E diele, 18.04.2021, 05:48 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: At Pjeter Meshkalla ka thanë në vitin 1966

E hene, 08.02.2021, 04:51 PM


Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e VII)

AT PJETER MESHKALLA S.J.

KA THANË NË VITIN 1966:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë. Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat thanë se po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar. Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po...”

6 SHKURT 1967:

1967 ISHTE VITI KUR TIRANI DIKTATOR EVER HOXHA, ME SHEGERTIN E VET ANADOLLAK RAMIZ ALIA, I SHKATRROI TË GJITHA KËTO KISHA E OBJEKTE KULTI…

EDHE PSE GJITHË BOTA E DINTE SHUMË MIRË SE: “HEROI YNË KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, ASHT SHPATA E SKALITUN E HISTORISË SË KOHËS SË RE, QË I UNIFIKOI SHPIRTNISHT TË GJITHA SHTETET MODERNE PER NJË BASHKIMIN EUROPJAN.”

PRANDEJ, EDHE SOT, GJERGJ KASTRIOTI PO MARRSHON FITIMTAR! KUR DUHEJ MENDUE PER HYMJEN N’ EUROPË:

TRADHËTARËT E ATDHEUT ZBATUENE “REVOLUCIONIN KULTURAL DHE IDEOLOGJIK” NË SHQIPNINË “ATEISTE” !

Gjithkjo heshtje e turpëshme edhe sot në Shqipninë e Gjergj Kastriotit dhe Atdheun e Nanë Terezes!?

A thue e meritonte Shqipnia e Martirizueme nder shekuj një shkatrrim si ky që kemi provue na, në fund të Shekullit XX !?..

15 SHKURT 1967: Mbas “Fjalimit Programatik” të 6 shkurtit të diktatorit Ever Hoxha, “Fletë-rrufetë” që bijtën si kërpurdhat mbushën qytetet e fshatrat e topituna e të frigueme per palc.

Të dielën e parë ato u vëndosën në dyertë e Kishave, asaj të Fretënve në Gjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus.

Kjo stuhi filloi edhe ndër qytete tjera, në Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti i Naltë Pedagogjik i Shkodrës, ku strehohej si hije anadollaku i njohun Ramiz Alia, filloi përgatitjet per mbledhjet e demaskimit të disa klerikëve nën lëvozhgën “Organizata të Frontit”, me klerikët e parë të 1945: At Gegë Lumën, At Frano Kirin, At Mark Harapin S.J. e At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi por ishte shfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme, mbasi pikërisht me At Gegë Lumen u pat fillue edhe në vitin 1945, dhe vazhdoi me ata klerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuejtjet në kampet e shfarosjes PPSh.

Me thirrjen e djegëjes së Kanunit Lekë Dukagjinit, rreshtohej per pushkatim edhe Don Frano Illija, i cili aso kohe po merrej me punimin dhe sistemimin e Kanunit të Skenderbeut...

Edhe kjo, a thue ishte “rastësi”!?

Kudo kishte vetem FRIKË! Të gjithëve u dukej se errësina e natës asht ma e përshtatëshme për këtë punë, prandej, edhe dritat fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-shllunga në pikën e verës, per zhdukjen e sa dokumentave...

Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave e kur veglat servile e hipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit, ndër sytë e Popullit ngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e pashterrëshme e gurrës së HEROJVE të Kishës sonë Katolike  si: At Pjetër Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot Ernesto Çoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don Mikel Beltoja, Don Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don Ndoc Ndoja, Don Pjetër Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.

Pra, kudo “Punë, vigjilencë, gatishmëri!” që e shprehun ma kjartë e në gjuhë shqipe domethanë: “Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhë si qen!”.

Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” terroristi Ever Hoxha, ka plotësue portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë “Shtet Ateist”, ndërsa, vegla besnike e tij eonuku i oborrit skilia Ramiz Alia, ka dhanë prova në këtë “Revolucion Kultural” se asht i denjë me u ulë më 13 prill 1985, në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit Shqiptar.

19 MARS 1967, terroristi Ramiz Alia, mbyll perfundimisht Kishat Katolike në Shkoder, tue fillue me Kishen Kathedrale të Shkodres. Njëheri fillon edhe dhunimi i vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë para vitit 1900 dhe 1944.

PRILL 1967: Me porosi të KQ të PPSh dhe të terroristit Ever Hoxha, tek Dosja 2291 Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të përdorin torturat më shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në hetuesi.” Dhe, jo nder pak hetuesi u aplikue kjo shkresë antinjerzore.

Arrestohet kangtari Lukë Kaçaj; perkthyesit Prof. Nikoll Dakaj e Prof. Mark Dema,  shkrimtarë, artistë...E deri tek puntorët e thjeshtë dhe besimtarë... E kushdo, që mendohej Atdhetarë!

Tragjedia e Popullit Shqiptar vazhdon në një pafundsi me mbi 120 varreza “pa asnjë shenjë”, të Rinisë së vrame në kufinjë.

Ishte ajo Rini që akuzoi diktatori terrorist Ever Hoxha, per të gjitha veprat e veta... Se, gjoja po i bante Rinia Shqiptare...

E sot, kemi të botueme dhe “Letren tepër sekrete” të tij, ku ai shkruen per Kisha dhe Xhamija: “Me këto forma duhet të vazhdojmë né derisa t’i rrafshojmë ato nga faqja e dheut. (Sekretari i Parë Enver Hoxha)

Tiranë, më 27 SHKURT 1967:

Shenim F.Radovani: Falnderoj botuesin e letres së plotë të diktatorit: http://www.panorama.com.al/zbardhet-letra-sekrete-e-enver-hoxhes-kleriket-me-perjashtim-te-katolikeve-jane-injorante-dine-lutje-permendesh-si-hoxhallaret-por-do-i-rrafshojme-nga-faqja-e-dheut/

Melbourne, 4 Shkurt 2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora