E enjte, 28.03.2024, 12:46 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Sindromi shqiptarë më i rëndë se Sindromi i Stokholmit?

E shtune, 06.02.2021, 09:25 PM


Sindromi shqiptarë më i rëndë se Sindromi i Stokholmit?

Shkruan: Gani MEHMETAJ

Kur një grup pengjesh në një bankë të Stokholmit dëshmuan ashtu si dëshmuan, psikologët e cilësuan Sindromi i Stokholmit. Dhe e habiten botën.

Por sikur psikologët, neuropsikiatrit e spitalet neuropsikiatrike të merreshin me studimin e grupeve shqiptare që në mënyrë të çoroditur e mbrojnë gjenocidin e pushtuesit turk, si do të na trajtonin? Raste për neuropsikiatri? Të çmendur? Mercenarë apo shpirt robi? S’ke si i kupton ndryshe, kur reagojnë ashtu sikurse nuk pritet nga asnjë grup brenda kombit.

Botohen fragmente të Masakrës së Manastirit, apo dhjetëra masakre turke ndaj shqiptarëve që i kanë shkruar kronistët turq, ndërsa ata reagojnë në mënyrë të pakontrolluar, si të ishin me të prapme në gaca, mbrojnë masakruesin, dridhen nga skizofrenia e neurozat që nuk i kupton.

Kur Kadare, historianë e intelektualë  shkruajnë se vetëm shqipen e ndaloi okupuesi turk, kurse lejoi mijëra shkolla serbe, greke e bullgare në territorin shqiptar, dalin ca budallenj tru bosh dhe të thonë: po të mos ishte  Turqia ti s’do të flisje shqip! Marrëzi që vetëm një i çmendur mund të ta thotë. 

Kur u shkrua se okupuesit turq ishin më mizorët ndaj shqiptarëve, e shkretuan Shqipërinë si asnjë vend tjetër,  gati na shfarosën, ata të përgjigjen: ishim të privilegjuar! Prapë s’ke si i arsyeton. Mbase psikologet mund të japin ndonjë përgjigje.

Sindromi i Stokholmit është studiuar, por Sindromi shqiptar, mbetet për t’u studiuar.

Mos u studioftë kurrë se mund të na nxjerrin komb me grupe me mendësi skllevërish, mercenarësh dhe të hallakatur nga mendtë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora