| E merkure, 03.02.2021, 09:07 PM |
POEZIA E GDHENDUR NË FAQE
GURËSH KU FLE DASHURIA
Rrugëtimi
poetik i Sadik Krasniqit, pa mëdyshje, qëmoti rreshtohet me kujdes dhe me
ndjenjën për të qenë në vargun e duhur dhe të pranueshëm në strukturën e fjalës
që merr kahen e duhur, dalë nga mendja e një kriuesi tashmë të arrirë për të
bërë art të mirëfilltë.
Shkruan:
Remzi Limani
Kur
kemi një lidhje shpirtërore me dikë, hija e saj na bën të qetë dhe paqësor.
Ankthi, frika dhe pagjumësia zhduken falë pranisë së muzës, në këtë rast, muzës
të poetit Sadik Krasniqi, i cili i këndon të bukurës për të mbijetuar në sytë e
saj. Për më tepër, mbi këtë bazament të fortë shprehjesh, gjetjeve të reja
poetike, tjerrjeve dhe formulimeve të ndryshme fjalësh si kreacione të reja,
krijuesi ndihet i lirë të jetë vetvetja në gdhendjen e fjalës poetike, e cila
shtrihet gjërë e gjatë, nga dashuria deri tek visoret e përgjakura mbi tokën e
djegur nga vjen vetë, Krasniqi dhe me dashje shpirti, në mërgim shtrydh lotin
prej guri për dashurinë e humbur, atdheun e nëpërkëmbur dhe pafajësinë e tij,
të njerëzve të gjakut të tij, të një zemre, e cila rrah tok me zemrën e tij
prej poeti, që di t'i këndojë dashurisë dhe dhimbjes tonë kolektive. Pra,
rrugëtimi poetik i Sadik Krasniqit, pa mëdyshje, qëmoti rreshtohet me kujdes
dhe me ndjenjën për të qenë në vargun e duhur dhe të pranueshëm në strukturën e
fjalës që merr kahen e duhur, dalë nga mendja e një kriuesi tashmë të arrirë
për të bërë art dhe, duke kënduar në poezinë e pagëzuar "TI NË ËNDRRËN
TIME" poeti na thotë: Ti ke hyrë në
ëndrrën time/
si
në piramidë të qelqtë/ nga ajo s'mund të dalësh kurrë/ mësa rëra e verdhë nga
varri / unë pa u zgjuar/unë kurrë nuk do zgjohem/mësa mumja nga drita e
bardhë/pa më prekur dora jote/. Ja pra,
sesi z. Krasniqi, nëpërmjet metaforës krahasimore ndërton vargun e tij plot
elegancë në kuptimin e stilistikës, e cila nxjerr në pah gjëmën e dhimbjes, të
cilën e ndien njriu për njeriun dhe poeti i vë kororën e një pezie sa të arrirë
aq të lakmuar, e cila nëprmjet leximit, shpalosë hijeshitë e një dhimbjeje
reale. Tani, kur flasim për poezinë e kushtuar, poeti ynë respektiv, Krasniqi
nuk e prenë lotin pa e zbrazur kupën e qiellit nga shiu i kuq, që në
subkoshiencën e tij ende bie mbi tokën e djegur, ku ka një kohezion lidhjesh
psikologjike, aq të forta, që mban të bashkuara kujtesën dhe përjetimet, nga të
cilat, sikur poeti ende ndien një duhmë gjaku në kapërcim. Për këtë, Sadiku në
poezinë e titulluar " PSALM
DËSHMIE" na thotë: Madhëri/s´kam dorë/të vë mbi librin e shenjtë/e të dëshmoj vetëm të vërtetën/se
këta më kanë gjymtuar/sytë m´i nxorrën/
e
gjakun e zi nga veshët/ma kanë plasur zemrën/ e çmendur më kanë/sa s´po më bie
ndërmend/se edhe gjuhën ma kanë prerë/e vetë me vete po flas/i mjeri unë/. Pra,
duke e lexuar, Sadikun, ne jemi duke lexuar kohën dhe dhimbjet nëpër suferinë
kohësh - mos u kthefshin kurrë...!
Së
këndejmi, kauza poetike e Krasniqit ka një kredo pikëpamjesh të veneruara në
fushën e letërsisë, gjegjësisht të poezisë moderne, e cila këmbëngulë të jetë
një zë përtej deteve - e pse jo, kur poezia e Sadikut rrah kambanat
gjithandej...