E marte, 16.04.2024, 10:49 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan Hasanramaj: Rruga Deçan- Plavë nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e Manastirit të Deçanit

E enjte, 04.02.2021, 11:11 PM


Pamje e kompleksit të Manastirit të Deçanit, stafit i të cilës po e kundërshton meremetimin e rrugës Deçan – Plavë

Rruga Deçan- Plavë  nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e Manastirit të Deçanit e cila

I takon lashtësisë historike dhe aty ekziston para ndërtimit të manastirit ...

Nga Hasan Hasanramaj

Në shkrimin dedikua strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe komunës se Deçanit dhe atyre të ambasadave të ngarkuar me punë në Kosovë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Shteteve të Bashkuara të  Amerikës, Mbretërisë së Bashkua bashkë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, KFOR- it OSB- ës që ishin në vizitë të këtij institucioni të kultit fetar ortodoks për të bisedua me Janjiqin dhe  strukturat udhëheqëse të komunës së Deçanit lidhur me vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë  dhe çështjet  tjera. Për të dëshmua për të gjithë këtyre së kjo rruge historikisht ishte dhe është dhe mbetet me  e vjetër së Manastiri i Deçanit dhe i takohen kohës Iliriane në një anë, kurse në anën tjetër ka rëndësi ekonomike për komunë si institucion shtetëror, qytetaret e  dyzet dy fshatrave të komunës së Deçanit dhe benë lidhjen vëllazërore në mes dy shteteve dhe dy popujve të Kosovës dhe Malit të Zi. Duke u bazuar në këta faktor dhe të tjerë shtetëror të Kosovës dhe ato ndërkombëtare  nuk duhet ti bashkëngjiten kërkesave të stafit të Manastirit të Deçanit të cilat nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e kësaj rruge.

Ju - që nuk po e mbështeteni  dëshmitë historike lidhur me rruga Deçan- Plavë e cila nuk është pronë e Manastirit të Deçani, por e të kaluarës historike - mos i japin krahinë të pa vërtetave ...

Në vazhdim të këtij shkrimi për ta dhe të gjithë të tjerët po u japim këto  dëshmi: “Në anën e majtë të Lumit të Bardh, mbi objektin e manastirit të Deçanit, ku fillon Gryka piktoreske e Deçanit, në një largësi prej tri kilometrash shtrihet masivi shkëmbore që përbëhet prej shkëmbinjve të lartë e të pjerrët të cilët, po u shikuan nga rruga që shpinë në drejtim të Bjeshkëve të Nemuna në afërsi të fshatit malor të fshatit Belle një masiv, pjesës vertikale të tij, është i pyllëzuar me pyje të larta e të dendura të gështenjave dhe  druve të tjerë. Në shkëmbinjtë e parë të këtij masivi gjinden gërmadhat e “Kullës dhe të Kështjellës së Qelisë”, e cila lë ndjenjën sikur të ishte rojë besnike e Rrugës dhe Grykës piktoreske të Bjeshkëve të Nemuna. Ky objekt i lashtë, për të cilin askush nuk mund të flasë për kohën dhe ndërtimin e saj e cila ngrihet në strehën e një shkëmbi dhe e njëjta ka  një lartësi prej gjashtëmbëdhjetë metrash. Një rast i tillë ka ndodhur me kishën e Simonit e cila ishte diku në kompleksin e Qelisë në Bjeshkët e Nemuna. Kulla dhe Kështjellë i takojnë kohës të  lashtësisë historike që shpinë deri në fshatin malor Belle dhe është e lidhur ngushtë me ndërtimin e “Kullës dhe Kështjellës të Qelisë” në të cilën sot po tentohet të pengohen punimet në ndërtimin e saj. Këtë rrugë të lasht historike që shpinë deri në thelle në Bjeshkët e Nemuna të cilën sot po tenton të pengon punimet rreth rindërtimit dhe asfaltimin të saj ju bëjmë dije stafit të Manastirit të Deçanit në krye me Janjiqin, Vuçiqin, Avdullah Hotit, Ambasadoret e ngarruar me pune të misioneve në Kosovë, ata të komunës së Deçanit de të gjithë të tjerët së kjo rrugë  nuk është pronë e Manastirit, por e shqiptareve të komunës së Deçanit dhe Kosovës dhe të gjithë atyre që jetojnë në këto troje stërgjyshorë.

Sa i përket“Kullës dhe Kështjelle së Qelisë” e cila është prej pesë metrash dhe siç shihet nga dy fotografit e kamerës sonë  gërmadhat dhe themelet e një mur prej katër metrash i cili mbron hyrjen në kullë. Brendi e kullës në katin përdhes, edhe pse shihet së nuk ka kate të ndara, është në formë të harkut nga ana e shkëmbinjve dhe gjerësia më e madhe është një metër e gjysmë. Kulla është e ndërtuar me material të fortë- gur dhe lloçi. Gurët janë të mëdhenj dhe të gdhendur. Mënyra e ndërtimit të murit më së miri dëshmon për lashtësinë e këtij objekti më rëndësi të madhe historike e cila nuk i përngjan në kullat e stilit të regjionit të Rrafshit të Dukagjinit. Një gur i murit ka gjatësinë prej tetëdhjetë e dy centimetra, lartësinë tetëdhjetë e pesë centimetra, kurse gjatësia një metër e njëzet centimetra.

“Kulla e Qelisë” - dëshmi e gjallë se ne shqiptaret e komunës së Deçanit dhe të Kosovës jemi të zotet e këtyre trojeve dhe askush nuk ka të drejt të luaj me fatin e tonë

“Kulla e Qelisë” gjatë shekujve të kaluar pati shumë emërtime të ndryshme sipas apetiteve - jo të vërtetave historike të pushtuesve ?!

Gjerësia e murit është një metër dhe në shumë vende ka të vendosura hatulla. Shokat e jashtme janë të punuara nga druri i verrit dhe atë të brendshmet nga druri i bungut. Objekti është i rindërtuar mbi bazën e vjetër. Objekti i Kullës së Qelisë është i kthyer nga juglindja dhe e njëjta ka shumë frëngji, kurse në mes ka një dritare gjysmë të verbër, të ngushtë e të gjatë, e cila përfundon me gjysmë harku. Pjesa e poshtme është e hapur, kurse dy të tretat e pjesës së epërme janë të mbyllura me mur, i cili është i futur brenda për njëzetë centimetra. Kulla sipas të gjitha gjasave hyrjen e ka në anën perëndimore. Sipas këtyre fakteve që ne po ua ofrojmë qartë shihet së ky objekt me rëndësi të madhe historike nuk ka pasur asnjë mundësi të përdoret për banim, por më shumë ngjason në një kullë të lartë vëzhgimi nga e cila, në kohë të lashta, vështrohej fusha përpara apo edhe vetë liqeni. Siç shihet lëvizja brenda “Kullës së Qelisë” është bërë nëpër shkallë të drurit. Pjesa e poshtme e murit, në lartësi pre një metër e njëzet centimetra tregon qartë se është ndërtuar shumë herët. Kur jemi këtu duhet të përmendim edhe një fakt tjetër shumë bindës të “Kulla e Qelisë” e cila nuk është përdorur për banim, por si vend për vëzhgim  apo diç tjetër e ngjashme. Afër “Kullës së Qelisë” është edhe një objekt tjetër  i cili i përngjet një objekti të depos i cili është i punuar nga rrasat e gdhendura të gurit, pjesa e epërm është e përfunduar në formë të një harku dhe si tillë është i mbuluar me dhe. Ky objekt ka një lartësi prej një metër e gjysmë, kurse gjatësia është më shumë së pesë metra.

“Kulla e Qelisë” gjatë shekujve të kaluar pati shumë emërtime të ndryshme sipas apetiteve jo të vërteta të pushtuesve në  kryen me stafin e Manastirin të Deçanit në krye me Janjiqin, ku secilit prej tyre synonte që nëpërmjet këtyre objekteve të vjetra të kultit fetar, të tregonin lashtësinë dhe dominimin e tyre në këto troje?

Dëshmitë e gjalla historike flasin se  qytetaret e komunës së Deçanit janë te zotet e këtyre trojeve të cilat askush nuk ka të drejt ti uzurpoi ...

Është me rëndësi të flitet dhe të hulumtohet ky objekt më rëndësi të madhe historike tregon lidhjen  e “Kullës dhe Kështjellës së Qelisë”. Sot ekzistojnë shenjat e murit në anën e poshtme të kësaj rruge e cila në të kaluarën ishte me madhe. Në këtë pjesë të pyllit shkohet për dy rrugë, njëra nga “Kulla e Qelisë”, tjetra, më lartë, nëpër shteg të epërm të Qelisë. Kjo pjesë është e rrethuar nga të gjitha anët me shkëmbinj të lartë, në lindje nga gurishtat e Qelisë, në perëndim të fshatit malor Ballesë dhe në veri nga maja e Bjeshkëve së fshatit Strellc të Epërm, kurse në jug me Lumin e Bardh. Aty ku mund të kalohet edhe sot janë gjurmët e një muri të trashë dy metra i cili ka shërbyer si rrethojë e kësaj pjese. Por dorën në zemër ekzistojnë fakte që krijojnë bindjen së në rrënjët e këtij pylli  të dendur fshihen gjurmët e një qytetërimi të vjetër ilir. Barinjtë shpesh në këtë pjesë të pyllit, kanë gjetur eksponate të vjetra, siç janë copat e enëve nga balta, tulla, gur të gdhendur, pjesë të gurëve të qemerëve të dyerve apo dritareve, pjesë të ngjyrës së freskave. Fatkeqësisht shumë nga këto eksponate, në mungesë të ndonjë muzeu komunal  kanë humbur apo kanë rënë në duar të priftërinjve serb që kanë shërbye dhe shërbejnë edhe sot  në manastirin e Deçanit të cilët ua kanë humbur gjurmët. Qytetaret e kësaj ane këtu kanë gjetur enë të punuara prej balte dhe thika shumë të vjetra. Ekziston edhe një dëshmi së objekti së kjo Rrugë,  “Kullës dhe Kështjella e Qelisë” dhe rrethina ishte vend i banuar para shumë shekujve të cilët vazhdimisht kanë qarkull nëpër këtë rrugë. Gjithashtu është për t’u theksuar së në të njëjtin nivel në “Kullën e Qelisë” ekzistojnë disa shpella të murosura, kurse në kilometri i gjashtë nga Deçani, në anën e  djathtë të fshati Belle është një shpellë e cila në kohën e lashtësisë ka shërbyer si faltore. Shpella në fjalë  është e ndarë në dy pjesë ashtu si e ka krijuar natyra. Njëra pjesë është shumë e madhe, kurse tjetra e vogël të cilat kanë qenë të punuara dhe të pajisura me freska të cilat nuk ishin të njëjta me freskat e manastirit të sotëm të Deçanit. Freskat në fjalë janë shkatërrua pakë nga koha dhe pakë nga dora e pakujdesshme e njerëzve tanë nga arsyetimin e tyre së këto dy objekte janë nën mbikëqyrjen e priftërinjve sllav të manastirit të Deçanit, gjë që nuk kishte të bënte me të vërteten. Nj shpellë e tillë, e pajisur me freska është afër mureve të Kështjellës. Kur jemi këtu gjithashtu duhet të theksojmë së pas “Kulla dhe Kështjella e Qelisë” kanë qenë dikur vendbanim ilir nga se kjo pjesë i takon brezit pyjor, ku rriten bimët gjetherënëse, kryesisht ah e bung. Për një gjë të tillë dëshmon edhe gërmadhe e një muri rrethues i cili fillon mbi Livadhin e Markë Gegës dhe shkon në drejtim të Bjeshkëve të fshatit Strellc të Epërm. Në fund të këtij shkrimi personalitetit të manastirit të Deçanit dhe Beogradit të cilët që njëzet vjet radhazi po punojnë  pa asnjë të drejt i kanë pushtua e tetëqind hektarë tokë- pasuri me e bukur turistike dhe ne te janë demolua të gjitha objektet që kanë qenë dhe janë shfrytëzua nga komuna dhe qytetaret e saj dhe tani Kisha dhe Beogradi janë në aksion që ti pengojnë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan- Plavë të kësaj komune e cila i takon kohës të popullatës me të vjetër- Ilireve. Andej ju bëjmë me dije personaliteteve të kishës   Deçanit, Beogradit dhe të gjithë të tjerëve se lashtësia e Kullës, Qelisë dhe shumë objekte të tjera që shtrihen në afërsi të manastirit të Deçanit  së të gjitha këto janë  dëshmi të gjalla historike që flasin se qytetaret e komunës së Deçanit dhe të Kosovës  kenë qene, janë dhe do të mbesin për gjithmonë te zotet e këtyre trojeve stërgjyshore me të cilat askush nuk ka të drejt të uzurpoi dhe të luaj me fatin qytetaret e komunës së Deçanit dhe Kosovën dhe pasurit e tyre ...

Strehimorja  afër “Kullës së Qelisë”



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora