E premte, 19.04.2024, 12:46 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Njëqind hoxhë do t’ i luten Allahut për futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Shkodran Mustafi

E diele, 31.01.2021, 01:27 PM


Kastriot Myftaraj:

Njëqind hoxhë të shquar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’ i luten Allahut për futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Shkodran Mustafi, të cilët deri pak kohë më parë kanë shkëlqyer duke qenë krenaria e islamikëve shqipfolës. Por tashmë ka disa vite që nuk po luanë dot si më parë, megjithëse moshën e kanë ende të re.

Xherdan Shaqiri, i cili është vetëm 29 vjeç, dy vitet e fundit ka luajtur vetëm 11 ndeshje në ligën angleze me “Liverpool” dhe ka bërë vetëm dy gola. Me përfaqësuesen e Zvicrës ka luajtur vetëm dy ndeshje në dy vitet e fundit dhe nuk ka bërë dot asnjë gol.

Shkodran Mustafi, i cili është vetëm 28 vjeç, në fillim të këtij viti u la i lirë nga “Arsenali” që të gjejë klub të ri, para përfundimit të sezonit, një gjë kjo shumë poshtëruese për një futbollist. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm tre ndeshje me “Arsenalin” në ligën angleze. Mustafi nuk luan me përfaqësuesen e Gjermanisë që prej vitit 2017.

Njëri prej hoxhëve tha se duhet t’ i luten Allahut që t’ i ndihmojë Shaqirin dhe Mustafin si Ibrahimoviçin, i cili po shkëlqen si lojtar edhe pse është tashmë në moshën 39 vjeç. Të njëqind hoxhët ishin të bindur se Ibrahimoviçi luan kaq mirë se ka ndihmën e Allahut.

Prandaj, të njëqind hoxhët e shquar iu lutën Allahut që t’ i ndihmojë Shaqirin dhe Mustafin si Ibrahimoviçin.

Pas lutjes, njëri prej imamëve shprehu mendimin që të këshillohen edhe me kolegët e tyre imamë në Suedi dhe Itali, që e njohin Ibrahimoviçin. Dhe kështu bënë por ajo që mësuan nuk u pëlqeu fare. E kuptuan se lutja u kishte shkuar kot, madje mund ta kishte zemëruar Allahun. Sepse kolegët e tyrë u thanë që Ibrahimoviçi, megjithëse nga mbiemri duket si musliman ka zgjedhur fenë e nënës që është katolike dhe e quan veten një katolik të përkushtuar.

Ra një heshtje sikur hoxhët të ishin duke larë një xhenaze.

-Gjithsesi, a nuk i bëjmë një mallkim Ibrahimoviçit që Allahu t’ ia lidhë këmbët kur luan me top në fushë dhe pastaj i lutemi Allahut që djemtë tanë të luajnë edhe më mirë se ky qafiri femohues?- Tha një tjetër hoxhë.

Ky mendim u pëlqye prej të gjithëve dhe ashtu bënë.

Të shohim se çfarë do të ndodhë me Shaqirin, Mustafin dhe Ibrahimoviçin.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora