E diele, 18.04.2021, 05:54 AM (GMT+1)

Kryeshkrim » Ukaj

Ndue Ukaj: Parulla dhe premtime të gërditshme

E diele, 07.02.2021, 02:34 PM


Ndue Ukaj:

Ekstaza me të cilën Vetëvendosja dhe argatët e saj po e stimulojnë dashurinë për udhëheqësin shpëtimtar s' është e shëndetshme për demokracinë e as për rritjen e mëtutjeshme të shtetit tonë.

Euforia e tillë shërben për ta përdorë popullin si kompensim për mungesat e mëdha që ka kjo organizatë, para së gjithash për mungesën e madhe të vizionit politik, të cilin kjo parti e ka zëvendësuar me kauza të rreme, me parulla dhe urrejtje për kundërshtarët politikë.

E vërteta që mund të nxjerret nga ligjërimi politik i VV- së dhe nga veprimet e saj është se ajo dëshiron revolucion dhe atë për t' ia përmbushë egon liderit të madh dhe synimeve të tij për të zënë vend ballor në historinë e Kosovës.

Për këtë arsye, ai ka përbuzë çdo ngjarje dhe çdo njeri që ka bërë histori, meqë vetë s'ka qenë protagonist në to.

Kjo organizatë ka arritë të përndezë një pjesë të shoqërisë sonë dhe të krijojë eufori. Dhe këtë s'e ka bërë me vizion politik, por me parulla dhe premtime të gërditshme të llojit se pas 14 shkurtit të githë do të jemi të barabartë.

E vërteta ndërkaq që fshihet prapa këtyre parullave është pikërisht pabarazi.

Gjatë viteve të shkuara, ne kemi dëgjuar dhe lexuar shpesherë se çka s'dëshiron VV-ja, madje kemi parë edhe veprime radikale në këtë drejtim, por kurrë s' e kemi kuptuar vërtet se çka dëshiron ajo, sepse një dëshirë të tillë s' e ka shpaluar.

Për mua, kjo është engimë e madhe që kamuflohet në emër të pseudobetejës për gjoja shkapje të shtetit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora