E hene, 27.03.2023, 05:54 PM (GMT+1)

Faleminderit

Dr. Alma Lama, një nga 50 Gratë Lidere të ardhshme të Botës

E diele, 07.02.2021, 01:33 PM


Dr. Alma Lama ka Lindur në Krujë. Ajo ka qenë ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali nga viti 2016 deri ne vitin 2019. Më parë ajo ishte anëtare e Kuvendit të Kosovës, për dy mandate. Ёshtë anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës prej vjeshtës së vitit 2013. Gjatë karrierës së saj politike, Lama ishte një nga deputetët më të zëshme në Kosovë, për çështje të ndryshme. Ajo ka qenë e angazhuar fuqimisht në demokratizimin e shoqërisë dhe institucioneve, çështjet e dialogut me Serbinё, transparencës, lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Lama është deputetja e parë në historinë e parlamentit të Kosovës që hartoi dhe prezantoi një ligj. Ky ishte ligji për Mbrojtjen e Burimeve tё Gazetarisё, miratuar në 2013. Ajo gjithashtu ishte shumë aktive në shumë nisma të tjera parlamentare dhe amandamente në ligje të ndryshme dhe në debate parlamentare. Lama ka qenё gjithashtu anëtare e bordit të Grupit të Grave Deputete, një grup parlamentar ndërpartiak në Kuvendin e Kosovës, shumë i angazhuar në promovimin e rolit të grave në shoqëri dhe portretizimin e tyre në media. Nё 2018, asaj i ёshtё dorёzuar nё Itali çmimi ndёrkombёtar “Liberi di Crescere”, duke e cilёsuar si “njё nga gratё shembull qё ka dhёnё kontributin e saj pёr tё zbutur tensionet nё kohёra tё vёshtira, si dhe ka luftuar pёr mbrojtjen e fashave tё brishta dhe pёr tё drejtat e njeriut”.

Para se të merrej me politikë, zonja Lama punoi për një periudhë të gjatë si gazetare dhe analiste politike në disa media shqiptare dhe ndërkombëtare. Ajo punoi si korrespodente në Kosovë në Top Channel, stacioni më i madh televiziv shqiptar. Që nga viti 2003 ajo ka qenë për shumë vite korrespondente e rregullt për Osservatorio sui Balcani, me qendër në Itali, duke shkruar shumë artikuj dhe analiza për Kosovën. Ajo gjithashtu botoi artikuj në media ndërkombëtare si Instituti për Raportimin e Luftës dhe Paqes, IWPR, Transitions Online, United Press International dhe Washington Times. Ajo ka bërë gazetari hulumtuese në raste të krimeve të luftës dhe çështje korrupsionit etj. Znj. Lama është zgjedhur një nga 50 Gratë Lidere të ardhshme të Botës, nga programi i Departamentit të Shtetit (SHBA), i quajtur "Programi i Grave në Shërbimin Publik", ku ajo ishte pjesë e tij, Wellesley College, 2012. Ajo ishte gjithashtu pjesë e Programit të Bursave të Shpresës, Lidershipi i Grave për Sundimin e Ligjit, organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe USAID, Pranverë, 2010. Lama ka kontribuar në një numër konferencash vendore dhe ndërkombëtare, veçanërisht në të drejtat e grave dhe transparencën. Aktualisht Znj. Lama është doktore e shkencave në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo u diplomua në 1999 në Universitetin e Tiranës, Shqipëri për Gjuhë dhe Letërsi. Në vitin 2020 u doktorua në Shkenca Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare në universitetin e tiranës. Lama flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht. Ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë. Aktualisht, garon pёr mandatin e tretё si deputete e Kuvendit, gjithmonё si pjesё pёrbёrёse e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs.

__________

Vizitoni: https://www.facebook.com/alma.lama.9



(Vota: 41 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sinan Gashi: Mençuraku i përbuzur - Gjergj Komnino Frrok Vukaj: Personalitet i Arsimit e Mendimit Pedagogjik Anton Berisha: Dëshmi për Imzot Mark Sopin Gëzim Loka: Qanije Hamdi Hyka (Alushi), profili i një mësuesje fisnike dhe artisteje të përkushtuar Dukagjin Hata: Haxhi John Dauti, një misionar i çështjes gjithëshqiptare në SHBA Ibrahim Kabili: Zenel Bastari - Bejtexhiu që nderoi Bastarin dhe Bendën me vargjet e penës së tij Ibrahim Kabili: Mësuesi dhe drejtori që dha shumë për arsimin dhe vlerësohet për meritat e tij! Lekë Mrijaj: Imzot Mark Sopi ishte dhe mbetet një erudit i pavdekshëm i krenarisë së ditëve tona Ibrahim Kabili: Mësuesi, drejtori, studiues dhe intelektuali që i bën nder vendlindjes! Mursel Muçolli: Kadri Muçolli, njeriu që meriton të përkujtohet Halil Gashi: Iku nga jeta dhe një veprimtar i orëve të para Gëzim Loka: Dëshmori Artan Cuku, krenaria e Lurës dhe gjithë Shqipërisë Nue Oroshi: Tash e 10 vjet pa nacionalistin e Shqipërisë Etnike Kapidan Ndue Gjon Marku Hysen Kobellari: Haki Stërmilli, shkrimtar i emancipimit shoqëror Bajram. R. Preteni: Dom Pashk Dani është dhe mbetët në zemrat e mitrovicasve Hasan Hasanramaj: Përkujtojmë Prof. Dr. Mark Krasniqin Ibrahim Kabili: Intelektuali, mësuesi dhe drejtori që rrezatoi dije, mësoi dhe edukoi breza Sinan Gashi: Dy zonja të nderuara të skenës artistike shqiptare të Kosovës Mehmet Musa: Shqiponja e Bjeshkëve të Nemuna! Uran Butka: Homazh për të dënuarin politik, Kujtim Isuf Luzaj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora