Editorial
Xhemal Ahmeti: Kosova Pro-Palestineze as 3 ditë nuk mbijeton
E premte, 05.02.2021, 09:54 PM
KOSOVA PROPALESTINEZE - AS 3 DITË NUK MBIJETON
Nga
Xhemal Ahmeti
Konjufca
paralajmëroi se po erdhi LVV në pushtet do të rishfaqen problemet sërish me
SHBA në favor të BE -së [duke rishqyrtuar marrëveshjen amerikane rreth
Izraelit], kjo e cila, BE pra, për arsye të ekspansionit ekonomik,
antisemitizmit ende të paçrrënjosur dhe ideologjisë rusoafine të burokracisë
aty mban anën e aksës lindore [Palestinë, Iran e co.], në bazë të të cilave
Kosova është e Serbisë dhe iu shkoq asaj n?permjet agresionit perëndimor. Tash
pas presionit eventual të opinionit do të dal Konjufca për të dhënë sinjalet se
nuk e mendoi ashtu dhe se injorantët e keqinterpretuan. Do të jetë mashtrimi i
radhës ky korrigjim, ngase LVV është e dëshmuar si amerikofobe. Çka done të thotë
po erdhi në pushtet LVV? Kosova do të përballet me probleme të rënda në tapetin
nd?rkombëtar dhe do humb shumë kohë. Tjetër nuk ndodh ngase edhe po fitoi 80%
[të elektoratit] do të rrëzohet si kukull nga ata 80% [e shoqërisë] që nuk
votojnë e janë partive tjera - kjo për arsye se çdo njeri me dy ditë shkolle e
di se pa amerikanët dhe britanik?t e në duar të BE- së Kosova as dy ditë jetë
nuk i bën. Pseudostrategët që mendojnê
se me këtë potez të LVV-së do ta vënë nën presion botën për ta realizuar
bashkimin fizik me Shqipërinë e kanë një defekt: kundërshtar?t e Kosovës
[Serbia] nuk do shkoqen pa i marrë gjysmat e tokës së kësaj Kosove siç është. E
parasëgjithash nuk do bashkohen dy shtete por një shtet me një
"vakëf" të ri shqiptar të krijuar pas ndarjeve tê reja.
Intelektualiteti
dhe inteligjenca nuk janë plazma keksa që blehen në supermarket por kapital që
njeriu e manifeston me sjelljet e tij. Prandaj më irritoni kur i quani primatët
tuaj intelektual e inteligjent: këta janë aq të mençur saqë për shkak të
gjenialitetit nesër u lënë pa shtet. Mos i lejoni! Kosovën as nuk e bënê e as
nuk e çliruan këta, prandaj kini kujdes se sa liri mbi ju u jepni partive të
llojit.