| E diele, 31.01.2021, 06:00 PM |
Përshtypje nga leximi:
Romani: “Fluturimi i
fundit” Brunilda Zllami, 2020
Tiranë, Botime Dudaj.
NJË DEPËRTIM FILOZOFIK
NË NDËRTIMIN E JETËS SONË FAMILJARE
(OSE
TRAGJIZMAT QË TRONDITIN NJERIUN GJATË JETËS)
Nga
Tahir Bezhani
Brunillda
Zllami, një emër i njohur mirë në prozën
tonë kombëtare, autore e disa romaneve voluminoze, është një begati e
veçantë letrare e cila me talentin e saj të rrallë, ka zënë vend të merituar tek lexuesit e te
gjitha shtresave shqipfolëse.
Me
fantazinë e shkathtësitë e saja, ka
gjetur e trajtuar tema të ndryshme nga meset tona, nga trevat e vendit nëpër
kohë, duke lëvruar në imtësi elemente nga traditat me problematika të ndryshme që populli ynë
është përballur dhe vazhdon të përballet,
si i hipnotizuar nga dukuri të ndryshme negative. Brunillda Zllami, me talentin e saj, jo vetëm se trajton tema të thukëta te
aspekteve sociale, si dogmë e
trashëguar, si degradim i politikave
vendore, por ajo prekë në esencë edhe
themelet e shtetndërtimit me bazament të korrupsionit e matrapazllëqeve të tjera në shoqërinë tonë të
re, si në romanin, ”E premte pasdite”.
Për
t’u marrë me gjerësisht me veprat e shkrimtares BrunilldaZllami, mendoj se duhet të lexohet e të analizohet i
gjithë opusi krijues i kësaj prozatoreje. Pastaj, mendoj se për këtë qëllim, padyshim duhet të ndajnë kohë penda akademike
për ta veçuar e skalitur më mirë e adekuat,
si një begati në letërsinë tonë, pra,
për t’ia dhënë meritën kësaj shkrimtareje nga Malësia e Gjakovës.
Romani
të cilin e lexova këto ditë të shkurtra e net të gjata dimri ”Fluturimi i
Fundit”, më bëri të jem krenarë me tropojanën tonë, e cila me filozofinë e saj
dhe shkathtësinë personale, te futë
labirinthave të jetës, jetës së përditshmërisë
sonë, duke trajtuar tema të ndryshme që mbizotërojnë mentalitetin tonë edhe pas
kaq vite tranzicionesh nga të dy shtete motra shqiptare.
Romani
“Fluturimi i fundit” i autores Brunillda Zllami, është një vepër që zgjon kureshtjen e
lexuesit me përmbajtjen e
gjithanshme jetësore, ku njeriu përjeton lumturinë, tmerrin,
vuajtjen, pra te lidh ngushtë me
ngjarjen qe zhvillohet brenda faqeve të
libër, ku në secilën faqe që
shpalos, dëgjohen hapat e një jete, rrugëtimeve me shumë kthesa të papritura, dëgjohet zëri i dhimbshëm i protagonistëve të
ngjarjeve jetësore.
Rrekja
me këto lloje temash, nxjerrë nga meset
tona, me kujdes të veçantë, duke përjetuar emocionalisht dashurinë,
vuajtjen, sakrificën,
durimin, bamirësinë, duke nderuar edhe traditën, shkrimtaren tani
me emër të dëshmuar, z. Brunillda
Zllami, e bëjnë të madhe, si rrëfimtare e jetës në të gjitha aspektet e
filozofisë njerëzore.
Kur
një autor futet në thellësinë e problematikës njerëzore dhe bëhet pjesë e
pandarë psikologjike e fizike e protagonistëve në vepër, dhe
nxjerr atë madhështi që ekziston me të gjitha nuancat jetësore, dhe përhap mesazhin në masë lexuesish, atëherë padyshim se ajo vepër, me autorin,
jetojnë gjatë në mbamëndje te dashamirëve të artit letrar.
Romani
“Fluturimi i fundit” i autores Brunillda
Zllami, nuk përfshin numër të
madh të protagonistëve, ku do ngatërroheshin veprimet e tyre dhe të fitonim paqartësi në
momente, të cilat lexuesi i ndjek me
shumë vëmendje, duke u bërë
tërësisht pjesë e librit. Në rastin
konkret, si rol kyç në vepër lexojmë
Hanën, Niken (Nikua), Edin, Gresen, Markun,
Sanjan, Aldi-Alba, Eman, përmes
të cilëve sillet e gjithë ngjarja bosht,
si dielli rreth tokës, me katër stinët të mbushura me dashuri të zjarrtë, sakrifica dhe vuajtje të pasosura deri në
tragjizëm e dramacitet, ku për epilog ka
vdekjen e Hanës, larg atdheut, nga një
sëmundje e pashërueshme, te cilën nuk e
përkëdhel as në momentet e fundit, dorë
e askujt....
Një
përfundim tragjik i jetës, si rasti i Hanës, nxit lexuesin koshient të gjurmojë, te kërkojë arsyet e një drame të tillë .Ky rrugëtim jetësor
fillon qe nga mosha e saj adoleshente, e
cila bëhet pre e Nikuas, që nga momenti
kur ky ia shpëton jetën nga valët e detit.
Që
atë moment Hana mbetët e” varur” nga shpëtimtari, pa dëshirën e saj. Ajo kishte të dashur Edin.
Tek Edi i pushonte shpirti dhe ndjenja plot vrull rinor. Në fakt, Nika e
Edi, ishin shokë të ngushtë që nga
fëmijëria e hershme, ndërsa fati i Hanës
u gjend mes tyre befas, si një virus
shkatërrimtar të jetës dhe marrëdhënieve nder njerëzore e familjare, mes Nikos dhe Edit. Kulminacioni i acarimit
arrihet kur Edi e kupton dashurinë e Nikos me Hahen anise Niko ishte i martuar
dhe priste babësinë.
Niko
për arsye te epsheve të shfrenuara dhe
dashurisë se çmendur, nuk heq dorë
përkundër vërejtjeve të mikut, Edit.
Ndërkaq Edi, më pastaj e bindë Hanen të
heqë dorë nga dashuria e rrejshme e një të pasuri dhe të rikthehet te dashuria
e vërtetë, pranë Edit, i shkrumbuar pas
bukurisë së saj.
Jeta
e koklavitur vetëm sa mbështillet në lëmshin e jetës familjare mes dy
familjeve, mes dy shokëve të cilët njëri tjetrin e kanë quajtur vëlla, gjersa nuk ishte futur në mes bukuri e Hanës, ”virus” dashurie.
Pas
një kohe te gjatë jete me Nikon, Hana
rikthehet te Edi, anise edhe ky tani, ishte bërë bashkëshort, kishte lidhur
fatin me Gresën.
Krijimi
i kësaj rrëmuje familjare, njërën dhe
tjetrën familje, i kishte futur në
“hijen e një torture të heshtur”, pa
ditur deri në fund pasojat e këtyre veprimeve anakronike, të cilat
do i pësojnë vet autorët e një jete të shfrenuar e të pakonsoliduar në përformancën e etikes
personale me njerëzoren.
Për
këto veprime, krijohen rrëmujat, duke
tronditur jetën deri në themel, deri në vdekje. Sepse, pas ndarjes së Hanës nga dy të “dashurit” ( Nikes e Edit), gjendja shëndetësor i keqësohet deri në
shkallëzim kancereogjen, e cila ikën në
Suedi, ku edhe atje vdes, pa pasur pranë vetës asnjë dorë përkëdhelëse
në momentin e fundit te jetës.
Vajza
të cilën e lind Hana, pas ndarjes me
Nikuan e Edin, e rrit bashkëshortja e
Edit, Elda. Vajza pagëzohet Ana. Kjo krijesë mbetet vuajtja më
e madhe shpirtërore e Hanës, sepse
kishte pritur gjatë e vuajtur shumë, për
të qenë nënë, por këtë amësi nuk e gëzon
shkaku i sëmundjes që ia mori jetën. Vdes pa e parë askush nga rrethi
familjar.
Falë
aftësisë dhe imagjinatës së fortë të autores së kësaj vepre, z. Brunillda
Zllami, e cila me përvojën e fituar si
prozatore me renome, artistikja letrare
si kulminacion i kësaj vepre arrihet me letrën e Hanës, lënë si amanet bijës së saj, Anës, duke shpërthyer me një
fuqi të skajshme dhimbje, që nuk pati
fat të gëzojë jetën si nënë e vonshme. Ajo i len shumë këshilla të bijës, duke
ia rrëfyer fatin tragjik të jetës së vet, duke i lënë këshilla për kujdesje që
të jenë vigjilente dhe kurrë mos të pësojë çarje zemre nga hidhërimet që
sjellin rrugët monopate.
“Dua
të më mendosh si një puhi që të përkëdhel kur je e mërzitur, si një energji që të rrethon kur je vetëm, si një rreze që të ngroh kur ke
ftoftë....”
Ngritja
e ngjarjes deri në cepat e tragjedisë jetësore, nuk është parë vetëm te
rrëfimet në këtë roman .Ky fenomen është
pjesë edhe letërsisë botërore, e atyre
që janë fitues të çmimit Nobel. Prandaj, edhe krijuesja, motra jonë,
bija tropojanë, Brunillda
Zllami, posedon të gjitha aftësitë e një
krijueseje me reputacion, jo vetëm
kombëtar, por edhe ndërkombëtar.
Çfarë
na ofron në fakt përmbajtja e kësaj vepre me një plotëni shembujsh e faktesh që
janë prezentë në shoqërinë tonë?!
Nga
leximi i romanin “Fluturimi i fundit”,
nxjerrim mesazhin (porosinë) se jeta familjare, ka kodin e saj etik, të përsosur në jetën përbashkët të krijimit
të familjes, trashëgimisë, fisnikërisë, traditës e bujarisë, parime këto që personifikojnë lumturinë familjare.Veprimet e kundërta, skandalizojnë jo vetëm një familje, por një rreth të gjerë,
një shoqëri njerëzore.
Për
fund të këtij shkrimi, mund të them
lirisht se prozatorja jonë e respektuar, Brunillda Zllami, me romanin më të ri
“Fluturimi i fundit”, i ka dhuruar
lexuesit tonë ndjeshmërinë e një “kujdestarie” në rrethana të kohës së këtij
“civilizimi”, shkallëve të të cilit nuk
po ecim, por po vrapojmë më shpejt se
koha. Me apo pa logjikë, nuk po mund ta them!...
Gjakovë, 28 janar, 2021