E hene, 20.09.2021, 04:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: ''Arinjtë e fushës''

E diele, 31.01.2021, 04:39 PM


“ARINJTE  E  FUSHES”

… traktoristet-heronjte e pavdekshem te tokes

peisazh vjeshte

Nga Luan Kalana

-Dielli si nje portokall i madh e i verdhe po i afrohej majave te malit te

Moraves,per t'i thene mireupafshim dites,ne drejtim te Gurit te Cjapit,ishte ky pozicion qe dukej nga fshati im e per t'ia lene vendin nates.Rezet e fundit te tij pasi lemonin gjethet e mbetura te kuqeremta te hardhise, shumica e tyre kish rene,drejtoheshin gjithnje majave e majave duke u njgjitur ne ndritaret e pastaj ne majat e cative.

Ato reflektonin me xhamat e dritareve e leviznin ,duke na kujtuar femirine kur luanim me pasqyrat e ia drejtonin njerezve ne fytyrat fshehurazi.Pastaj ato lepini majat e kodrave te Kunjes e me pas ato te malit te Palegut,e per te mbyllur kapakun e dites, duke ia lene vendin ,turnin,muzgut te mbremjes ne lugine e bukur te Devollit .

...Zerat e gezueshem te femijeve dalngadale po ralloheshin,duke u percjelle nga blegerimet e deleve, te shqerkave e te capkave te cilat pasi hidheshin e perdridheshin gjithe dites, po mbylleshin neper hahuret per te pushuar.

Me pas do t'ia linte vendin erresires se nates,qe ndricohej aty ketu nga ndonje llambe e mbetutr maje shtyllave te elektrikut,pasi ne femijet i kishim thyer shumicen duke luajtur per te mare nishan si ata qitesit me pushke ,.me llastike ,na vinte qejf, na dukej si loje ,ishim femije s'mendonin me gjate.

.....E dalngadale do te pllakoste nata me ate eresiren e gjate e te merzitshme.

Te fudit qe do te te degjoheshin ishin burizanet e fshatit,kendezat ,gjelat e shtepive te cilet si ne nje kor me zera te alternuar ,na lajmeronin ne camorekeve se erdhi koha e gjumit, :-Shkoni te flini .tani boll rendet, hajde shikoni enderra me perrallat qe ua tregojne nenat. ...

-“Arinjte e fushes”

...Por dalengadale si pa u ndjere ca kohe,do te degjoheshin zhurmat,zerat.......

...qe gjithmone rriteshin e beheshin me kumbueshem si ndonje kafshe e pa pare ,

se atehere apo se c'qe perhapur e qarkullonte nje alibi ne devoll, e njerezve i kish hyre frika ne palce,megjithese kish nje te vertete.

Ne mbrmje para se herrej, degjohej rreth 2-3 minuta nje ze si prej bagetie te madhe qe kumbonte fuqishem e te tmeronte.U perhapen fjale e thasheetheme te shumta.Ca thoshin renkojne malet.Te tjere ...eshte uturime qe vjen nga qielli...ca kujtonin se vjen nga liqeni[i Prespes se vogel] andej nga gryka e Trenit, e te tjera fantazi........si nje kafshe e madhe qe do te dale nga fundi i dheut si ne ato filmat fantastike, e do te beje kerdine..

Por kjo zhurma qe degjoj me pas, si behej nate e plote ,ishte tjeter,dhe e shtonte me shume friken. Na dukej sikur do te na futeshin brenda ne shtepi e do te perpinte cdo gje.

Te qene arinjte qe zbrisnin nga malet e Gramozit e te Moraves me ato zera apo zhurma turbulluese,se keshtu thoshin nje pjese,...

C'jane keta arinj te fushes... ?! -,C'na perrallis,ky??? Ai po sheh enderra me sy hapur..,mund te thoshin te gjithe..

... Po pse ka arinj te fushes?!. Zhurma e tyre sa vinte e ritej, pa le kur afroheshin

prane fshatit ose prane shtepive tona qe ishin reze fushes. dukeshin sikur ishin

sulur me vrap me te katra te uritur e te egersuar per te ndjekur gjahun e tyre .Ishin te etur per

per ushiqm,mjere ke gjenin perpara e canin,e dermonin, e benin copa -copa.....

Jane ....jo arinjte,... Enigma u zbardh....

-traktoret me zinxhira

... Traktoret kuqalashe me zinxhira, ... qe plugojne ugaret,tokat ne vjeshte per t'i bere gati per

pranvere, me traktoristet maje atyre hekurave gjigande si tankse,qe lerojne pa pushim pa mbyllur sy tere naten.

Edhe kur do te mernin ndonje sy gjume,mbeshtileshi si eshi i tokes,mbulonin koken me ndonje levenxe,maje ugareve,endekeve,qe mos u kalonin ato zinxhirat tonelata mbi koke,..Ata s'dine c'eshte

nata,naten e bejne dite,vetem dritat e traktoreve duken qe njgjiten e zbriten pa

pushim si ata atletet qe i bjene stadiumit rrotull e rrotull gjer sa mbarojne

garen. Por keta s'kane te pushuar,edhe kur vertiten neper ovratet fundet e

parcelave,si mbarrojne ,hidhen ne tjetra per te vazhduar garen..

.....Kemi shkruar per traktoret e pare ata qe i kishin rrotat prej hekuri me ca

dhembe si kataroshe qe i dalin capras njerezve ne goje njeri siper

tjetrit, nje i tille kish mbetur per muzeum..

Pastaj me pas erdhen ata arrinjte e kuq e gjikande, traktoret me zinxhira si tankse

por pa gryke topi,qe i erdhen hak fushes thoshin bujqit,qe ropetoheshin te veres me paremnede e me damalug,mjer,kusuret, c'hiqnin qete e mjere...

-"Arinjte e fushes"-traktoret e tokes

-i quajtem, por me plugje pas e me pas per te fundit traktoret me goma,po

kush jane traktoristet,vetem draguaj,gjigande si Rushiti i Kucit,nje burre shume i madh,

qe ka gjithe ato histori, qe mund ngasin keto hekura te medhenj

sikur kane nga nje fabrike nen duar,...Si i levizin keto bina te medha,e si

kthejne token permbys,si i vijne anash qe ta parafyturosh eshte e pa

besueshme....

Dhe jane traktoristet keta njerez te thjeshte qe ralle i

shikonin rugeve te fshatit, pasi gjithe vitit punonin pa pushim.Brezi i pare

eshte mplakur ,jane pensioniste sot,nje pjese kane ndruar jete nuk jane ne mes

nesh,por nuk jane harruar,breizi i ri shte thinjur tani.per te thene se ia kane

lene stafeten brez pas brezi,gjenerates me te re

... Ka ne fshatrat tona ne devoll familje me tre breza traktorisesh,nderaa me

dy breza jane te shumte.Ne Kapeshtice ,ishte xha Aliu nje nder traktoristet e

pare te devollit ;pastaj i biri Namiku e me pas i nipi Nderimi qe ka dhe nje

autokombanje,nje bisnness te plote. Ne kete fshat eshte nje nje brez i tere qe

kane lene gjurmet e tyre,djersen e gjakune tyre ne plisat,fushes se devollit

.Ata jane te shumte por ne do te permendim disa si Ali Kutrolli. nje nga me te

miret,mjeshtra te traktorit,Emini,Zalua,Aliu,Besimi,Fevriu,Suati,e me dhjetra te

tjere.

Nuk do te harrojme te paret e stafetes,si ,

         Teki Bejleri,traktorist i pare,me nje traktor me dy rrota hekuri nga ata te kohes te carit te Rusise ,me pas Rexhep Bylykun,Zini Shpuzen,Jovan Melonashi, Tosun Subashi ky  ishte dhe nje nder shoferet e parete Vishocices me ate Xhemsin e vjeter.. Estrefin,Fevriun nga

Tresteniku, apo Vanco Shemko nga Verniku mekanik i mbaruar, nje burre i heshtur

e pa fjale,aman pote fuste duarte ai ne traktor do ta gjente difektin e dota

regullonte shume shpejt ate e shume e shume te tjere qe kane bere emer ne devoll

si Bujar Berberi,Vasil Kovaci,Bujar Babi,Pellumb Nake Fadil Hoxha, Riza Imzaku,

Faik Gjoza,Qazim Pepi,Ali Rota,Hysen Bylyku,Sulejman Ago,Petraq Manushi e deri me

te rinjte si Fidai Shpuza,Teki Berberi,Besnik Muka ,Ylli Goce ,Ilir Mulla,Yllson

Bello,Dashi Kambolli e te tjere qe me vjen keq qe s'po i permend te gjithe,pasi jane te shumte..

..... .Po t'i marr fshatrat me radhe qe shumicen i njoh pasi kam punuar ne disa

fshatra te devollit  mesues , e ruaj kujtimet me te mira e te pa harueshme. do te permend

-Nizami Topciun nje djale azgan,ish nje marinar i flotes shqiptare,i cili u

be nje nga mjeshtrat e ralle te mbjelljes se grurit me makinat mbjellesse qe

terhiqte mbrapa zejtorit te tij e qe sot traditen e mjeshterine e tij e ka

thelluar ,i biri Gjergji, nje traktorist i talentuar

E si mud te harrohet nje nga ata djem te rinj traktorista , qe ishin te

shumte ne cdo fshat qe shumica kishin mbaruar e shkollat e mesme bujqesore e

teknike ,

-Memli Nake i Poloskes,

bashi i djemve jo vetem te fshatit por te

devollit qe humbi jeten aksidentalisht.

E mbaj mend sapo ishin kthyer nga myzeqeje qe kish vajtur per ndihme per fushaten e korrjes ,kishin mbaruar aty e

erdhen per t'ju versulur fushes te devollit pasi fushata ketej nga ne vinte me

vonese,me nje kombanje te madhe ,sa nje shtepi me dy kate,duke koorur maje

kombanjes ,ashtu si ishte tere pluhur e dhe me njohu e me foli.Une nuk e njoha

per momentin se dukej si nje ari i murme,nga pluhuri i ugarit qe ia kishte

mbuluar tere trupin.

Kerceva e hipa ne shkallet duke vrapuar ,ne kombanje ,e

fillova te bisedoj me te duke e pytur se si dolen andej nga Lushnja me fushaten

si ishte berqeti.prodhimi i dritherave.E ai me pergjigjej koke ulur mbi timon

duke mos ia shkeputur syte ugarit pasi korrte reze mu si me brisk ,me ca

gjyslyke te medhaje tipike per kombanjeret..

E ndaloi mjetin e me leshoi sendilen duke me thene :Merre ngite,provoje reshqet si ne vaj...E ngava nja dy

ovrate pastaj ia lashe atij prape se zura te bej shkalle -shkalle ne

sternishte si ata berberet e pa mesuar kur na line shkalle ne koke pas

qethjes,s'te vinte ca inat gjersa i regullonim vete.

.......Memli kishte nje trup atleti ,ishte sportist,kur luante volejbol,gjuante

fort le qe bente pike por e bente grope vendin qe gjuante,pa le Poloska fshati i

tij e fitonte gjithnje kupen ne volejbool sidoms kur luante me Micon,

Nafizin,Andrean e Federikun s'kish burre qe t'i mundte,.Le te jene keto reshta

te shkurter, nje mesazh respekti per ta,qe u zvariten ugareve tere jeten

,per kafshaten e bukes, per te mos i harruar kure!

Shumica e tyre vdiqen para kohe ne moshe te re se ata punonin pa u kursyer ,me seder te madhe,me mish e me shpirt e gjithe ai pelhur ,dheu, e ngrihej si shtullunge ne ajer, kur ngisnin

traktoret ,si nje re e madhe e nje uragani,rrotullohej mbi mjetin e tyre e nje

pjese i hynte ne mushkri.Kur i beri nje radioskopi nga doktor Sllavkua ,specialisti i radiologjise, ne Bilisht,te ndjerit e te paharruarit traktoristit,

-Teki Bejlerit nga Vishocica ,

i cili nderroi jete parakohe ,30 vjete maje traktorit .dite e nate papushim.qe mushkrite i kishte te kalcinuara tere dhe,

nje nder traktoristet e pare te Bilishtit ai qe u shkri tere jeten maje traktoti,pa le

s'la ndinmes pa i mesuar zanatin e traktoristit deri ne me te fundit si

,Bedriun Bejlerin,vajzen e madhe te tij Zhuljeten ,

Hollandezin e Kucit nje bure i urte ei sjellshem...e shume te tjere .

..:Doktori, Sllavkua, me kopetence na

tha se ai kish mushkrite tere dhe, e s'kemi ci bejme. Vuajti ai tere jeten e

s'pa nje dite te bardhe megjithse doli ne pension,ashtu deri sa mbaroi me nje

pompe nga ato te azmes,e qe ia dergonim ne qe nga Amerika, qe te mbante frymen gjalle

..... Pra qe te gjithe e hanin pelhurin si buka qe hame, e njeriu do vinte nje

dite do te mbaronte se fusha ,dheu e ha edhe hekurin pa le njerun.

Kujtoj Vancua ,brigadieri , nje mekanik i vjeter e specialisti ,nga Verniku,Bilishti,cili kishte respekt te madh per traktoriste,ai gjithnje me thoshte :

-Keta jane heronj e kaluar heronjeve per

keta te shkruani, per keta beni vjersha mos me shkruani per dashuricka,..I kish te

prera fjalet Vaska,bente e shaka,,po kush kujtohet per kete njerez te medhenj...,e ,mbaronte i

deshperuar ai...

Jeta e tyre eshte shume pasur me kujtime e mbresa te shumta por

te pa harruarra jane veprat e tyre ,ato qilima te medhenj e qe ver e hiq ne cdo

stine qe ja nderronin veshjen njgjyren fushes se begate te devollit

ne cdo stine si qilimat e nje shtepie, e qe ajo te mbetej te ishte gjithnje

pjellore dhe qe bujqeit mjeshtra ta kishin me te lehte punen e tyre me token..

....Sic ruaj kujtimet e mija per nxenesit e mij ,per koleget,mesuesit e

nderuar te devollit e te pa kursyer ne punen e tyre fisnike e patriotike per

edukimin e brezit te riper mesimin e gjuhes shqipe,,per prinderit edukaktore

arsimdashes, te talentuar e te per kushtuar

per edukimin e arsimimin e femijeve te tyre,ne cdo fshat te devollit,

..Traktoristja e pare,Zhuljeta Bejleri-vishocarja ,vajza e brishte e Tekiut traktorist.

...Ruaj mbresat e kujtimet e paharruara per 'arinjte e fushes " te devollit,keshtu do

t'i quaj ne kuptimin e mire figurativ e do te mbeten ne kujtesen time,,me kete epitet do t'i cilesonja,Traktoristet e Devollit,.

Shumicen e tyre i njoh i kam pasur shoke,me ta me kalidhur

profesioni im ,me ka lidhur jeta ime ne devoll..Ashtu sic ruaj kujtimet e mbresat e pashlyera, me

njeren nder traktoristet e para te devollit,shoqen e jetes, qe bashke me baballaret e burrat e tyre traktoriste,mesuan traktorin , e punonin bashke me ta..

Me vajzen inteligjente vishocare,qe ishin me dhjetra si kjo,qe gjithnje jemi krenar e mburemi me to, ,ashtu si ne rini ,kur shkroi poezine e tij te preferuar

-poeti Skender Rusi ,

per traktoristen devolleshe,qe e kishte si idhull, me shume se kusherire,qe gjithnje na i kujton, nje vjershe lirike e shume realiste qe e ka botuar ne librat e tij te pare .

-Ishte nder te parat traktoriste,qe veshi kominoshet ,te cilat i beheshein tere vaj nga vajvolina e

traktoreve e qe mbante nje ere jo te keqe por te mire te kendeshmeqe perzihej me eren e tokes ,te fushes ,ere trendeline ,si ajo e trifilit ,kur koret e thahet jonxha,..

E ngiste traktorin si nje burneshe , pa le ta shikoje kur i levizte ato levat,se ato ishin timoni i traktorit, ne kthesa ,se ata me

zinxhira nuk kishin timon si keta me goma.Kur hipja ne traktorin e saj,e cila punonte si ndihmes traktoriste me te Atin,Une kisha frike se mos permbysej e

gjithnje i thosha :

-Por me ngadale mos i jep kaq shpejt,se do te na hedhesh ne ndonje hendek,e do te shkojme per lesh e do te behemi theror apo se ke dhe emrin si ajo e trgjedise se Shekspirit.,per shaka...

.Pastaj ajo ma mesoi edhe,te fejuarin,mua si ta ngas ,kuptohet,pa u mburur si nje fillesatar.Eh,... ku harrohen ato kohra te rinise.Apo qe ia mesoi traktorin,shoqes te saj,vishocicares.Elida Topciu Janushi,aktore te Tatrit Kombetar ,artiste filmi ,Lezja tek filmi “Brazdat”

E si mos them dy fjale per te ndjerin e te paharuarin traktoristin

Thimi Mucura ,Proger e per te

shoqen e tij, Lefken nje grua kolonjare e ballabane e koke ulur qe gjthnje rinte maje

traktorit e Thimi thoshte :-Ku paskemi qene me pare,e thoshte me shaka, se ajo

punonte me shume se Thimi,se ai shkeputej ngandonje here,shkonte per peshk ne

lume,isht qefli i peshkimit.

