Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Migjeni dhe Arshi Pipa

| E shtune, 30.01.2021, 08:51 PM |


Migjeni dhe Arshi Pipa

Shkruan Fahri Xharra

Arshi Pipa (1920 - 1997) është një poet i njohur. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, Arshi Pipa studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali).

Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e poetit.

Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).

Shkrimet e tij të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në:

1) poezi, 2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare.

Në poezi janë vëllimet shqip: "Lundërtarë", "Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar.

Përsa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, "Fan Noli si një nga figurat komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare", "Humanistët italoshqiptarë", "Bisedë përmbi Kadarenë", "Fenomeni Kadare" etj.

Arshi  Pipa i kishte disa pargjykime të gabuara të shkruara për Migjenin të cilat sjellin dezinformim tek shqiptari : “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikëvështrime derisa arrin në konkludimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet i madh i letërsisë shqipe”. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo sipas përkatësisë nacionale.

"Pipa nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen, ku poezija shoqnore ka qenë e njoftun kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk do t’ishte dallue fort”, por “në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier”. Në këtë ese jepet edhe konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka sjellë nji fletë të re në letërsín shqipe ka qenë nji mësues katundi".

Sa gabim nga Arshi Pipa!

Ky përfundim i Arshi Pipes është më problematiku, “sepse poetin aq të dashur për lexuesit shqiptarë e nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos prejardhjes, edhe edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe kontributin arsimor e dha për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e pastaj nxënësve shqiptarë në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk e njihte mirë. Kështu, nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në poezinë e Migjenit. Ai shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu shqip.

“Po ashtu, mesianizmi i shfaqur në poezinë e Migjenit, sipas Pipës, është i huaj për psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Konkluza është e qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”, pasi ai është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet shqip”.

Edhe interesimi tematik i tij kushtëzohet nga formimi sllav: si ortodoks i Shkodrës  “ , Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë sociale. Madje shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku mbaron Marksi e ku fillon Niçe.

Largimin nga tradita “ Pipa e gjen edhe te refuzimi që Migjeni ia bën vargut kombëtar shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e madhe e vargjeve të lira nuk është në varg të lirë; metafora është forma e tij e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i mënyrës është i gabueshëm, ashtu si përemri, nyja etj.; sintaksa e tij nuk është tamam shqip.

Kështu, del që Migjeni, pos gjuhës së vet serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë: maqedonisht, rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat shqipen e zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.”
Per spjegim te drejtë “I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër gjenerik,  se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe,  nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te.

Kemi plot familje të shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj,  Siliqi,  Banushi,  Kadiqi,  Dibra,  e te tjera.

Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës ortodokse në Shkoder. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshme,  ne Mal te Zi,  Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi,  me Stake Milanin,  e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine,  shqipen per gjuhe amtare.

Nikolla Dibrani,  kur humbi jetën në Mal te Zi,  aty nga moti 1876,  la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston,  fare te vegjel.( http://www.zemrashqiptare.net/news/id_40465/Fahri-Xharra:-Migjeni,-shqiptari-ortodoks-i-Maqedonis%C3%AB!.html )
Kurse Fritz Radovani e thotë:  Kjo mungesë  për  të vërtetën e Migjenit  vjen nga mos njohja dhe studimi i At Gjergj Fishtes, i cili e ka thane mbi 73 vjete perpara kush asht Milloshi i Gjergjit....