Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Ngjarje që flasin shumë

| E marte, 02.02.2021, 08:40 PM |


Ngjarje që flasin shumë

Nga Blerim Latifi

Ishte fundi i vitit 1999. Në zyrën e Milosheviqit në Beograd kishte arritur një zarf me vulën e Autoritetit Palestinez. Milosheviqi, i cili ishte në izolim të plotë ndërkombëtar dhe i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë, ftohej nga autoritetet palestineze që të merrte pjesë në ceremoninë e krishtlindjeve ortodokse në Betlehem, në qytetin e administruar prej këtyre autoriteteve. Millosheviqi e thirri stafin e tij për të përgatitur udhëtimin, por, ndërkohë, morri një shkresë tjetër, tani nga ambasada e Izraelit në Beograd: Nëse Millosheviqi do të hynte në hapësirën e Izraelit do të arrestohej menjëherë. Dhe kështu solidariteti i fundit palestinez me kasapin e Ballkanit mbeti vetëm në tentativë.