E enjte, 28.03.2024, 08:49 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Fetah Rudi simbol lirie dhe ndryshimi pozitiv!

E diele, 07.02.2021, 09:45 AM


Fetah Rudi simbol lirie dhe ndryshimi pozitiv!

Shkruan: Florim Zeqa

Kandidatët për deputet në listat e partive politike për aq sa mund të kenë dallime, kanë edhe ngjashmëritë e tyre. Megjithatë, një kandidat për deputet është më i veçanti, që dallon në shumë aspekte prej kandidatëve të tjerë.

Është kandidati numër 38 në listën zgjedhore të partisë shtetformuese, pra fjala është për Fetah Rudin, intelektualin dhe veprimtarin më të përkushtuar, ushtarin e lirisë dhe më besnikun i vizionit rugovian për shtetin e Kosovës.

Kush është Fetah Rudi!?

Fetah Rudi ka lindur me 10.08.1964 në fshatin Rud, komuna Malishevës.

Shkollën fillore e ka kryr në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Qamo "Marshalli Tito" në Gllogovc (Drenas) përgjatë viteve të 80-ta. Si nxënës i shkollës së mesme, vitin 1982  regjimi okupues i Serbisë e burgos Fetah Rudin për pjesëmarrje në demonstrata për Republikën e Kosovës, duke e dënuar me 3 muaj burg dhe masën shtesë ndëshkimore, përjashtim nga shkolla.

Pas një viti Fetahu vendosë të regjistrohet në QAMO "Luigj Gurakuqi" në Klinë, ku edhe aty e përcjellë i njëjti "fat", ku pas tre muajve përjashtohet nga shkolla për të njëjtat motive, të pjesëmarrjes në demonstrata.

I përndjekur nga regjimi pushtues i kohës, detyrohet të emigroj në Slloveni, ku punon si punëtorë krahu deri në vitin 1984, por edhe aty nuk e lënë të qetë.

Në vitin 1984 detyrohet të shkojë në shërbimin ushtarak në Tuzëll dhe Banjallukë. Peripecitë e viteve 1984/85 gjatë shërbimit ushtarak ishin të shumta e të panumërta, ku disa herë mirret në pyetje dhe maltretohet fizikisht nga sigurimi i shtetit jugosllav.

Më të kryer shërbimin ushtarak, pas një qëndrimi të shkurtër në shtëpi, Fetahu përseri shkon në Slloveni për shkaqe ekonomike, për të vazhduar punën si punëtorë krahu deri në fund të vitit 1990.

Vlenë për të theksuar, se gjatë qëndrimit në Slloveni, krahas punës fizike, Fetah Rudi ka qenë i angazhuar me veprimtari atdhetare në shoqatën "Migjeni" dhe "Alternativa" në Lubjanë.

Pas kthimit nga Sllovenia në vitin 1990, Fetahu i vazhdon studimet në SHLP "Bajram Curri" në Gjakovë. Pas studimeve angazhohet si mësimdhënës në shkollën "Asim Vokshi" të fshatit Rud, ku punon me zellë e përkushtim deri më 15 dhjetor të vitit 2000, ku bandat kriminale i ndalin përkohësisht rrugëtimin pishtarit të dijes në fshatin Bytyq (të Ura e Bytyqëve) me një sulm qyqarë.

Pas kuorimit një vjeçar në Itali, Fetah Rudi në karrocë i kthehet përseri aktiviteteve dhe jetës publike në Kosovë.

Në vitin 1991 zgjedhet Kryetar i nëndegës së LDK-së për fshatrat Panorc, Rud e Llapqevë.

Në vitin 1992 zgjedhet Kryetar i FR të LDK-së dega në Malishevë, post të cilin e ka mbajtë deri në vitin 1998.

Fetahu ishte pjesëmarrës aktiv nga formimi i Ministrisë së Mbrojtes dhe UÇK-së nga fillimi deri në mbarim të luftës, duke dhënë kontribut të çmuar në unifikimin e frontit të luftës kundër pushtuesve serb.

Fetah Rudi ishte anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për disa mandate deri në vitin 2010, si dhe anëtarë i Kryesise së LDK-së dega në Malishevë, post të cilin e mbanë aktualisht.

Të rrallë  janë veprimtarët siq është Fetah Rudi, i urtë e i guximshem, i sinqertë dhe i vendosur, besnik dhe i pathyeshem ne vizionin e tij, që ka moralin dhe ndërgjegjën e pastër, që ka vetëdijen e shëndoshë dhe shpirtin fisnik.

Suporti më i madh në rrugëtimin politik dhe atdhetar të Fetahut janë familja e tij, vëllau Shaipi, djali dhe nipat e tij.

Edhe pse Fetahu jeton në kushte minimale, asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të ankohet per diçka.

E kemi dëgjuar të jetë mirënjohës dhe falenderues për ndihmat dhe mbështetjen e bashkatdhetarëve nga mërgata e jonë.

Fetah Rudi me karrocën e tij është shndërruar në simbol të qëndresës dhe heroizmit, të sakrificës dhe guximit në denoncimin e vazhdueshem të krimit dhe kriminelëve që gjymtuan qenjën tonë kombëtare.

Ja pse duhet votuar numri 38 në listën zgjedhore të LDK-së

Nëse e dëshironi ndryshimin pozitiv në LDK dhe mbarë Kosovën, paraprakisht duhet të votoni numrin 38, për të vazhduar përzgjedhjen në listën e partisë shtetformuese.

