| E diele, 31.01.2021, 05:00 PM |
Nga MUSTAFA V. SPAHIU
GJEJË
FJALË
Gjejë fjalë
burrërore në gurët e thatë
Të guximshme që kanë
pesh'e kuptim
Gojës pa nxjerr
zjarresh, flakë e tym,
S'të kushton gjë -
fjala bëhet miratë.
Fjala kur del t'rron
për shekull tjetër,
Për ardhmërinë mos
të jetë e përlyer,
Mos ta fus vetveten
n'kornizë t'thyer
Ta ketë vlerën sa
një pikturë e vjetër.
Kujdes, pena çka e
shkruan në kartë,
Pa klithje gjaku -
me djersë e gatuar,
Çdo tramundane -
turrin përballuar;
Kur dorës vringëllon
shpatë e zjarrtë!
Në kërkim do kërkoj,
gjejë fjalë t'reja,
Për mbrothësi kërkoj
fjalë që mundem,
Kërkoj fjalë n'det
si varkë s'lëkundem,
Me zogun e dritës -
s'e godet rrufeja!
Do tregojnë fjalët
se çka thuhet në to,
Sytë plot mallë i lë
peng e trashëgim.
Fjala le t'bëhet
oazë rrethuar n'blerim;
Thellsitë kaltëroshe të pangira i do!..
E
mërkurë, 27/28 kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire
T
R I SH T I L I
Nuk të mburr pas
qejfit poetik,
Të adhuroj, o
bukurosh i rrallë!
Cicërimat më pikojnë
në ballë,
Nga gjithë shpezëria
je një lirik.
Dhe pendlat tua syri
m'i pëlqen,
Sa të magjeps ty
qielli i kaltër-
Vendin tat e ke
shumë n'hatër;
Zëri joti kaq
hyjnisht më vjen.
Degët hollake - ja
ç'më thonë,
Princ trishtili ka
sqepin e artë...
M'është i dashur -
si dhuratë;
Dot s'shtegton nga
vendi jonë!
Tej në kopshte
qeshën zymbyli,
Me rruaza vese të
magjepson,e
Në lojë
fluturën që të vallëzon-
Me cic'rime e
ngash'ren trishtili.
N'shëndre, kollozhèk
e shkurt,
Dimrit kur ka cegmë
dhe acar,
Pipëthat i puthën si
në behar-
Çerdhen ëndrron -
mendjeurt!
Me nxitim ik
andej,vjen këndej,
Një kokërr grur
n'hajni s'e merr,
Shpejt fshihet para
s'e bjen terr;
Trishtilin agimesh
herak e gjejë.
Trishtili me këmbëkat
si qelibar,
Shikonja syçkat -
rubinash ulli',
E kam mik t'rrallë
që n'fëmiri,me
Cicërim'e këngë-me zëra t'larë.
E
shtunë, 30 kollozhèk 2021, në
Dardaninë
Ilire
NË
MES TË DY DITËVE
Kasnec trokëllij në
qiellin e përgjakur,
Në mes të dy ditësh
vjen zogu e agimi
Shkak janë fjalët
anonime nis udhëtimi
N'gjakim të dlirë
gishtat janë përçapur!
Në mes të dy ditëve
- ujërat e tërbuara,
Lumit më të cekët
një dallgë gurgullon...
Për dy ditë tej
lifqerit nëntoka po kjason;
Sytë magjepsin
gjarprin e sapo zgjuar,e
N'mes të dy ditëve
një ylli i padukshëm,
Ndalet ogurmirë në
strehën e shtëpisë-
Shtigjesh s'erdhën
gjurmët e tradhëtisë;
N'të vetmën natë
s'fryeni hiç stuhishëm!
Dita dytë me kukëza
në detet e mbytur,
Falë flatrës
s'zgjatur - një dorë gëzimi,i
Drejtoi pranverat
aftit e buisj gjelbërimi;
Në mes të dy ditëve
lejleku pa u zhytur.
Dita tretë nga
mllefi ndalet ndër vetulla,
Gulfat e shfatëzuara
dredhërohen litar,
Lëngojnë dy ditë
tjera pëlcasin në zjarr,
Engjujtë e rrugëve i marrin nën sqetulla.
E
enjte, 28 kollozhèk 2021, në
Dardaninë
Ilire
PAHITËSJA
VJESHTORE
E
PAQES
Është mirë t'këndosh
i qetë si prore
Me shiun e zjarrtë
qiellor t'urtë sutë,
Pa gjuhë t'trashë
jij i qartë pushbutë,
Vargjet me tone
mëngjesesh hyjnore.
Akordet e telave
qiellor flak'e zbutur,
Ndalen baticë -
koralet bëjnë rrëmujë,
Dielli rrezinash
florën e zgjon burbujë;
Ninullën e ngrohtë e
bartën një flutur.
Qielli blu sit
mermerin për mëkatarë,
Tmerre mizore
t'mllefosur përc'llojnë,
Kubeve t'akuamarinit
akord farkojnë;
Isha fëmijë leckaman
ose fitimtarë, si
Pahitësja vjeshtore
për rrugë të reja,
Paqja erdhi
n'vendesh të stëretshuar,
Dielli i shenjtë - mbi
ne duke flak'ruar;
Zot ki mëshirë!
Sythash bulon rrufeja.
N'ishullin e paqes
qiellore n'qetësi,e
Ndjek titërimin e
qirinjve t'qenies'onë
Ndizet në strall
eshka e truallit tonë-
Fillim i vërtetë
vargut i qaset përbëri!
Hiq e tërhiq grykash
fati sa më tfilloi,
Gishtit tregues
zgjatja fare si ka hije!
Të kthehet n'grusht
zarit kështu i bie;
Pahitësja paqes - rrugën se mbaroi...
E
martë, 26 kollozhèk 2021, në
Dardaninë
Ilire
TË
PREDIKUARIT E DASHURISË
Ku unë mungoj aty
është dashuria ime,
E shoh në diell syri
kur gërmon,toka e
Ruan të fshehtën
dita fare s'përfundon
Hirit të qëndresës
shterë n'përgjërime.
Ajo do t'i ruaj peng
puthjet si martirë,
Në ringjallje ku do
gjenden trupat tanë?
Amanetin oshënar nën
pragjesh t'lanë;
Kërkoj dashurinë
s'gjejë as xhevahirë!
T'predikuarit e
dashurisë kërkon shtigje,
E ndezi këngën në
zbraztirë të gotës,po
S'jam i pari, as i
fundit në cepin e botës.
Kudo maratonë
ngarendi në këto brigje,
Ditët me boshllëk më
mbushen fanitje-
Vetmia vetëtimës i hakërron rrufepritje.
E enjte, 28
kollozhèk 2021, në
Dardaninë Ilire
T
R I SH T I L I
Nuk të mburr pas
qejfit poetik,
Të adhuroj, o
bukurosh i rrallë!
Cicërimat më pikojnë
në ballë,
Nga gjithë shpezëria
je një lirik.
Dhe pendlat tua syri
m'i pëlqen,
Sa të magjeps ty
qielli i kaltër-
Vendin tat e ke
shumë n'hatër;
Zëri joti kaq
hyjnisht më vjen.
Degët hollake - ja
ç'më thonë,
Princ trishtili ka
sqepin e artë...
M'është i dashur -
si dhuratë;
Dot s'shtegton nga
vendi jonë!
Tej në kopshte
qeshën zymbyli,
Me rruaza vese të
magjepson,e
Në lojë
fluturën që të vallëzon-
Me cic'rime e
ngash'ren trishtili.
N'shëndre, kollozhèk
e shkurt,
Dimrit kur ka cegmë
dhe acar,
Pipëthat i puthën si
në behar-
Çerdhen ëndrron -
mendjeurt!
Me nxitim ik
andej,vjen këndej,
Një kokërr grur
n'hajni s'e merr,
Shpejt fshihet para
s'e bjen terr;
Trishtilin agimesh
herak e gjejë.
Trishtili me
këmbëkat si qelibar,
Shikonja syçkat -
rubinash ulli',
E kam mik t'rrallë
që n'fëmiri,me
Cicërim'e këngë-me zëra t'larë.
E
shtunë, 30 kollozhèk 2021, në
Dardaninë
Ilire
VARKA
IME
Varkën e punova
m'mungon një fanar,
Dallgëve t'ujërave
do hudhem n'sulm,
Syri çka sheh
vetveten e lash pa kulm;
Bunacës'detit yjtë
nuk lëshojnë zjarr...
Rremat e varkës
godasin pa mëshirë!
Mollezat e gishtave
ç'm'kullojnë gjak,
Gjethet e palmave po
derdhin farmak
Dhe mengenesh
mbërthyer n'errësirë.
Shoh një ishull
m'ndih' rrënjë e gurit,
Më duket fole e re
mbushur kaltërsi,
Zemra më titëron për
tempull të ri,e
Perlat e koralet
rriten kallinj të grurit.
Jarbollit i ngreha
lartë tri-katër vela,
Qiriri më shuhej i
mbushur pikëllime,
Dhe
vetëtimat-zbrisnin pështjellime,
Kripa m'sëmbonte
n'kofshe t'përvjela.
Farfullimë djegëse
s'di prej nga fryri,
U ndê varka - prapa
ngeli zjarri e hiri.
E
enjte, 28 kollozhèk 2021, nê
Dardaninë Iliri