E enjte, 28.03.2024, 09:42 AM (GMT)

Kulturë

Ferid Agani: Ibush Reçica - Mëshira

E marte, 09.02.2021, 07:48 AM


RECENSIONI PËR LIBRIN NË DORËSHKRIM “MËSHIRA” I, II TË IBUSH REÇICËS

Nga Prof. Ass. Dr. h.c. Ferid Agani

Të shkruash libër për mëshirën si njërën prej kategorive më fundamentale etike në periudhën post-deontike të neoliberalizmit dhe modernizmit global që aktualisht po e jetojmë, ka paraqitë sfidë dhe reflektim të veçantë gjeniunintelektual dhe emocional të shkrimtarit të mirënjohur Ibush Reçica ndaj trendëve dramatike të degradimit etik e moral me të cilin çdo ditë është duke u ballafaquar shoqëria jonë dhe lirisht mund të themi qytetërimi mbarëbotëror. Në këtë kontekst socio-psikologjik libri “Mëshira” I, ll vjen si freski falë përpjekjeve të suksesshme të autorit që të pasurojë sferën njohëse të lexuesit përkitazi me mëshirën si njërën prej vlerave të sfondit të ndërgjegjes që sipas teorisë psikodinamike të funksionimit psikik paraqet njërin prej themeleve mbi të cilin ndërtohet personaliteti i njeriut.
           Në këtë vepër autori bënë përpjekje serioze që duke ndriçuar aspekte të ndryshme të konstruktit poliedrik etik e moral të mëshirës njerëzore, t’ia mundësoj lexuesit të kuptuarit e saj më të plotë e më të drejtë si njërit prej aspekteve më fisnike të sjelljes së njeriut me rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe cilësinë e marrëdhënieve ndërnjerëzore si bazë e kohezionit social. Duke vënë theksin në mëshirën si njërën prej vlerave esenciale të korpusit etik të funksionimit të njeriut, libri na mundëson që duke e kuptuar atë në mënyrë gjithëpërfshirëse si mënyrë specifike të marrëdhënies së njeriut me të tjerët dhe veten, të synon baraspeshën e domosdoshme ndërmjet funksionimit konjitiv, emocional e shpirtëror, duke siguruar kështu mbështetje të qëndrueshme për sigurinë, vetëbesimin, vetërespektin e vetëvlerësimin e tij.

Sqarimi i detajuar i marrëdhënieve komplekse të mëshirës në dimensione të ndryshme të funksionimit socio-psikologjik e më të ngushtë psikik të njeriut përveç se i ofron lexuesit informata të mjaftueshme për rëndësinë e funksionimit të tij moral e etik si qenie shoqërore i ndihmon atij edhe për të tejkaluar hendekun artificial, të cilin filozofia e dy shekujve të fundit e krijoi ndërmjet etikës së mëshirës dhe etikës së drejtësisë e të vërtetës, hendekut ndërmjet aspektit njohës dhe aspektit shpirtëror të njeriut. Insistimi i autorit në rëndësinë polivalente të mëshirës si vlerë etike e morale e njeriut dhe ndërlidhjen e saj me aspekte të ndryshme të funksionimit të tij konjitiv, emocional e social vë në spikamë rëndësinë e kësaj vlere të personalitetit për të parandaluar proceset shkatërrimtare të dehumanizimit të shoqërisë njerëzore si në aspektin global, ashtu edhe në atënacional e individual, që po rezultojnë nga dita në ditë me dukuri negative si të sëmundjeve të vartësisë nga drogat, vartësisë nga alkooli, vartësisë nga lojërat e fatit, trafikimi i qenieve të gjalla, pedofilia, vrasjet, vetëvrasjet, kriminaliteti, korrupsioni individual e institucional e deri te dhuna në familje.    
           Kjo vepër me argumentimin e saj të detajuar dhe bindës paraqet edhe kontribut për filozofinë bashkëkohore politike, duke e rikthyer këtë kategori të anashkaluar etike në qendër të mendimit dhe diskursit politik. Vënia në spikamë e domosdoshmërisë së harmonisë ndërmjet mëshirës dhe drejtësisë në diskursin socio-politik paraqet kontribut substancial për përparimin e mëtutjeshëm të debatit të mirëfilltë, përkitazi me rëndësinë e jashtëzakonshme të vlerave humane e shpirtërore të shoqërisë sonë në jetën institucionale e politike dhe me këtë rikthimit të baraspeshës tani më të prishur ndërmjet drejtësisë së domosdoshme institucionale e shtetërore dhe vlerave inherente etike e morale brenda trupit tonë kombëtar si dhe popujve e shteteve me të cilët bashkëjetojmë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora