Shefe e repartit Interno.
Dr.
Filloreta Berisha, që nga viti 2000, është aktiviste dhe anëtare e degës
së LDK-së në Klinë. Për dy mandate radhazi ka qenë asambleiste në
Kuvendin Komunal të Klinës 2009-2014.
Po
ashtu, ka qenë anëtare e kryesisë për dy mandate dhe nënkryetare e Forumit
të Gruas në Degën e LDK-së në Klinë. Gjatë kësaj kohe, fokusi kryesor i
saj ishin propozimet dhe iniciativat për reforma në shëndetësi, për
barazinë gjinore dhe reforma në procedim të projekteve kapitale në nivelin
lokal.
Kandidimi
i Filloretes për deputete në Kuvendin e Kosovës është përzgjedhja më e mirë
e degës së LDK në Klinë në dhjetëvjetëshin e fundit. Ajo do të jetë zë i
fuqishëm i përfaqësimit politik për të gjithë qytetarët e Republikës
së Kosovës në parlament, në dobi të politikave të mirëfillta
shëndetësore dhe iniciativave të ndryshme për nisma legjislative për
barazi gjinore.
Profesioni
human dhe përvoja e gjatë politike, dashuria ndaj vendit dhe qytetarëve,
vendosmëria, guximi dhe respektimi i vlerave sublime të kombit tonë janë
garancë e fuqishme për qytetarët që të votojnë kandidaten me numër 45
në listën zgjedhore 132.
Me
përvojen e saj mbi 21 vjeçare në politikë dhe bagazhin e pasur intelektual,
është një kapital i çmueshëm, një vlerë kombëtare që duhet mbeshtetur pa
rezervë nga të gjithë qytetarët e vendit.
Të
nderuar qytetarë, Dr. Filloreta Berisha, një intektuale e shquar dhe një
atdhetare mjaft e përkushtuar, me votën e juaj të lirë mund të bëhet deputetja
e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të jetë zë i fuqishëm i
mbrojtjes së të drejtave tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore
dhe politike të vendit tonë.