Mendime
Rexhep Shahu: Albini sot per sot mund te shaloje kuajt e merise, por do te hyje ne histori si i paligjshem
E diele, 31.01.2021, 01:30 PM
Rexhep Shahu:
Albin
Kurti me zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese ka mundesi te jape
mesazhin e madh se ai do te jete garant i ligjshmerise ne Kosove.
Shoh
se ka nje tendece per mire qe Albini te falet per vepren penale qe ka bere, ti
falet vepra penale qe ka kryer, per hedhjen e gazit lotsjelles qe edhe mund te
mbyste ndonje njeri ne sallen e Kuvendit te Kosoves, qe vepra penale e Albinit
te mos barazohet me veprat e te tjereve te denuar, se Albini eshte udheheqes,
diell e drite qe na shpeton prej territ.
Dakort.
Por
atehere duhet ngjallur Oruelli e te ndryshoje librin e tij. Te mos shkruaje se
te gjithe jane te barabarte por disa jane me te barabarte se te barabartet. Por
te shkruaje se disa jane akoma me te barabarte se te tjeret...
Te
mos besojme se do te ndodhe ne Kosove, Ligji jam une...
Une
personalisht dua qe Albin Kurti te ofroje siguri maksimale per nje shtet
ligjor, ku ne qeverisjen e tij te kollitet Ligji e jo Maliqi.
Por
sa po shoh, edhe nese Albini don ta respektoje ligjin, turmat nuk e lejojne,
turmat e pranojne dhe e duan ate te shkele ligjin, e duan te paligjshem, e duan
te perjashtuar prej ligjeve qe denojne te tjeret. Turmat duan ta krijojne
Albinin qe te urrehet e jo Albinin qe ta duan njerzit e ti besojne njerzit.
Une
besoj se Albini nuk ka leverdi te shkele ligjin per asnje arsye, dua qe ai te
jete modeli i zbatimit te ligjit, dua qe ligji ta kete garant Albinin ne Kosove
se ndryshe do te shkruhet neser se te gjithe derrat ne pushtet nje turi kane.
Njerzit
e pervecem analfabete totale dhe te dijshem pjeserisht por jo sa per te diktuar
me dijet e tyre, dhe turmat masive qe nxjerrin thikat e helmeta deri ne
dritaren e fb, dhe te nxisin ta urresh Albinin se duket se ai i udheheq meson e
dikton te urrejne e lincojne ata qe kane nje mendim te tyre dhe e thone,
guxojne dhe vene ne diskutim e gjykojne vendimin e Gjykastes Kushtetuese,
rrethanat dhe vendimin. Mendojne e diktojne qe Gjykata Kushtetuese duhet te
beje sic thone ata.
Ne
cfare ka ndodhur me Albinin eshte shume e thjeshte. Ai u be kryeminister duke
qene me kete denim qe ka mbi supe. Por nuk u ankua askush se nuk i shkoi mendja
askujt te ankohej. As Gjykates Kushtetuese nuk i ka shkruar mendja dhe askush
nuk i ka cuar nje padi Gjykates Kushtetuese, gjykata nuk vepron kryesisht.
Kur
u rrezua qeveria Kurti, Albini nuk ishte dakort. Kur u krijua Qeveria Hoti,
Albini nuk ishte dakort dhe gjeti se qeverine Hoti e kishte votuar nje deputet
i denuar. Gjykata Kushtetuese mori padi nga Albini e VV dhe ajo gjykate mori
vendim te rrezohet qeveria Hoti. U be sic tha e sic deshi Albini. Por ai vendim
i Gjykates Kushtetuese te Kosoves, qe ka rrezuar Presidente, krahas rrezimit te
qeverise Hoti vendosi normen e ligjin qe asnje njeri i denuar per tre vitet e
fundit nuk lejohet te behet deputet. Per rrjedhoje ajo gjykate vetem se nuk e
ka shprehur se edhe qeveria Kurti ka qene e paligjshme se Kurti ka qene i
denuar.
Albini
sot per sot mund te shaloje kuajt e merise, por do te hyje ne histori si i
paligjshem. Une nuk besoj se ai e pranon dhe
e ben vete si person paligjshmerine, nuk besoj se ai e shkel ligjin, nuk
besoj se ai hyn neper dericka ligji pasi une besoj se eshte nje politikan madh
sot dhe nuk e nxene derickat.
Mund
te kete fuqi ta shkele e ta shpartalloje e ta ringreje sic don vete Gjykaten
Kushtetuese, por ende eshte i pa thare gjaku qe eshte derdhe per ta bere
Kosoven shtet te ligjit.
Dhe
Rugova nuk meson askend me shkele ligjet e as me tradhetue e me e shite
partine, as me ia ble anetaret partise...