E premte, 29.03.2024, 01:26 PM (GMT)

Mendime

Skënder Sadri Kapiti: Fitorja Partisë Demokratike do t’i vijë nga Durrësi

E hene, 01.02.2021, 08:09 PM


Fitorja Partisë Demokratike do t’i vijë nga Durrësi

Nga Skënder Sadri KAPITI

Po të krahasojmë dy forcat politike: atë të Partisë Demokratike me atë të Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit rezulton se Partia Demokratike ka një trashëgimi politike historikisht shumë më superiore dhe më të avantazhuar se sa Partia Socialiste.

Këtu sot do të ndalem në faktin e kualiteteve dhe të kapaciteteve si deputetë,ministra , qeveritarë dhe të administatave qëndrore dhe lokale, ku Partia Socialiste; rezulton që të jetë shumë inferiore karshi Partisë Demokratike.

Partia Demokratike gjithmonë për deputetë, kandidaturat i ka zgjedhur në mënyrë demokratike si dhe individë me integritet e dinjitet; ka zgjedhur personalite  me reputacion dhe që gëzojnë respekt qytetar, ndërsa Partia Socialiste gjithmonë kandidatët për deputet janë sjellë nga Tirana, dhe kjo është e vërtetë pasi drejtues potencialë nga Partia Socialiste, antarë të mirëfilltë të saj  kanë deklaruar se ata as që i njohnin  se kush janë dhe nga u kanë ardhur kandidaturat e Partisë Socialiste për deputet.

Edhe drejtuesit e administratës shtetërore, drejtorët e drejtorive qëndrore si dhe asaj vendore në Durrës janë emëruar nga Kryeministri dhe nga ministrat nga Tirana  ,nga të afërmit dhe miqtë e miqtë e miqve të tyre.

Kështu ka ndodhur gjithmonë me Partinë Socialiste,por kulmi i injorimit që i është bërë Partisë Socialiste në Durrës dhe qytetit të Durrësit janë këto 8 vitet e keqqeverisjes së Rilindjes,ku Partia Socialiste Durrës ka qenë levë dhe instrument i Vangjush Dakos, mikut besnik të Kryeministrit  të cilit Edi Ramaia ia dha me koncesion PS-në e Degës Durrës, pasi dhe prandaj  Partia Socialiste Durrës ka bërë cfarë ka thënë dhe ka dashur  pushteti Dako-Rama.

Ndryshe komplet është kapaciteti intelektual, personaliteti dhe individualiteti i deputetëve dhe  drejtuesve të degës PD-së Durrës, i drejtuesve të saj dhe deputetëve të saj      si p.sh. ishdeputeti dhe kryetari  PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj, Deputeti dhe ish Ministri i Mbrojtjes Gaz Oketa dhe të tjerë  si: Grida Duma, Mela Moisiu, Ermir Kapidani, Albana Vokshi etj.

Por,   ajo e cila ia bën gjyqin dhe që ka si “meritë” të madhe  Partia Socialiste është puna shkatërrimtare me pasoja katastrofike mjedisore, urbane, turistike dhe betonizuese që Kryebashkiakët e Partisë Socialiste duke filluar me  Miri Hotin, Lefter Kokën  dhe sidomos me Vangjush Dako-betonin,  për meritën e madhe të tyre për   rrënimin që ata  i kanë bërë qytetit të Durrësit. Durrësi është rrënuar tërësisht, dhe tashmë ai është bërë qytet i betonizuar, se vetëm beton ka kudo, dhe si pasojë  qyteti i Durrësit nuk është më as qytet arkeologjik, as turistik  dhe as historik  sepse është betonizuar madje edhe Plazhi; janë ndërtuar pallate mbi trashëgiminë historiko-turistike, pra Durrësit nuk i kthehet më identiteti dhe trashëgimia historike, arkeologjike, kulturore, gjë e cila përbën një krim të jashtëzakonshëm dhe të pashëmbullt mjedisor, ekologjik, turistik e kulturor me pasoja të pariparueshme.

Dhe dëbimi i Rilidjes nga pushteti do të jetë edhe si një ndëshkim për këto lloj krimesh.

Por, ndryshe nga pushteti socialist, ndryshe nga kryebashkiakët rrënimtarë socialistë Hoti, Koka e Dako, komplet ndryshe ka punuar Kryebashkiaku demokrat Tomor Golemi i cili mbahet mend si shëmbulli më i përkryer madje edhe në rang kombëtar  i një krybashkiaku shëmbullor i cili i shërbeu me aq devocion në ato 4 vite pas rënies së komunizmit, i cili u sherbeu  aq mirë dhe me aq pëgjegjshmëri qytetit dhe qytetarëve të Durrësit së Bashku z. Vaso Papaj  Ishkryetarin e Qarkut Durrës dhe më pas prefekt i Dibrës.

Ishte fatkeqësi e madhe kombëtare që pas revoltave revolucionaro-komuniste të vitit 1997 në pushtet erdhi trashëgimtarje e PPSH, Partia Socialiste e cila për 20 vite i bëri hatanë dhe gjëmën qytetit të Durrësit, politika e mbrapshtë e së cilës ka shkatërruar, rrënuar dhe ka betonizuar infrastrukturën, gjelbrimin, trashëgiminë dhe kulturën dhe që tashmë Durrësi nuk është më as qytet historik sepse historinë dhe turizmin e ka groposur betoni.

Prandaj nuk ka rrugë tjetër me 25 Prill 2021 e cila do të jetë  dita e gjykimit dhe e ndëshkimit të ashpër me votë të kësaj të keqe të madhe kombëtare,për dëbimin nga pushteti të rilindjes së mbrapshtë socialiste.

Rilindjes Socialiste i ka interesuar politika e koncesioneve,  i ka interesuar vetëm porti dhe dogana në Durrës  nga ku ata kanë siguruar fitime për pasurimin nga kontrabanda për vetëm per xhepat e tyre, dhe sot qyteti i Durrësit është qyteti i varfërisë, drogës, korrupsionit , trafikimit ; është  qyteti i papunësisë dhe i eksodit, pavarësisht resurseve të mëdha ekonomike e portuale që atij ia ka mundësuar natyra.Prandaj edhe fitorja e madhe Partisë Demokratike shqiptare do t’i vijë nga Durrësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora