| E hene, 08.02.2021, 11:03 PM |
FILLIMET E HISTORIOGRAFISË KASTRIOTIANE
Nga
Ilia Karanxha
Vepra
"Përmbledhje e jetës dhe fitoreve të Gjergj Skënderbeut…" ka qënë dhe
vazhdon të mbetet një vepër shumë e rallë që për shekuj me radhë ka qenë jashtë
vëmendjes të bibliografëve dhe studiuesve të shumtë që janë marrë me
historiografinë apo bibliografinë kastriotiane. Një ksombël i vetëm i kësaj
vepre rruhet sot në Itali në Bib. Reale të Torinos1.
Ajo
është publikuar pa emrin e autorit dhe editorit, pa vëndin dhe datën e botimit.
Viti 1539 nxiret indirekt nga hyrja dedikatore. Vepra u dërgua në shtyp nga
Paolo Pietër (Angeli) Engjëlli i cili në një formë të kriptuar kërkon të marrë
autorsinë e kësaj vepre por në fund të hyrjes dedikatore e distancon vehten si
autor i saj kur shkruan se : Aq më teper që vepra është e gjitha e vertetë dhe
u shkrojt nga burra qe personalisht ndihmuan Skënderbeun...2
Ështe
e njëjta ide që Barleti alias Beçikemi do ta përmëndë edhe në veprën e madhe me
anë të së cilës kishte parasysh raportet e proveditorëve venecianë ndërsa Paolo
Pieter Engjëlli tek burrat që shkrojtën këtë histori kërkon të aludojë njerzit
e tij të familjes e mbi të gjitha xhaxhanë e tij peshkopin e Durrësit Paolo
Engjëllin e disi më larg edhe Dhimitër Frankun.
Me
vdekjen e Beçikemit në shtator të vitit 1526 gruaja e tij Katerina u detyra të
shiste librat e bibliotekës që me shumë kujdes e pasion humanisti ynë i kishte
mbledhur gjatë gjithë jetës së tij. Në këtë rast Engjëllorët që banonin po në
Padova përfituan duke blere librat e dorshkrimet e lëna nga Beçikemi3.
Vetë
vepra Përmbledhje e jetës dhe fitoreve të Gjergj Skënderbeut… ka qënë një nga
variantet e para të historisë të Skënderbeut të cilën Marin Beçikemi aty rreth
vitit 1511 e kishte referuar tek miku i tij Giovanni Britannico si një histori
kristiane me 33 kapituj që së shpejti do të shikonte dritën e botimit, ( tres
& triginita Christianae Historiae libros, qui brevi in lucem prodibunt.4
Praktikisht një vepër në përfundim e sipër po të kemi parasysh faktin se vepra
ne realitet ka gjithsej 40 kapituj të shkurtër (me ndonjë kapërxim në numurimin
e kapitujve shkon deri në 42 kapituj ) apo “libra” siç i quan vetë autori. Këtë
vepër humanisti ynë deshte ta publikonte në Mantova dhe per këtë qëllim hyri në
korespondencë me personalitete të shquara në oborrin Mantonava siç ishin Gian
Giacomo Calandra, Tolomeo Spagnoli e në mënyrë te veçante me vetë markezen
Isabella d’Este.
Për
të nderuar sa më shumë personalitet e atij oborri Beçikemi shkrojti edhe një
poemë të gjatë me mbi 2000’ vargje ku lavderoheshin markezia Isabela d’Este dhe
i shoqi i saj Francesco , humanisrët e shquar mantovanë Giacomo Calandra,
Tolomeo Spagnoli dhe vëllaj i tij Baptista që banonte në Brescia e shumë të
tjerë. Në sajë të këtij angazhimi drejt oborrit mantovan markezia i lëshoj
humanistit tonë edhe lejën për tu trasferuar aty por më pas nuk dihen arsyet se
pse ai mbeti në Venedik.
