| E marte, 09.02.2021, 08:27 AM |
IDRIZ ZEQIRAJ,
zëdhënës
i Degës të LDK-së në Gjermani
Lënda:
Kërkesë për zbatim të ligjit postar
DREJTUAR:
VJOSA OSMANI
Presidente e Republikës të Kosovës
2. AVDULLA HOTI
Kryeministër i Republikës të Kosovës
3. MELIZA HARADINAJ - STUBLLA
Ministre e Jashtme dhe e Diasporës
4. VALDETE DAKA
kryetare e KOMISIONIT ZGJEDHOR TË KOSOVËS (KQZ)
5. KRYETARËVE Të SUBJEKTEVE POLITIKE TË KOSOVËS
6. SHOQATËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT
7. SHOQËRISË CIVILE
MËRGIMTARËT PO
DISKRIMINOHEN!
Pas konsultimit me përfaqësues të subjekteve politike dhe të
shoqatave e klubeve të Mërgatës shqiptare, në disa shtete të Evropës dhe
Amerikës, ju drejtohemi Ju, të emërtuarëve më lartë, që ta shqyrtoni, madje, me
urgjencë, nguti, kërkesën tonë, për zbatim të ligjit postar botëror.
Kërkesa e mërgimtarëve, për votimin e lehtësuar në Mërgatë, është
refuzuar, shpërfillshëm dhe me arrogancë, nga PDK dhe LDK. Votimi alternativ,
me postë, ka hasur në probleme të shumta. Njëri syrësh është transporti i
fletë-votimeve, përkatësisht, shërbimi postar.
Herave tjera, çështja e votimit në Mërgatë, ka kaluar në heshtje,
siç ndodhë, zakonisht, në shtetet rrumpallë! Por, kësaj radhe diç po ndryshon.
Dhe, kjo nxori në shesh shumë "të palara", fshehtësi të heshtura:
"Njoftohet se fletë-aplikimet kanë ardhur nga 67 shtete të
botës, ku punojnë dhe jetojnë mërgimtarët tanë. Qarkullimi postar, në drejtim
të Kosovës, lëvizë në kohë periodike: javor, një mujor, tre mujorë, 6 mujorë
dhe një herë në vit", - jipen shpjegime nga KQZ. E gjithë kjo ishte mbajtur
"top sekret" dhe mërgimtarët me kot ishin munduar dhe shpenzuar, duke
përcjellur dokumentacion aplikues për regjistrim dhe votim.
Qëllimi i kësaj kërkese është: - Zbatimi i ligjit postar nga
shteti i Kosovës -. Kudo në botë, në shtetet ligjore, numërimi kohor bëhet
nga datimi i dërgesës të një letre, dokumenti, mbi vulën e pullës postare dhe
asesi nuk llogaritet data e arritjes në destinacion. Normalisht, data
llogaritëse e afatit të fundit, duhet të jetë 14 shkurti, ndërsa data e
arritjes në KQZ, nuk është në vartësinë e aplikuesit, përkatësisht,
votuesit. Një afatizim i tillë, që bënë, aktualisht, është alogjik, për të
mos thënë idiotesk, kur kemi parasysh lëvizjen breshkore të postës
ndërkombëtre, në drejtim të Kosovës.
Por, përshkak të hutisë, të krijuar, pikërisht, nga KQZ,
dokumentacioni votues ende ka ngelur sirtareve e tavolinave të
mërgimtarëve, me frikën se nuk do të arrijnë në afat. Prandaj, afati i fundit i
postimit të dokumentacionit votues të shtyhet për 21 shkurt, ndërsa afati i
arrijtjes, i pranimit në KQZ, të mbetet i hapur, pa afatizim.
Tashmë, dihet se gjysma e popullsisë të Kosovës jeton në Mërgatë.
Në Kosovë votojnë afro 800 mijë vetë. Po kaq duhej të ishin edhe votues nga
Mërgata. Kohë më parë u lexua shifra prej 174 mijë aplikimeve për votim
nga mërgimi. Tani kjo shifër u reduktua në 102 100 aplikues!? Dhe, kjo
është abuzive, kriminale!
Prandaj, për ta zbutur, sado pak padrejtësinë, sa të madhe, aq
edhe të turpshme, të bërë ndaj Mërgatës, shansi është në dorën Tuaj. Ky është
një rast ideal i shtetarëve të Kosovës, ta demantojnë atë thënien e njohur, për
regjimet kundra-popullore: "Qeveria bënë çfarë bënë, populli të mos hajë
m...!
Më i rëndë se shantazhi, është vetëm haraçi, i praktikuar, në stil
të gjerë, përtej dy dekadave radhazi, në Kosovë, nga bandat e dirigjuara nga
"komandantët" e Dukagjinit, Drenicës, Llapit. Ka ardhur koha që
zyrtarët të mbrohen nga shantazhi, që lidhet me kushtëzimin e detyrës dhe
obligimet e marra të vartësve nga eprorët e tyre. Andaj, duhet të lirohen nga
detyra, kuadrot e shantazhuar, që të mos jenë më në shënjestër të shantazhimit,
për arsye të detyrës.
Zenkat e fundit në KQZ kanë motiv, kanë arsye logjike kundërshtie,
sepse mërgimtarët po diskrimonohen, po provokohen. Kundërshtia e komisionerit
Sami Kurteshi, nuk buron nga fakti se ai është i deleguar nga një subjekt
politik. Realisht, ai mbron jo vetëm votuesit e partisë së tij, por, edhe të të
gjitha subjekteve tjera.
E njoh mirë zotëri Kurteshin. Kemi punuar, së bashku, në
Ministrinë e Informacionit të Kosovës në Gjenevë, më 1992, kur drejtohej nga
ministri Xhafer Shatri. Samiu është burgaxhi politik i dinjitetshëm i regjimit
serbo-sllav. Ai ishte dhe mbeti luftëtar i së drejtës. I tillë ishte edhe në
misionin e Avokatit të Popullit. Ai nuk ka pranuar as diktatin dhe as
shantazhin nga shtetarët e kohës. Thjeshtë, ka mbrojtur parimet dhe drejtësinë.
Zotëri Kurteshi, veç tjerash, kërkoi 7 orë më shumë kohë, për ta
pranuar dokumentacionin votues nga Mërgata! Pse gjithë kjo nguti, sikur
KQZ-ja "të ishte me bythë në prush",-siç thotë populli. Ne
mendojmë dhe, kur themi ne, flas në emër të Mërgatës: Jo 7 orë, as deri më 12
shkurt. Por, afati i fundit të dorëzimit të dokumenteve të votimit, të jetë
data 21 shkurt, datë që dëshmohet nga vula e postës, ku dorëzohet zarfi
individual apo familjar. Ndërsa, afati i arritjes nuk mund ta përcaktojë
askush.
Ky rregull postar botëror, shpjegohet me grevat, qoftë të
punëtorëve të postës, të hekurudhave, të aviacionit, sëmundjeve, siç është
ndërprerë shërbimi postar, në mes të Francës dhe Kosovës, si dhe tjera
anomalive, luftërave, të cilat janë të paparashikueshme.
Uroj dhe besoj të jemi të qartë, në kërkesën tonë të ligjshme.
Mbetemi me shpresë mirëkuptimi dhe presim përgjigje të
përgjegjshme, në raport me seriozitetin e kërkesës së ngutshme. Mërgata është e
anashkaluar, injoruar dhe e poshtëruar, nga zyrtarët e Atdheut të tyre -
Kosovë.
Shpresojmë se votimi me postë, do të jetë i fundit!
Për lehtësimin e organizimit të votimit në Mërgatë, kemi dhënë
shpjegime plotore, në shkrimin: "Skandaloze: LDK-PDK bllokojnë ligjin e
votimit të Mërgatës!"