-Në numrin 38 e keni vlerën më sublime të LDK-së rugoviane,

-Në numrin 38 e keni atdhedashurinë,

-Në numrin 38 e keni heroizimin dhe sakrificën njerëzore,

-Në numrin 38 e keni dëshmorin e gjallë të LDK-së rugoviane,

-Në numrin 38 e keni forcën intelektuale të ushatrit të lirisë,

-Në numrin 38 e keni pastërtinë e shpirtit fisnik të një atdhetari,

-Në numrin 38 e keni njeriun e guximshën dhe të pathyeshëm në sfidat e kohës.

-Në numrin 38 e keni bartësin e listës së qindra veprimtarëve të vrarë për motive politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

-Numrin 38 në ulësen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta keni ndërgjegjën më të pastër kombëtare i cili në çdo seancë të kuvendit do t'i thërret ndërgjegjës së fjetur të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e vrasjeve enigmatike të veprimtarëve më të guximshëm dhe më të devotshëm të LDK-së rugoviane.

Ze? i familjare?ve te? veprimtare?ve te? vrare?

Fetah Rudi për më tepër se deputet, do të jetë përfaqësues i familjarëve të qindra veprimtarëve të LDK-së të vrarë tinëzisht pas shpine, në kurthe e prita me urdhër të shpirtëzinjëve shqiptarë.

Vota për Fetah Rudin nga zgjedhësit kosovarë, do të jetë ndëshkimi më i madh për ideatorët dhe urdhëdhënësit e vrasjeve politike në Kosovë.

Vota për Fetah Rudin do të jetë pak më tepër se ndëshkim edhe për ndërgjegjën e vrarë të drejtësisë kosovare, përkatësisht gjykatësve dhe prokurorëve, policëve dhe avokatëve që heshtën vrasjet më makabre kriminale ndaj gjakut më të pastër shqiptarë.

Fetah Rudi me karrocë në Parlamentin e Kosovës, qoftë edhe pa e folur asnjë fjalë të vetme, ka për të dëshmuar ekopën më të errët të pasluftës, atë të vrasjeve politike në Kosovë.

Fetah Rudi me përkushtimin dhe guximin e tij është shëmbulli më i mirë i një idealisti të përbetuar, të cilit as plumbat e tradhtarëve nuk i ndalën rrugëtimin në misionin e shënjtë të lirisë dhe pavarësisë së vendtit të tij.

Njeriu me karrocë në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë dëshmia më e fuqishme e sakrificave dhe sfidave nëpër të cilat kaluan atdhetarët dhe idealistët në këto 22 vjetët e pas çlirimit të Kosovës

Karroca e Fetah Rudit në Parlamentin e Kosovës, sikurse në legjislaturën e kaluar do të jetë denoncimi më i ashpër për kriminelët, urdhëdhënësit dhe projektuesit e vrasjeve poltike, do të jetë mallkimi më i madh për prokurorët, gjykatësit, policët hetimor dhe gjithë ata që heshtën krimet e pasluftës.

Prezenca e sërishme karrocës së Fetah Rudit në Parlamentin e Kosovës do të jetë ndërgjegje e vrarë edhe për bashkëpartiakët e tij që ishin në pushtet dhe nuk e bën as hapin më të vogël për zbardhjen dhe dënimin e kriminelëve...

Fetah Rudi në karrocë në sallën e Parlamentit të Kosovës do të jetë simbol lirie dhe ndrsyhimi pozitiv, simbol i sakrificës dhe guximit që i thërret pandërprerë ndërgjegjë së pastër kombëtare dhe ndërkombëtare për zbardhjen e të gjitha krimeve të pas luftës në Kosovë.

Vota për Fetah Rudin, votë për dinjitet njerëzorë

Prapa numrit 38 në listën e partisë shtetformuese (LDK) është emri i Fetah Rudit, njeriut që dha gjithçka për lirinë e Kosovës, që ushqeu dhe shpërndau frymën rugoviane për tri dekada gjithandej Kosovës, trojeve etnike dhe diasporës shqiptare.

Pa kontributin e Fetah Rudit, fryma rugoviane e LDK-së do te ishte e mangët dhe e jo kuptimplotë.

Sikurse në luftë, ashtu edhe pas saj Fetah Rudi asnjëherë nuk u gjunjëzua para kërcënimeve dhe shantazheve. Pas atentatit kriminal të vitit 2000 Fetah Rudi doli akoma më i fuqishëm. Edhe pse në karrocë invalidore, asnjëherë nuk e ndali aktivitetin politik dhe atdhetar.

Të gjithë ata që përcaktohen që më 14 Shkurt ta votojnë numrin 38 në listën e LDK-së, jo vetëm që votojnë për frymën e pastër rugoviane brenda LDK-së, do të ndihmojnë ndryshimin e mentalitetit qeverisës në vendin tonë.

Kuvendit të Kosovës i duhen njerëz dhe  personalitete të guximshme siq është Fetah Rudi dhe shumë të tjerë që janë të zotët të përballen me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë.

Fetah Rudi me karrocë në kuvend, përveqse do të jetë përfaqësues i denjë i frymës rugoviane dhe zë i elektoratit rugovian, do të jetë zë i fuqishëm i të gjithë dëshmorëve të vrarë pas shpine nga bandat kriminale.

Fetah Rudi me karrocë në kuvend, do të jetë thirrje e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë, për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike të pas luftë në Kosovë.

Vota për Fetah Rudin me 14 Shkurt 2021, do të jetë votë për dinjitet njerëzor dhe çlirim shpirtëror, i ngulfatur për dy dekada rresht në Kosovën e lirë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora