E premte, 29.03.2024, 10:18 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Tollovi

E diele, 31.01.2021, 08:19 PM


Tollovi

Nga Edison Ypi

Njoha një nëpunëse. Sa e keqe ajo nëpunësja. I kishte zënë vendin një kurve që mezi nxjerr ndonjë lek me djersën e fundshpinës.

Nuk mbarova dot punë paradite në një zyrë. U mërzita. Më thanë se vendin e punës së atij që ngrihej herët në mëngjez e kishte zënë një tjetër të cilit gjumi i dilte në mesditë.

Njoh një hajdut. I them hajdutit: Je duke e çuar dëm talentin. Bëhu nëpunës. Për shembull nëpunës Hipoteke. Po u bëre nëpunës Hipoteke, shtëpitë dhe vilat të cilave tanipërtani po u vjedh ndonjë frigorifer a ndonjë televizor, pas pak do jenë të tuat nga themeli te çatia.

Njoh një tip. Kishte bërë një punë për së mbari në jetë. Nuk ishte bërë kovaç ose samarxhi  për të cilat kishte talent  Ishte bërë deputet. Po të mos i ishte futur politikës do i ikte djersa për lug' të bythës duke farkëtuar sëpata, lopata, kazma, a duke ndrequr samarë.

Janë një tufë me gazetarë që kanë talent të lindur dhe përvoja të pasura për punë të nderuara: për të bërë dru në mal, për të mbjellë, prashitur, korrur, për të vjelë ullinj, portokalla, mandarina. Mirpo nuk kanë ndjekur fatin. U kanë hyrë në hak atyre që kanë talent gazetaresk. Stërmundojnë veten duke bërë shkrime të palexueshme.

Njoh plot djem e vajza, tigra e tigresha, luanë e luanesha, të shëndetshëm, të fuqishëm, të edukuar, të qytetëruar, mbaruar shkolla. U them un' atyre; Me mospjesëmarrjen tuaj, me qëndrimin tuaj mënjanë, u krijoni hapësirë horrave. Jepini një dorë komunitetit, shtetit Kombit. Filloni, futuni, hidhuni, parteciponi (nuk u them "merrni pjesë" se tingëllon si "vidhni"). Më thonë ata mua; Si i ka katandisur  punët e shtetit e të kombit kilientelizmi dhe regjionalizmi tranzicional, po të nisim është pjesmarrje në krim.

Shoh në televizor ca nipër e gjyshër me shall të kuq në qafë në një sallë ku me brohorima të çjerra dhe duartrokitje si trokitje çizmesh ushtarake evokojnë heroizmat e një lufte inekzistente. Janë bijtë dhe etërit e shajeve në qafë që varën me litar në qafë shqiptarët më të mirë. Kanë të drejtë. Mund të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan sa kohë ata të litarit me sapun në qafë nuk ngrihen nga varri tua shtrëngojnë shallin e kuq në qafë këtyre të qokave sa tu dalin kokërdhokët e syve nga vendi dhe shkuma nga goja, tu varet koka, dhe të venë në hale të gomarit.

Italia, Franca, dhe plot vende të tjera europiane ndaj të cilëve ne jemi miza, nuk thonë kemi bërë luftë, kemi bërë heroizma, kemi pasur dëshmorë. Thonë thjesht se kanë bërë "rezistencë". Harbutët tanë të sotëm e të mëparshëm bërtasin e ulurasin se jo vetëm kemi bërë luftë, por lufta e tyre filmike-propagandistike ka qënë dhe nacionale, madje dhe çlirimtare. Thuaj pastaj se e ka fajin Hollanda, Danimarka, Franca, për ca telashe që po kemi.

Njoh njërin që ka shpallur se është shkencëtar i Gjuhës Shqipe. Shpërndan gjithë kohën meselera banale të sajuara ose gjysëm të vërteta. Gallatat e tija ndoshta mund të kenë qënë të mrekullueshme për skeçe estradash të kohës së qepës, por s'kanë asgjë të përbashkët me Shqipen, e aq më pak me shkencën, për të cilat paguhet nga taksat llafazani gjoja studjues që pengon talentet e reja.

Kam njohje me një filozof që nuk del kurrë në asnjë ekran dhe nuk shkruan kurrë në asnjë gazetë. Nuk e njeh askush. E kalon jetën në fshat.

Gjatë një udhëtimi njoha dy tipa; Njëri kishte qënë spiun dhe ishte bërë pronar. Tjetri kishte qënë pronar dhe ishte bërë spiun. Sot e kësaj dite nuk e kam të qartë cili prej të dyve ishte më plehër.

Njoh plot horra që thonë se janë shkrimtarë, poetë, mendimtarë, historianë, por do duhej të ishin në varr.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora