E enjte, 28.03.2024, 09:29 PM (GMT)

Mendime

Nikë Gashaj: Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, udhëkryqje politike

E marte, 02.02.2021, 07:00 PM


ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË, UDHËKRYQJE POLITIKE

Nga Nikë Gashaj, Politolog

Sikurse është e njohur, më 14 shkurt 2021, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. U takon qytetarëve të Kosovës të zgjedhin udhëheqësin e vet politike, por si profesionist politik e vlerësoj, se sot për sot, Kosova nuk ka kuadro më të mirë politik, se Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Tani ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka formuar Iniciativën Qytetare politike dhe ka lidhur koalicion parazgjedhor në një listë të Lëvizjes Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt. Albin Kurti është kandidat për Kryeministër, ndërsa, Vjosa Osmani, ka paraqitur  kandidaturën për presidente të Republkës së Kosovës. Mirëpo, presidenti i Kosovës do të zgjedhet pas konstituimit të parlamentit të ri, me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, në listën e Vetëvendosjes, mund të vrehen një numër i madh i kandidatëve  për deputetë të mirëfillët, intelektualë të lartë, nga të cilët mund të pritet  sendërtimi i  një politike të re progresive në  Kosovë. Meqënëse, Kosovës i janë të nevojshme: reformat thelbësore të sistemit shoqëroro-ekonomik, politiko-juridik, arsimoro-kulturore, si dhe në fushën e shëndetësisë;  zbatimi kosekuent i pushtetit ligjor, demokratizimi dhe evropizimi; një politikë reale e përkrahur nga miqët ndërkombëtar; politikanë të  mençur dhe ekspertë të lartë politikë për zhvillimin e Dialogut Kosovë-Serbi; kujdesi i lidereve politikë për tu përmbajtur nga dhënia e deklaratave apolitike për ardhmërinë e Kosovës, e  që bien në kundërshtim  me politikën e integrimit të Kosovës në Bashkësinë Evropiane. Prandaj, mëndoj se është e preferueshme, që me 14 shkurt, qytetarët  në Kosovë, si dhe diaspora e kosovës të jenë unik,  e të dalin  masivisht në  votime për të votuar Listën Vetëvendosje, për të mirën e vendit, sepse, ajo me siguri do ti sjelli vendit ndryshime pozitive. Mirëpo, është me rëndësi  që votuestit mos të bien nën ndikimin e manipulimeve të partive tjera,   mos ti humbin votat nëpër parti të ndryshme, por ti bashojnë votat në një vend, në Vetëvëndosje, sepse Kosova sot në këto zgjedhje gjindet në udhëkryqje politike dhe historike për ardhëmërinë e saj. Andaj, nga këto zgjedhje pritet të dali një qeveri e fortë, reformatore, e qendrueshme dhe kompetente, me kuadro të moralshëm dhe patriotik. Për këtë arsye në Kosovë dhe diasporë duhet të bëhet një mobilizim i madh  i qytetarëve për votën e ndryshimeve pozitive politike. Prandaj, është shumë me rëndësi që   Vetëvendosja në këto zgjedhje të fitoi  shumicën parlamentare, në mënyrë që vet ajo të ketë mundësi për ta formuar qeverinë e re, përpa pas nevojë për koalicione me parti të tjera politike të pëziera në korrupcion dhe krime të organizuara, me gardën e vjetër politike të konsumuar, e cila dështoi më se 20 vite në politikën e brendshme dhe të jashtme në rrafshin ndërkombëtar, apo me Listën serbe(Listën e Vuçiqit). Prandaj, jam i bindur se qytetarët e Kosovës janë mjaftë vigjilent për ta kuptuar krizën politike të kuadrove  të Kosovës, respektivisht të gardës së vjetër politike. Andaj, për ecjen përpara, për përparimin dhe progresin e Kosovës, respektivisht për shpëtimin e vendit është i domosdoshëm një politikë e re funksionale, demokratike e mbështetun në pushtetin ligjor dhe qeverisjen e mirë. Mu për këtë arsye, shpresoj, që në zgjedhjet e 14 shkurtit do  të ketë një pjesëmarrje të lartë të votuesëve për Lëvizjen Vetëvendosje. Respektivisht,  vullneti i popullit për ndryshime pozitive në Kosovë duhet të shprehet në mënyrë plebishite, si referendum , sepse ajo do të ishte fitore e madhe historike për popullin dhe shtetin e Kosovës. Andaj, sot, ardhmëria e Kosovës është në duar të qytetarëve të saj. Prandaj, të nderuar qytetarë të Kosovës, vetëm përpara – Urime fitoren triumfale të 14 shkurtit të Alternativës së re politike - Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me listën e Iniciativës Qytetare, me liderët e njohur politikë: Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora