E enjte, 28.03.2024, 10:51 PM (GMT)

Mendime

Ulku Bardh: Jo vetëm Sanxhak

E diele, 31.01.2021, 11:24 AM


JO VETËM NË SANXHAK POR EDHE

Për fatin tonë të keq ka shumë ....profeqorra si puna e këtij Idrizi-viç që për një" koritë taxhi" e shesin familjen, gjuhën, historinë....dhe kombin në tëtësi, të përkrahur edhe nga krushqit e tyre jo vetëm në Sanxhak por edhe më gjerë si në: Malësi, Luginë, Iliridë, Çamëri, madje edhe te arbëreshët në Itali, Kroaci, Rumani, Bullgari, Ukrainë, Turqi....!?...Por faktet e rrënjëve shqiptare janë të gjalla edhe sot dhe ato duhet shpëtuar me doemos nga helmatimet e ndryshme që ushtrohen me dhunë perfide dhe joshje të ambicjeve të sëmura, mbi shqiptarët etnikë, si në shtetet e tyre si në dy shtetet shqiptare, nga gatuesit e kuzhinave si ajo: serbo-malaziase-sllave, grek-orthodokse, turko-arabe, kroato-katolike, italiano-katolike, muslimano-boshnjake, bullgaro-sllave, ruso-pansllave... dhe jo vetëm..! Megjithatë më herët por edhe sot... ka përpjekje aktive për ngjalljen dhe mbrojtjen e këtyre fakteve të pamohueshme nga ana e disa gazetarëve dhe studiuesve atdhetarë me shkrimet e tyre patriotike si dhe emisionet me xhirimet televizive në teren, që është një veprim i guximshëm madje shumë patriotik i bërë prej njerëzve të devotshëm dhe disa shoqatave atdhetare që përpiqen ta senzibilizojnë këtë çështje..... Ndërsa nga ana e Republikës së Shqipërisë, në nivel shteti, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë përpjekje apo përkujdesje për shqiptarët brenda e jashtë kufirit administrativ për mbrojtje nga asimilimi i tyre ashtu si nuk ka edhe nga R. e Kosovës në nivel shtetëror një gjë te tillë por, përkundrazi, janë regjistruar madje dhe lejohen të ushtrojnë veprimtari të dëmshme për shqiptarizmin pa fije shqetësimi, ndërkaq shtetet shqiptare aspak nuk i vret ndërgjegja...?!

© Ulku Bardh



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora