Editorial
Jusuf Buxhovi: Shkupi - Nga periferia kah qendra shqiptare?
E shtune, 30.01.2021, 10:11 PM
SHKUPI – NGA PERIFERIA KAH QENDRA SHQIPTARE?...
Nga
Jusuf Buxhovi
Një
ngjarje kulturore e këtyre ditëve - hapja e librarisë Nobel Bookse në qendër të
Shkupit si dhe vëmendja e madhe e opinionit rreth saj, me të drejtë, rikthyen
paradigmën historike rreth Shkupit si qendër shoqërore, kulturore dhe politike
të botës shqiptare nga antikiteti, mesjeta e deri te privimi prej saj nga viti
1912 e këndej, fillimisht nga pushtimi serb, pastaj ai jugosllav, dhe së fundi,
nga viti 1992, nga maqedonocentrizmi mbi të cilin u ngrit shteti i Maqedonisë,
që shqiptarët i ktheu në pakicë kombëtare edhe me fajin e vetë klasës së
tanishme të papërgjegjshme politike, që për interesa të ndryshme, hoqi dorë nga
projekti i shtetit të barabartë të përcaktuar në Referendumin e vitit 1992!
Kjo
paradigmë gjithsesi ka të bëjë me atë që kujtesa historike dhe shpirtërore, në
të gjitha dokumentet meritore botërore,
Scupin antik e ruan si kryeqytet historik të shqiptarëve që nga mbretëria e
dardane, pastaj gjatë mesjetës së hershme siç ishte në kohën e perandorit dardan Justinianit, që vinte
pikërisht nga këto pjesë dhe ndërtoi qytetet e rëndësishme (Justiniana Prima
dhe Justiniana Seconda) për të vazhduar me këtë rol edhe gjatë Perandorisë
Osmane ( si qendër e Vilajetit të Kosovës),
prej nga, shqiptarizmi politik, Lidhjës Shqiptare të Prizrenit të vitit
1878 i dha impulset kryesore, për t’i ruajtur si të tilla, por në formën e
kërkesave për vilajetin e përbashkët
autonom (nga katër sosh: i Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe i Janinës), që do
të realizohen në gushtin e vitit1912 me marrëveshjen midis Hasan Prishtinës me gjeneralit osman Ibrahim
Pashën me origjinë shqiptare. Me këtë marrëveshje kemi edhe shfaqjen e asaj që duhet të quhet
Shqipëri Osmane. Ndonëse historiografia jonë Shqipërinë Osmane nuk e ka trajtuar si duhet
ose e ka anashkaluar nga kriteret e njohura ideologjike dhe mangësitë
profesionale, megjithatë, si e tillë, krijesa e Shkupit,? paraqet themelet e
shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë, më 28 nëntor 1912.
Meqë
historia shpesh din të jetë e
pamëshirshme ndaj atyre që u nënshtrohen përpjekjeve për t’u vetëpërjashtuar
prej saj (nga dhuna e jashtme, ose nga amnezitë e ndryshme identitare siç është
ky i tanishmi me tendencat që identiteti etnik
dhe kombëtar të zëvendësohet me atë fetar), asnjëherë nuk ua mbyll rrugën zhvillimeve që
çojnë te rikthimi në të, edhe me vonesa dhe dëmtime të mëdha - hapja e një
librarie të tillë në Shkup dhe vëmendja e madhe nga të gjitha anët për të,
tregon për nismën e një ndryshimi
shoqëror dhe politik nëpërmes vetëdijesimit kulturor, siç ndodhi edhe me
rilindësit, po edhe me proceset e mëvonshme kur elitat intelektuale, në
rrethanat e kthesave të mëdha (të rrënimit të ish Jugosllavisë) morën përsipër edhe përgjegjësitë politike,
që quan te krijimi i shtetit të Kosovës.
Ky
ndryshim, që për parakusht ka vetëdijesimin kulturor dhe identitar, gjithsesi
lidhet me rikthimin e Shkupit nga periferia ku ishte lënë edhe me fajin e
shqiptarëve, për te qendra shoqërore dhe politike e tyre, kërkon doemos largimin nga mentaliteti i çajtoreve dhe i
servilizmit i intelektualëve hibrid ndaj “elitave” politike, që kanë sjellë
defaktorizimin politik të shqiptarëve deri te degradimi në pakicë kombëtare me
anatemën “e popullit të shkëputur” e të
tjera.
Kjo
kthesë arrihet po qe se në Shkup ngado
dhe kudo dëshmohet kulturalisht identiteti historik dhe etnik shqiptar, prej
nga mund të mbrohet pozita e popullit të barabartë shtetformues, që duhet të
sanksionohet në kushtetutën e shtetit me gjuhën shqipe në të dhe assesi me
mashtrimin e “barazisë ligjore” siç po manipulohet prej kohesh nga politikanët spekulantë dhe servilë
shqiptarë!
Duhet
pritur, që libraria Nobel në Shkup të mos mbetet vetëm një veprim simbolik i
një rizgjimi shpirtëror nga një qark i vetëdijësuar intelektual rreth gjuhës
dhe rolit të madh si pikënisje e saj, por të paraqesë nismë e ndryshimeve të
mëdha shoqërore dhe politike, që shqiptarët do t’i kthejë nga periferia në
qendër, ku e kanë vendin historikisht dhe etnikisht...
Libri,
si i tillë, përherë shfaqet armë e
fuqishme drejtë vetëdijesimit që i duhet
çdo kauzë për t’u vu në binarët e pakthyeshëm historik...