Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Liderëve tanë

| E diele, 07.02.2021, 11:20 AM |


Neki Lulaj

LIDERËVE TANË

Ju jeni zhytur  ngjizur me epsh pas pushtetit

Ju qe në  këtë kohë  vetëm grindeni  shaheni

Ju  fyheni si fëmijët e mëhallës mes vedit

Ju jeni guhakë e gromësirë që po harroni vatanin!

Ju jeni vëllezër të një gjuhë te një gjaku

Turp  për fjalorin e marrë  që keni.

Mësoheni  ju që nuk dini se ç’është oxhaku

O amebat njëqelizore që gjakun e pini.

Vota nuk ju pjellin fushat me grunore

Sa herë vjen puna ne zgrip, o ju puthadorë

Dhe fusha dhe pragu për ku mallkon

Dhe nënat e trimave heshtin në odë.

Ecni si në mazgjahin e shtazëve me pluhur

Jeni bërë si merimanga a bulktha nate

Për një grim pushtet  jeni të papërkulur

Harroni djersën që dertdhet mes vatje

Mbi kokat dhe tokën e të pagjeturve

Jepni betim!

E gënjeshtrat e shekullit mos  fshihni në Pelerinë

Se pas fitores me buzë me tul e kotolete

Të gjitha gënjeshtrat do i lëpini një ditë

Speyer, 5 kallnuer 2021

ME JU

Sa dua   të jem me ju kur zbardh agu

Atje në kullën e vjetër prej guri

I veshur me tirq me kollona para një pragu

Me shokën e lidhur në brez të një burri.

Mbi kokë ta mbaj plisin

Cigarllukat t’i ndezim në oxhak

Me mashë e me gaca prushi.

Të ndezim këngën në konak.

Sot dua  te jem atje  ku zien oda

Me ju  në vendlindjen e bekuar.

Ta këndojmë për etrimat që rriti toka

Me katër a pesë breza të shoqëruar.

Dua të jem rreth prushnajës të ndezur

Të gjerbojmë kafen me duhan

Kohën ta rrotojmë si burra mustakëkërleshur

E vallen ta hedhim deri në tavan.

Sot dua me ju të isha

Ne sheshin e Broliqit te Mulliri i Vjetër

Me ju, o bashkëfshatarët e mi

Të mençur trima e bujarë e të besës

Të përkulemi para dëshmorëve  për liri.

Të Kujtojmë Sali Çekun, Ekrem Lulaj, Nysret Shalën

Tre shaljanët nderi i fshatit

Dritëhija  e Kombit në përjetësi.

NË VELANI

N`zemër të Velanisë shëndrritë një mermer përgjimtarë

Nga toka deri në qiell drita perhihet

Edhe nga ajo botë buron vizioni flakadan e ar

Ai e ledhatoi dje me shallin e ti trupin e përvujtur

të Dardanisë  nanë

Elipsat e shallit të tij ishin paravani tehu i kosës

Qe shtirakve ju tha se ja këtu e kam mbështjellur

Fatin e nëpëkembur te dy million shqiptarëve

Me këtë shall ua mbulloi trupin e mërdhirë

Me këtë shall ua qepi plagët e shpirtit

ua shtërngoi plagët vëllazërve pjestar..

Tymtari do të tymojë këtu i zjarrmuar

Se jemi ashti shpirti gjaku e toka lidhur ne një ograjë

Kemi një gjuhë një aortë zemre një trung te lashtëruar

Jemi autokon dardan te bekuar nga një diell e një henë.

Kollitën mjegullat e zemruara mes dafinash

Ato fërsherisin ne patyjshmërin e mendjës

Te Bogdanit të dytë shqiptarë

E sa skenare puçiste pusi e intriga te pa pritura..

T`ja humbin gjurmat e varrin si Bogdanit të parë

Një ditë të erdha te varri si mergimtarë

Me trathtuan ndijenjat dy lot prej guri rreshkitur

E te ranë mbi mermerin tend te bardhë....

Mbi ty kalorsi i ndritshëm i qenesisë tone fatndritur

Nga aorta e zemrës tende bota na nohu se jemi Dardan

At mbremje dielli vezullonte mbi mermerin e praruar

E Dardania e jonë fymonte lirshëm

Te përgëzova se u realizu arkitektuara jote e zjarrët

Tani jemi Shtet i Pavaruar edhe ne mergimtaret jemi fat bardhë..!

Mu be se pashë fytyrën tende te buzëqeshur mes rrezeve te diellit

Ketu ne Velani po e ndiej vegimin e shpirtit tend

Nëpër gjethët e pemëve po fërshferisin si fletë librash

E ne çdo faqe nderi e lexoi dashurinë tende

Iden e rrugës se kombit

Për Bashkim Kombëtar …