Sidoqoftë
duke njohur këtë dashamirësi të Beçikemit kundrejt oborrit mantovan Mario
Equicola (rreth1470 – 26. VII. 1525), humanisti e letrari më i shquar i atij
oborri por edhe këshlltari kultural i markezez do t’i rezervonte Beçikemit në
veprën e tij Chronaca di Mantua (Kronika e Mantovës -1521) një lavdërim të
veçantë duke e qojtur: historiani Marin Beçikemi shumë i ditur në të dyja
litreraturat (d.m.th. greke dhe latine )5. Le të kujtojmë këtu se deri më 1521
Beçikemi (ndryshe Barleti) nuk kishte publikuar asnjë histori pra fakti që
Equicola e quan atë historian do të thotë se ai e kishte njohur nga afër veprën
që humanisti tonë e kishte qojtur provizorisht : Christianae Historiae.
Cilësimi
i humanistit tonë si historian do t’i bjerë në sy edhe studiuesit të koheve të
sotme Andrea Canova6 i cili përpiqet ta justifikojë me faktin e kërkesës që
bëri Beçikemi në shkurt të vitit 1526 para Senatit për të shkrojtur një histori
veneciane. Si argument nuk mund të qëndrojë mbasi M. Equicola nuk mund të
parashikonte kerkesat që do të bënte Beçikemi pas pese vjetesh7. Por sidoqoftë
vetë fakti që Beçikemi vullnetrisht tregohej i gatshëm të shkruante një histori
veneciane mund të nënkuptojmë se për humanistin tonë problemi i historiografisë
veneciane, pasi kishte shkrojtur historinë e Skënderbeut, kishte qënë një
argument i mirënjohur.
Në
lidhje me konceptin e “historisë kristiane”, si e kishte referuar humanisti tek
miku i tij i ngushtë G. Britaniko, jo vetëm që trasmetohet në ballinën e
veprës, siç shikohet më sipër, por edhe në përmbajtjen e saj nga autori ynë nuk
është injoruar karakteri i luftës së Skënderbeut edhe si një luftë që bëhej për
mbrojtjen e krishtërimit evropian kundrejt agresionit islamist otoman.8
Vepra
paraqitet me format të vogël 8° (155x106 mm) zbukuruar me një ksilografi (80x58
mm) në ballinë e cila paraqet Shën Mihailin që ka vënë poshtë djallin. Vendoset
kështu një paralele në mënyrë simbolike mes Skënderbeut dhe Shën Mihailit të
cilin ai e adhuronte si shënjtorin luftëtar që ishte vazhdimisht në luftë
kundra të keqes.
Vepra
përmban 48 cc (të numuruara A-MII). Sot rezulton e bashkëlidhur me vepra të
tjera të shek. XVI-XVII.9
Pa
u tharë boja e botimit të parë, po më 1539, vepra ribotohet me një sërë ndryshimesh
të karakterit tipografik e morfollogjik e del pa asnjë zbukurim grafik me
titullin e ri :
Commentario
de le cose de Turchi, et del s. Georgio Scanderbeg, principe di Epyrro. Con la
sua vita, et le vittorie per lui fatte, con l'aiuto de l'altissimo Dio, et le
inestimabili forze, et virtu di quello, degne di memoria. MDXXXIX.
Duke
nisur nga ky variant, e të gjitha ribotimet që pati vepra në vazhdim janë
konsideruar sot artificialisht me pa të drejtë si një vepër e Dhimitër Frankut
i cili në gjithë jetën e tij nuk ka shkrojtur asnjë resht për për Skënderbeun.
Tentativa e Girolamo Angelit më 1584 për tja akredituar këtë vepër dajos së tij
Dhimitër Frankut duhet konsiderur pa më të voglën medyshje si një fallsifikim
për iteresa të ngushta familjare.
Në
qoftë se kjo veper do të ishte shkrojtur nga Dhimitër Franku siç u deklarua më
1584, Paolo Pietër Engjëlli nuk do të kishte nguruar ta deklaronte këtë autorsi
qysh më 1539 aq më teper që prej Frankut ai trashëgoi kishën e Brianës mirëpo
deri më 1539 duket se jetonte akoma gruaja e Beçikemit.
Më
1541 vepra u pulikua në një edicion të vetem së bashku me veprat e Paolo
Giovios dhe të Andrea Gambinit të cilat gjithashtu trajtonin çështjet e turqve.
Në bibliotekën Universitare të Bernes (Uni Bern - Zentralbibliothek (ZB) )
vepra Commentario... ështe regjistruar si një vepër e Marinus Barletius.