E enjte, 22.04.2021, 04:34 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Latifi: Vorret e krushqve

E hene, 08.02.2021, 08:44 AM


Blerim Latifi:

Me 22 shtator të vitit 1998 ushtarët serbë hynë në oborrin e shtëpisë time në Prekaz dhe ia vunë flakën asaj. Midis pak gjërave që shpëtuan nga flakët ishte edhe kjo fotografi, kujtim nga klasa e parë, në vitin 1986. Gjurmët e luftës kanë mbetur në të, si për të dëshmuar se si ishte fëmijëria dhe rinia jonë në një kohë të zymtë e mizore, të cilën përditë e më shumë jemi duke e harruar.

_______

Këto që shikoni në fotografi quhen "Vorret e krushqve". Ndodhen në një kodrinë përballë lagjes time në Prekaz.Janë dhjetë varre të vendosura në mënyrë të çrregullt, disa tanimë të mbuluara nga ferrat e dendura.Legjenda për varret e krushqve është njëra nga legjendat më të mistershme në historinë e mitologjisë shqiptare. Kadare e përmend tek "Prilli i Thyer", por nuk e shpjegon.Duket sikur ka frikë prej saj, prej tmerrit që rrëfehet në të.Edhe antropologët kulturorë nuk kam parë t'i kenë hyrë zbërthimit të kësaj legjende. Mbase ky është ligji i legjendave: duhet të jenë të mistershme, që të sigurojnë përjetësinë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora