E diele, 18.04.2021, 06:02 AM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Kurti apo Rakić janë më shumë pro rus?!

E enjte, 04.02.2021, 10:11 PM


Kurti apo Rakić janë më shumë pro rus?!

Nga Xhafer LECI

Nuk mund të besojmë se Albin Kurti, siç po e paraqesin disa, e do më shumë Rusinë dhe Serbinë, e më pak Kosovën se Goran Rakić, i cili nuk do të bëjë koalicion me VV-në, por, është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha subjektet tjera politike shqiptare!!!

Rakić, është mik i vjetër i Hashim Thaçit dhe disa komandantëve tjerë të luftës. Dihen arsyet e bizneseve private të tyre…!

Unë e di se Albin Kurti është majtist. Majtistë ka shumë si edhe djathtistë, të cilët e kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës,shtëpisë tonë të përbashkët, por jo për Rusinë as Serbinë. Mos ti ngatërrojmë bindjet idelogjike, me ato të çështjes tonë kombëtare.

Albin Kurti ka folur e shkruar kundër presidentit Dr.I.Rugova dhe kundër liderëve tjerë politikë. Kjo në një fare forme kuptohet, si kundërshtar politik, për poena të rritjes së subjektit të tyre, për marrjen e pushtetetit, por jo me dhunë fizike, siç kanë bërë të tjerët!

Planet e Hashim Thaçit, është duke i realizuar  mjaftë me suksese SHIK-u.

Tani kanë filluar të harrohen vrasjet politike në radhët e LDK-së, plotësisht të pafajshme, sikur edhe dy atentatet e ushtruar ndaj Presidentit Rugova!!!

Populli e di kush janë urdhërdhënësit dhe vrasësit. Nuk mund t`i ngarkohen Albin Kurtit, për ta harruar Hashimin me kompani!!!

Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla, dy atdhetare dhe intelektuale të guximshme, me orientime pro-amerikane dhe perëndimore, po punojnë kundër krimit të organizuar ekonomik, i cili e ka ngulfatur dhe paralizuar perespektivën e Kosovës!

Shpresojmë dhe besojmë se me përvojat e tyre të mëdha politike, do ta ndihmojnë LVV, të orientohet sa më shumë drejtë Amerikës dhe perëndimit, për çkapjen e shtetit, nga vrasës e kriminelë të ndryshëm.

Unë, personalisht, kam mbështetur politikën kombëtare të këtyre dy zonjave.

Kam qenë dhe mbetëm gjithmonë djathtist. Asnjëherë nuk e kam votuar asnjë parti të majtë dhe as nuk do e votoj. Por, kushdo që vjen në pushtet, përmes votës së lirë në mënyrë demokratike, si demokrat që jam, do ua uroj fitoren.

Nëse qeverisin mirë, gjithmonë do i përgëzoj, nëse jo, gjithmonë do jem kundërshtar i tyre.

Donikës dhe Vjosës, dikush në radhët e LDK-së, ua kishte frikën se po ja rrezokojnë karrikën. Prandaj edhe në mënyrë hiç demokratike dhe jashtë ligjore, i larguan nga radhët e LDK-së, me pretekstin se ato po ndërtojnë fole në shtëpi të huaja!

Shtëpia jonë e përbashkët është Kosova, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja ime-jona. Aty ku për 30 vjet jam pjesë e saj.

Të bësh politikë kombëtare është shumë më shumë produktive, për të mirën e vendit dhe popullit tonë. Sepse politika partiake dallon nga ajo kombëtare.

Çdo bashkëpunim i LDK-së me bandat, që kanë kapur shtetin, është i dëmshëm për LDK-në, por  edhe më shumë për Kosovën!

Ne i pamë për 20 vjet në pushtet, si e plaçkitën vendin, disa banditë, të cilët thirrën në emër të gjakut të dredhur, për çlirimin e Kosovës…!

Të gjithë e dimë se pa ndihmën e Amerikës, së bashku me perëndimin dhe forcat e NATO-s, Kosova nuk do mund të pavarësohej. Natyrisht, edhe forcat çlirimtare të Kosovës, edhe VV, në krye me Albin Kurtin, e dinë këtë.

Dhe, për fund, duhet parë çfarë mund të bëjë VV, nëse vijnë në pushtet?

Më keq se këta që kanë qeverisur që 20 vjet, nuk ka mundësi askush tjetër të bëjë.

Lavdi të rënëve për çlirimin e Kosovës!

Respekt dhe nderim të gjithë atyre që luftuan me pushkë, laps dhe mjete materiale, për çlirimin e Kosovës!

Wendlingen, 04.02.2021



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora