E marte, 02.03.2021, 02:31 AM (GMT)

Kulturë

Xheladin Sali Gjonaj: Haxhi Gjonaj do të kujtohet

E marte, 26.01.2021, 07:17 PM


HAXHI GJONAJ DO TE KUJTOHET

-Kushtuar, mesuesit Haxhi Ibrahim Gjonaj,  te cilin koronovirusi e ndau keto dite nga jeta ne USA-

Nga Xheladin Sali Gjonaj, Geg-hysen

Nëpër mend po i thom veti

Gjithku asht mallkue gurbeti!

Nuk i la njerzit me u pa

Për së gjalli i ka nda.

Gjithmon mendja n`ty m`ka shkue

Fort jarana jem qellue

Kusheri..., bashk tuj lodrue

Për njëher në shkolle jem shkue.

Në matematikë ma ke kalue

Edhe tjerve jo veç mue

Në Shkodër shkollën kem marue

Ne katund punen patem fillue.

Femijët e fshatit tuj i mësue

Nuk na ndanë baba as nana

Po dikur na ndau Tirana.

As atje nuk je mjaftue

Në Amerike shumë ke largue

Fjalë të forta me pate dhanë:

-Ameriken du me lanë

Pres vaksinën për me dalë

Në Shqipni due me ardhë

Po virusi koft mallkue

Jeten ty ta ka shkurtue

Lajmi shpejt ka fluturue

E Majlinda 1) më ka njoftue;

- Lajm të keq xhaxh kam me t`dhanë

Shoku yt na paska lanë

Se menduem kurrë ketë ditë

Na plase zemren, na i thave sytë.

Hana e Dielli bash janë zanë

Nuk po donë vetem me të lanë

S´la virusi me tu afrue

Zoti e robi e kanë mallkue.

Na të lirë, tuj u mendue

Ty në morg të kanë ngujue

Nuk e di a kanë me të lshue

Te Gjystina 2) me të rahatue.

...Atje vet e ke caktue

Vjen Majlinda në Amerikë

Edhe rrethin jau ka qitë

Kufomë babën me ma lshue

Në shqipni po due me çue.

Te dy motrat letrat marojnë

Për shqipni babën po e çojnë

... Nja dy nipa atje i ka lanë

Ndihmojnë teze edhe nanë.

Dhimbje e madhe u ka ra

Për gjyshin s´kursejn asgja

(Haxhi Gjoni djal nuk pat

I la dy vajza si bajrak...)

Në spital e çuen Haxhinë

Me marak e la shqiprinë

Shumë me mall e la malsinë

...Amanet e la shqipninë.

I la do nipa në Gjermani

Asht Alfredi një djali i ri

Kurr ska dasht me u nda prej ti

Pandemia na rrethoi

Në Amerike ai s`mun shkoi.

...!

Në avion Haxhinë e ndojnë

Për shqipni po e fillojnë

Në ajroport te janë bashkue

Shokë e miq me respektue.

Kurr gjatë jetës s´asht dorëzue

S`mujti fjalën kush me ja rrezue

...Pandemia e ka pushtue

Si la ditë ma me jetue.

E ketë rradhë s`me doli në fjalë

Semundja frymen ja ka ndalë

Të dy vllaznit aty janë

Për gazep po rrinë në kamë.

Rënda-rënda i shkon shoqnia

Edhe te vorri edhe te shpia

Tuj ngushllue njerzit e ti

Që u ra kaq shumë merzi

Ne Amerike edhe Shqiperi.

E, prej varrezave tuj u largue

Kujtojme besen mos me harrue

Kurrë nuk kthehen ata që vdesin

Në zëmrat tona gjithmonë jesin.

Mbi tete dekada ishim bashke,

Sot u ndame, por pa e dashte,

Para vdekjes, s`ka faj robi,

Lule e mall do te sjell te vorri!

1. Majlinda, vajza e Haxhi Gjonit ne Tirane

2. Gjystina, gruaja e ndjer e Haxhiut, varrosur ne Tirane

-Nga Geg-hyseni, fund-Janari 2021-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora