Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Që historia të mos përsëritet

| E shtune, 06.02.2021, 10:12 AM |


Ndue Ukaj:

Që historia të mos përsëritet, duhet të këshillohemi vazhdimisht prej mësimeve që na ofron ajo. Dhe ajo, përmes shumë shembujve na tregon se kurrë s'duhet të joshemi nga politikanë delirantë e nga parulla të rrezikshme të llojit krejt dhe drejt.

Sepse parullat kërkojnë liri të pakufishmë për parti e ideologji, rrjedhimisht liri të kufizuar për indvidin dhe dinjitetin e tij.

Për shembull, ne sot duhet ta kujtojmë se, përgjatë historisë, secila shoqëri që ka kërkuar shpëtimtar politik, ka gabuar rënd, siç kanë gabuar në shekullin e kaluar popujt e jashtëzakonshëm e me traditë në dije e kulturë, gjermanët dhe italianët.

Prandaj, Fail Konica i ditur qëmoti i këshillonte shqiptarët e mjerë të shëroheshin nga dashuria për individin, sepse vetëm kështu e ndihmonin Shqipërinë dhe i kontribuonin asaj.

Çuditërisht, pas një shekulli, në Kosovë, janë bërë bashkë politikanë demagogë, me ca gazetarë e media shërbyse, për t’i mësuar e këshilluar shqiptarët që ta krijojnë kultin e individit dhe ta presin atë si shpëtimtar, me lule e lavde pafund. Ky është kurth. Sepse, historia mëson se ky kult sjell veç mjerim e vyshkje të jetës.

Përballë kësaj propagande të tërbuar - siç na këshillon shkrimtari gjenial, Gabriel Garcia Marquez - duhet të tregohemi të urtë dhe t' ju themi: "s'jemi më kalamaj që të presim Mesian politik."

_________

Shtetit i Kosovës mund të rritet dhe të konsolidohet së bashku me miq dhe kurrsesi me gënjeshtra, demagogji e intriga, çfarë predikojnë Albin Kurti e soji i politikanëve delirantë si ai.

Akti i nënshkrimit të marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, është dëshmi e fortë se politika negative e Albin Kurtit dhe e militantëve të tij të tërbuara s' çon askund.

Po ashtu, akti i sotëm madhor është dëshmi se me politika të urta dhe pozitive të LDK- së, së bashku me miq - veçmas Shtëpinë e Bardhë -  Kosova mund të realizojë të gjitha aspiratat e mëtutjeshme.