Na thiri nje here Thimi ne pushim e drekes kishte

zene ca ciroka te vockla nga ato te lumit, apo s'jane ca te shijshme,pa kishte zene e

ca gafore qe i kishte pjekur ne prush ai ja dinte lezetin qe atehere,ne ishim qibare na vinte rende te hanim ato,.Pa thuaj tani sa te preferuara e sa hahen nga njerezit,.

-Isha bashke me Agim Mulluxhiun nje,specialist i vjeter i bujqesise dhe i devollit,i cili kishte ngritur ne Proger

nje baze bujqesore e shkencore,nje fushe eksperimentale per prodhimin e farave

te gruit me rendimente te larta qe ia kishin zili edhe ata te institutit

bujqesor te Tiranes, i cili ishte miku me i ngushte i traktoristeve por dhe i

deshte shume ata ,por edhe ata e deshin edhe per te hidheshin ne flake,

Do te gjente kohe e do te pinte nga nje kafe me ta jo se i e lidhte puna si agranom qe ishte ,porishte njeriu qe,,e tani qe eshte ne amerike i kujton

me nostolgji e me respekt, Duke i shoqeruar me ca raki, bashke me Llambro

Pandovskin, nje mekanik spesialist nga Verniku qe ishte gjithnje i papertuar, une

nuk isha qefli i saj por i beja shoqeri muhabetit.

E dini ,Thimi kishte mare me

vete edhe mandolinen ,te ciles i binte si nje mjeshter i madh.Bjeri mandolines e

kendo kenge patrotike i lirike korcare ,ca serenata te krijuara vete, linte mandoline e nxirte nga xhepi muzicken e frunte me goje ,sa bukr i nxirte ato melodi,kam pare tani ne Amerka got talente qe i bien atyre fisarmonikave te vockla,po ku jane gje ata para ish te ndjerit Thimi.

Me pas, me Thimin e disa traktoriste te tjere nga Progeri, se ata ishin edhe arista njerez

me nje bote te madhe prej artisti,ngritem grupin karakteristik te burrave e te

pleqeve te kombinuar me disa te rinjte,tepke si te grupit Lira ,cilet kendonin me pasion ne cdo festival e me

shtate gusht edhe ne Korce,kenget patriotike te zones e atoserenata korcare.

Por ndodhi nje tragjedi e madhe.Kur erdhem ne amerike mesuam nje lajm te kobshem,dy djemte e Thimit si azgane,djemte me te mire te Progerit Jani e Fori, si dhe Xhuvi djali i traktoristit tjeter Piro Gjylameti ,u vrane aksidentalisht me autobusin e tyre privat ne linjen Tirane -Bilisht.

Kjo na plagosi e na krijoj dhimbje te madhe.....

......Pa iu shkeputur rjedhes tone te tregimit do te theksoj,qe pervec qe ishin

traktoriste mjeshtre ata ishin edhe artiste..Si mos per mendesh

-Rami Rusin dhe Bardhyl Bejlerin traktoriste te talentuar,aktoret e pare te talentuar te teatrit te Vishocice ,qe luani ne rolete kryesore ,apo Bardhyli vazhdon akom e sot se leruari token,qe ata ishin aktore te talentuar te teatri me grupin amator te teatrit te

Vishocices.

Bardhyli ishte edhe nje futbollist shkelqyer,E ku gjendeshin ata

njerez ,me pasion e te pa lodhur e pa gjume dhe vini e benin prova te teatrit amator,

e jepnin shfaqje neper fshatrat e devollit,e kush i pagonte ,asnje .Nuk mund te

harrohen rolet qe luante Ramiu apo Bardhyli,si aktore profesiniste ,e nga provat e teatrit shkonin prap ne traktori per te leruar gjithe naten,..

Me ta ruaj kujtimet me te bukura te jetes time. Ata ishin

dhe fotbolliste te aposionuar ,ishin shtylla berthama e ekipit te futbollit te

Devollit apo sluanin si profesioniste ata jane shume per t'i kujtuar si Llambka

me Nikon te vellane nga Progeri,Miallaqi nga Verniku ,Maqua nga Hocishti djemte

e Vranishtit deri ne me i riu Petraq Tashua

....Dua te flas gjate per kete njerez te medhenj e e te palodhur e te fuqishem qe

s'donin t'ja dinin as te nxehttit e as acarin e dimrit,keta njerez sypambyllur e

qe flinin ugareve e mezhdave anes parcelave me nga njelevenxe te mbledhur shuk mbi koke, ku leronin apo diskonin tokat, sa

per te marre nga nje sy gjume e pastaj i kercenin pastaj traktorit dukej sikur

i thoshin :-Ne jemi me te forte nga ju, e c'jeni ju ca hekura, ne jemi diva

....Duke biseduar ne telefon ketu ne Florida me Specialistin e bujqesise,me

Medehat Bylykun, nje nga agranomet me te vjeter te devollit,ish drejtues nga te

fundit te ndermarrjes te traktoreve ne devoll per traktaoristet ne Bilisht, , se ai punoi

shume vjet me ta e i njihte mire,midis te tjeraveai me perforcoi mendimet e mia

duke u shprehur i vendosur per ate qe thoshte:

-Brezi i vjeter i traktoristeve

vec se ishin njerez te medhenj e e me sender te madhe qe tani ralle gjen te tille

burra ,per punen qe benin per kushtet e veshtira ne te cilen punonin,edhe

kushteve te keqija te motit ne zonen tone me dimer te gjate e shume te ftofte

,ata mund te them me plot goje ishin heronj te pamposhtur,por dua te shtoj per

brezin e ri,te cilet ishin me shkolle te mesme e me kurse specializimi per

mekaniken,me degjon ,-e vazhdon ne telefon,

-keta djem te rinj qe sot jane

bureruar e thinjur ishin edhe mjeshtra ne perdorimin e agregateve,makinerita qe

terhiqnin mbrapa si disqet,frezat kultivatoret e deri ne manovrimi i

kombanjavete korrjes se grurit e te misrit,te cilet i mbanin nga nje fabrike ne

kuriz dhe e e perdornin si ata femijet qe lozin sot me lodrate

tyre;tjeter-vazhdon Medehati se mos u zgjate...

...Dua te theksoj e dicka te vecante per keta mjeshtra te medhenj,-te ngasesh

traktorin kjo eshte njera ane ,por te manovrosh agregatet mbrapa kjo eshte

mjeshteri e ralle, qe do zgjuarsi por edhe shume kujdes,eshte nje art me vete ose

edhe nje gje tjeter ;te punosh token duhet te jesh specialist i zoti e te jesh

Inteligjent.

Token mund ta vrasesh ta plagosesh me ato hekura te rende,por ta

perkedhelesh ate t'a shkrriftosh te kultivosh bimet ,se rezik se i pret edhe kjo

eshte mjeshteri e ralle,vazhdonte Medehati,duke ngritur lart punen e mjeshterine

e traktoristeve vec respektit shume te madh qe kishte per ta ,te cilet i kujton

ememr per emer ne cdo fshat. dhe eshte e pamundur te veme nje liste te gjate me

qindra emra.

....Duke mbyllur shkrimin tim te shkurter per arinjte e fushes se Devollit, nuk

mund te te le pa shkruar e dy fjale per mekaniket e Bilishtit qe i mbanin

traktoret te gjalle e te forte duke i regulluar sa here qe benin difekte, edhe

ne are neper parcelat te kudondodhur si ajo ambulanca e spitalit, aq shpejt

vinin. Ata jane te shumte nje oficine e tere punonte per ta gati sa nje uzine e

madhe mekanike djem e vajza te reja bilishtare,devollinj, qe kishin mbaruar shkollat teknike profesionale,punin si mjeshtra te vertete si tornitore,ne freza e tje

..Mbaj mend ca djemte e rinj qe qene atehere,qe nga me te vjeterit qe eshte nje liste e gjta me emra e deri me te rinjte

si mjeshtrin Feti Zypce, Seri Bylyku,Beri Lame,Qani Berberi nje liste e tere me mekanike te talentuar e mjeshtra,, apo injxhijeret mekanike si Ylli Duci nga Kapeshtica,

e deri me i riu Zin Hoxha nga Cangonji,,qe me duart e tyre tyre tere kallo e me medndjen e tyre te ndirtur,i benin ata traktoret me zinxhira, gjithnje te punonin sikur te ishin te rinj.

