Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Berat Buzhala: Ismail Kadare është identiteti evropian i shqiptarëve

| E enjte, 28.01.2021, 10:17 PM |


Berat Buzhala:

Hajt edhe une nja dy fjale per z. Kadare, qe sot i ka rrafshu 85 vjet:

Ate e kam takuar rastesisht para disa vitesh. Une isha ne Swiss Diamond ne nje takim, kurse z. Kadare qe kishte ardhur per nje vizite ne Kosove me ftese te Ministrise se Kultures ishte ne nje tavoline tjeter, me nje mik timin. Duke e ditur qe ishte shume afer me mua, me mendje isha ne nje tavoline me te, kurse fizikisht ne nje tavoline tjeter.

Nuk isha aspak i sigurt nese me njihte dhe nuk e dija as se si t'i ofrohesha nese do t'i ofrohesha. Fatbardhesisht ai i njohuri im qe po e shoqeronte ma beri me te lehte kete preokupim. Me ftoi qe te bashkohesha me ta. Minimalisht, mund te them qe ndihesha inferior. Zonja Kadare, Elena, me tha qe m'i lexonte shkrimet dhe i pelqenin. Nuk isha i interesuar aspak qe te flitej per shkrimet e mia ne nje tavoline ku ishte prezent Ismail Kadare. Ne raste te tilla komplimentet te duken si tallje. I kam shkrimet e mira ne krahasim me kend?

Nejse, une jam i bindur qe Ismail Kadare dhe Ibrahim Rugova jane dy intelektualet me te rendesishem shqiptare ne keto 100 vitet e fundit.

Ismail Kadare eshte shkrimtar fantastik. Madje me duket qe nuk jam as i kualifikuar qe ta them nje gje te tille. Perpara meje keto vleresime per te i kane dhene: International Booker Prize, Princess of Asturias Awards, Jerusalem Prize, Neustadt International Prize for Literature etj. Perpara meje, ne menyre shume me kompetente keto vleresime per te i kane dhane mediat si The New York Review of Books, The New York Times, The Guardian, The Times, FT etj., etj.

Kurse, sic do te thoshte Eqrem Kryeziu, vogelsia ime di te thote, me nje gjuhe te cunguar, se vepra si Pallati i Endrrave eshte ne te njejten lige me vepren 1984. Kur e kam lexuar kam thene: Si eshte e mundur qe kjo veper ka arritur te botohet ne Shqiperine diktatoriale? Ajo eshte nje aktakuze per Enver Hoxhen. Imagjinata e Kadarese ne kete veper te shtange. Une perpiqem me lexu naten vone, edhe ate ne shtratin e gjumit. Eshte Kadare, dhe disa shkrimtare te tjere, qe ne lexim e siper me detyrojne t'ia hape syte tavanit. Disa paragrafe thjesht nuk mundesh me i gelletite shkel e shko. Ke nevoje qe te ndalesh, te qeshesh pak me kreativitetin e autorit dhe te vazhdosh avash avash ne faqen tjeter. Fatkeqesisht nuk i kam lexuar te gjithe veprat e Kadarese, mirepo veprat si Prilli i Thyer, Kukulla, Kronike ne Gure, Ra ky mort e u pame, Ura me tri harqe, e per mendimin tim Pallati i Endrrave si me e mira nga te gjitha, do te duhej te ishin pragu minimal te cilin do te duhej ta kalonte cdo person, e posacerisht cdo person qe e pelqen leteresine.

Ismail Kadare eshte identiteti evropian i shqiptareve.

https://www.facebook.com/berat.buzhala