.    -Do te shtoj dhe nje grimce jetesore.Kishin erdhur prinderit e Ridvan Ockes

nga Poncara,si turiste ketu ne amerike e ne shkuam t'i takonin se i njihnim,jo

vetem se ishim shoke me Ridvanin,midis te tjerave e vazhdojme biseden me te atin

, nje traktorist i vjeter e i nderuar,.Zydi Ocka nga Poncara......

.......Ai na u drejtua neve:Degjoni vetem nje amanet te Driterioit tone nuk ua

solla,torben me dhe nga toka,plisat e devollit,se kisha merak se mos ju e kishit

harruar devollin e shqiperine.

-Ne jemi bere shtetas e qytetare americane ,

-nderhyra me kujdes pa ia prere fjalen devolliut te vjeter, ,por mbetemi gjithe

jeten ashtu sic thote i madhi yne Dritero Agolli,mbetemi devollinj me gjthe

opinga,pervec se shqipetare ne jete te jeteve bashke me femijet tane..

Sa per ate merakun tjeter qe nuk na solle ca dhe prej tokes tone ,mos u shqeteso se ti na

i ke sjelle.por e mban sekret,....-E i rashe lehte me duar ne gjoksin e tij :

-Ja ku e ke ,ketu ne gjoks ,mushkrite e tua jane tere dhe nga ato plisat e arave te devollit.Ai u shtang e u mallenjgjye dhe ne u e moucionuam e gelltitem nga nje lemsh.E preka ne zemer burrin e vjeter ,....pastaj ai me perqafoi e me shtrengoi me lot ne sy,..

E ne nderruam shpejt biseden se te gjithe po lotonin,.

...Ja dhe nje cast,se s’kane te mbaruar kujtimet e mbresat per arrinjte e fushes,...

Kish erdhur me ne fund ne amerike ne New Jersi te cmallej me djalin e vajzen,nipertit e mbesat, traktoristi i vjeter ,Zalo Duci,perpos asaj qe ndjehej i gezuar qe i takoi ata,dukej shume i mallasor.

- Do te iki ne Devoll, ,-me tha,-me vjen keq se do te ndahem nga femijet sa s'ka,por s'mund te ri me,

Do vete te ngrys vitet time ,atje ku kam kaluar jeten,ku kam djersen ,aq te lidhur jemi me te, token,

...vec asaj do t'i shkoj prane varit, gruas time te shtrenjte e te paharuar,-e ju drodh zeri ne telefon,-atje ku kam ato plisat e mij,qe jane jeta ime....

Por une e nderpreva prap,se ai u mallenjgjye,ku me ndodhin mua keto caste emocionuese,sa dua t'i shmangem ,se ashtu e kam semundjen,prap ne mua perplasen,..E nejse gjithe ai burre i madh e i gjate ,i gjalle si ne rini dhe gjithnje i qeshur e shakator, ,...e duke e uruar rruget te mbare e duke i dhene te falat e mija per te gjithe njerezit por ne vecanti per miqte e mij traktoriste qe tani jane mplakur por qenderonje burore,devollinj te pamposhtur nga pune madhe e nga veshtiresite e shumta te jetes,..

Diku me lart prmenda qe me traktoristet me lidhte e nje ndjesi familjare.Ngado qe shkoja,kudo do te me takonin traktoristet, e te me thoshin ..Ti je djali tone,vjerin tend e kemi shok te ngushte edhe shoqen tende,normisten tone ,qe na shperndan rrogat e kemi si cupen tone,..e une ndjesha jo vetem krenar por si shume i afert me ta..

....Pra traktoristet mbeten gjithnje heronj te paharuar ne

mendjet e ne zemrat tona e per t'i kujtuar gjithnje si njerez te thjeshte ,por te medhenj e te

pavdekshem.

Me mirenjohje te thelle e me respekt te pashlyer per ta ,duat'ju kujtoj emrat e secilit por e pamundur se ata jane te shumte ne Devoll,dy breza traktoriste te vjeterit te zinxhurave dhe ata  te rinjte te gomave,,ju kerkoj ndjes.

Kushdo qe do te lexoje kete shkrim  te shkurter, per mua por iizgjata per ju , se do me duhen libra te tere te shkruaj ,per keta heronj te tokes,emrat  ata i kane te gjithe me germa te arta ne mendjet e zemrat e devollinjeve , prandaj respekt e krenari per ta e per familjet e tyre ,heronj te pamposhtur  te sakrifices ,te pavdekshem te tokes.

@ Luan Kalan-Florida,SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora